Niveli i dytė i leximit nuk kėrkon mė pak angazhim. Teksti kuranor, para sė gjithash, ėshtė shpallja e njė mesazhi, qė sidomos karakterizohet me pėrmbajtje morale. Fletė pas flete ndėrtohet etika muslimane, themelet e saja, vlerat e saja dhe hierarkitė e saja. Pėr kėtė arsye, njė lexim linear, qė nuk respekton kronologjinė, as bėn dallim midis shpalljeve tė ndryshme, rrezikon tė dezorientoj lexuesin. Pra, kur kėrkohet tė definohen kufijtė e mesazhit moral islamik, ėshtė e nevojshme t'i afrohemi tekstit nga njė tjetėr perspektivė: derisa historitė e profetėve pėrpunohen element pas elementi, duke filluar nga tregime qė pėrsėriten por gjithnjė tė ndryshme, studimi i kategorive etike sė pari ka nevojė pėr njė pikėpamje globale tė mesazhit, vetėm pastaj vjen nxjerrja, nė bazė tė fushave tė ndryshme ku veprojnė njerėzit, e principeve dhe vlerave qė pėrbėjnė tė ashtuquajturin moral. Mėnyrat e kėtij nivelit tė dytė tė leximit janė pikėrisht tė kundėrtat e tė parit, por i plotėsojnė tė parat dhe u lejojnė ulemave kalimin nga njė tregim i njė historie profetike nė kodifikimin e mėsimit tė tij shpirtėrorė dhe etik.
Ngel akoma njė nivel i tretė leximi, qė ka nevojė pėr njė zhytje shpirtėrore dhe intelektuale shumė tė thellė nė tekstin dhe nė mesazhin e shpallur. Kėtu bėhet fjalė pėr nxjerrjen (istinbāt) e rregullave islame qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e besimit (arkān el-imān), praktikėn fetare dhe bazat e Islamit (arkān el-islām). Nė njė kuptim mė tė gjerė, bėhet fjalė pėr tė determinuar kategoritė dhe hierarkitė e ligjeve dhe tė rregullave (el-ahkām) qė ēdo muslimani do t'i lejojnė tė ketė njė pikė referimi sa i pėrket obligimeve, ndalesave, rregullave esenciale (el-usul) apo dytėsore (el-furu') nė fushėn e adhurimit (el-'ibadāt) apo atė tė ēėshtjeve sociale (el-mu'āmalāt), etj. Nuk mjafton vetėm leximi i Kuranit: nuk ėshtė i domosdoshėm veē studimi i shkencave tė Kuranit ('ulum el-Kur'ān), por bėhet e nevojshme edhe njohja e thellė e traditės profetike ('ulum el-hadīth) sepse vet Pejgamberi (s.a.w.s) e ka pasur si pikė tė parė referimi kur ka dashur tė zbatojė mesazhin islamik. Pėr shembull ėshtė e pamundshme, nėse lexohet veē Kurani, tė dimė si duhet lutur: duhet t'u kthehemi haditheve autentike pėr tė determinuar rregullat e gjesteve tė namazit, shtyllė primare e islamit. Ėshtė e qartė se ky niveli i tretė i leximit kėrkon kompetenca dhe njohje tė veēanta qė nuk mund tė fitohen veēse me njė studim tė thellė tė teksteve, ambientit dhe, me siguri, njohjen e thellė tė traditės klasike shekullore tė shkencave islame. Nė kėtė sektor nuk ėshtė vetėm e rrezikshme, por krejtėsisht e gabuar tė lejohet komentimi i rregullave islame dhe praktikės duke u nisur nga njė lexim i thjeshtėsuar i Kuranit. Disa musliman, pėrmes njė pikėpamje literaliste e dogmatike, komentojnė nė mėnyrė tė gabuar dhe tė papranueshme ajete tė shumta, edhe pse nuk kanė mjetet dhe shpesh edhe inteligjencėn t'i konfrontojnė me mesazhin global, me ngjarjet kronologjike apo rrethanat e shpalljes (asbāb en-nuzul). Disa orientalistė, sociologė dhe komentues tė Kuranit ndjekin shembullin e tyre, ndonjėherė insistojnė nė nxjerrjen e disa pasazheve nga Kurani qė analizojnė duke mos pasur kujdes pėr instrumentet metodologjike qė pėrdorin ulematė.
Pėrveē kėtyre niveleve tė ndryshme tė leximit, duhet tė kemi parasysh edhe interpretimet e ndryshme qė sjell tradita e madhe klasike e islamit. Sigurisht tė gjithė muslimanėt besojnė se Kurani ėshtė shpallja e fundit e Zotit, por qysh nė fillim ishte e qartė, edhe shokėt e Pejgamberit (s.a.w.s.) e vėrejtėn tė parėt qė interpretimet e ajeteve ishin tė shumta, dhe pra, duke respektuar rregullat semantike ekzistonte njė larmi interpretimesh qė pranoheshin nga muslimanėt. Ndėrsa disa, gabimisht kanė pohuar qė pasi qė muslimanėt besojnė se Kurani ėshtė fjala e Zotit, ėshtė e pamundshme pėr ta ēdo lloj interpretimi apo reforme. Ky besim i tyre e bėn tė pamundshme kėndvėshtrimin historiko-kritik tė tekstit tė shpallur. Zhvillimi i shkencave kuranore, instrumentet qė pėrdorin ulematė, si edhe historia e hermeneutikės dhe komentuesve tė Kuranit (tafāsīr), provojnė se ky konkluzion nuk ka baza askund.
Qė nga fillimi tė tre nivelet e leximit pėr tė cilėt sapo folėm, kanė lejuar tė zhvillohet njė kuptim mė i afėrt i tekstit qė shtyn atė qė angazhohet, tė jetė nė harmoni me epokėn e tij dhe tė rinovoj kuptimin e tekstit (et-taxhdīd). Pėr kėtė arsye, karakteri dogmatik, disa herė i balsamuar dhe i ngurtėsuar, i leximit nuk vjen nga Autori por nga mendja dhe psikologjia e lexuesit. Nė tė vėrtetė mund tė lexohet vepra e njė njeriu, nga Marxi deri tek Keynes, nė mėnyrė dogmatike dhe tė me njė mendje tė ngushtė, ndėrsa tė pėrballohet Shpallja hyjnore nė mėnyrė tė thellė, kritike dhe tė kuptueshme. Historia e civilizimit islam mjafton si shembull.
Por, sa i pėrket Kuranit, duhet tė shtojmė se nuk ėshtė mirė tė dallohen nė mėnyrė radikale dy pikėpamjet: ajo e zemrės dhe ajo inteligjencės. Tė gjithė dijetarėt e specializuar nė studimet kuranore, pa asnjė pėrjashtim, kanė shprehur dhe kanė kujtuar rėndėsinė e aspektit spiritual nė studimin e thellė intelektual tė kuptimit tė Kuranit. Zemra posedon njė inteligjencė: na thotė Kurani pėr tė na treguar se nuk mjafton vetėm drita e intelektit. Tradita muslimane, duke u nisur nga specialistėt ligjor deri te sufistėt, lidhė gjithmonė tė dy aspektet: inteligjenca e zemrės shpėrndan dritėn pėrmes sė cilės inteligjineca e intelektit vėshtron, percepton dhe nxjerr kuptimin.
Fjalė e shenjtė, teksti ka anėt e tij evidente, sekretet e tij dhe heshtjet e tij qė lidhja me Zotin dhe afėrsia e tij ia zbulojnė inteligjencės sė pėrulur, tė devotshme dhe soditėse. Arsyeja e hap librin dhe e lexon, por shoqėrohet nga zemra dhe shpirti qė e pėrshkon dhe e kupton.
Sfida e tė pėrkthyerit
Pėrkthimi nuk ėshtė teksti origjinal dhe asnjė pėrkthim ėshtė perfekt. Disa pėrkthyes ruajė kuptimin dhe humbin recitimin e poezinė, ndėrsa tė tjerė i afrohen intuitės, shpirtit, por nuk i qėndrojnė besnik kuptimit. Ėshtė vėshtirė njė ekuilibėr. Kurani ėshtė shpallur nė "njė gjuhė arabe tė qartė" e pėr tė gjithė myslimanėt e botės arabishtja ėshtė gjuha e Kuranit. Por nuk duhet tė ngatėrrojmė kėtė pajtimin mbi gjuhėn me idenė qė kultura arabe ėshtė kultura e islamit. Nuk ėshtė kėshtu dhe parimet islame lejojnė tė integrohen kulturat e gjithė botės derisa nuk kundėrshtohet ndonjė urdhėr apo ndonjė ndalim evident. Kėshtu gjuhėt janė njė begati dhe shenja dhe larmia e traditave dhe zakoneve ėshtė njė pasuri qė njerėzimi duhet ta ruajė dhe tė meditojė pėr tė. Pėrkthimet e Kuranit, nė kėtė kuptim, duhet tė mundohen tė transmetojnė kuptimin e tekstit, por gjithashtu tė provojnė t'i adaptohen natyrės sė gjuhės origjinale, ritmit tė saj, poezisė sė saj e sidomos psikologjisė sė saj.
Bėhet fjalė pėr njė sfidė tė dyfishtė: ka fjalė me shumė kuptime, fjalė tė ndryshme qė shpien nė koncepte tė ngjashme, nė atė mėnyrė qė dallimet mund tė investohen nė bazė zė kontekstit. Duhet tė kihet parasysh gjithė kjo dhe tė sillen kėto ngjyrime nė gjuhėn nė tė cilėn pėrkthehet. Njė sfidė e vėrtetė!
Pasqyrė e Universit
Pėr zemrėn dhe ndėrgjegjen e njė muslimani Kurani ėshtė pasqyra e Universit. Atė ēka pėrkthyesit e parė perėndimorė e pėrkthyen si "verset", duke iu referuar fjalės biblike, nė arabisht, literalisht do tė thotė "shenjė" (ājah). Madje Libri i shpallur, Teksti i shkruar, kompozohet nga shenjė (ājāt), nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn Universi ėshtė si njė Tekst qė paraqitet para syve tanė, pėrplot kėso shenjash (ājāt). Kur inteligjenca e zemrės lexon Kuranin dhe botėn, e jo veē inteligjenca analitike, tė dy Librat flasin pėr njėri tjetrit, i bėjnė jehojnė njėri tjetrit, dhe secili prej tyre flet pėr tjetrin dhe tė Vetmin. Shenjat na kujtojnė Kuptimin...e tė lindurit, tė jetuarit, tė dėgjuarit, tė menduarit dhe tė vdekurit.
Por jehona ėshtė ende mė e thellė dhe thėrret inteligjencėn humane tė kuptoj Shpalljen, Krijimin dhe harmoninė e tyre. Sikurse Universi posedon ligje fondamentale dhe rregullin e tij (sunan el-kawnijja), qė njeriu duhet tė respektojė kur vepron nė ambientin e tij (nė ēdo vend qoftė), nė tė njėjtėn mėnyre Kurani sanksionon ligje, njė kod moral dhe njė praktikė qė muslimania e muslimani duhet tė respektojnė pavarėsisht nė cilėn epokė apo ambient janė. Janė rregullat e kozmosit dhe Kuranit. Ulematė pėrdorin termin "ka'jt" (definitiv, qė nuk ėshtė subjekt i interpretimit) kur iu referohen ajeteve kuranore (apo traditave profetike autentike, haditheve) qė kanė njė formulim tė qartė, eksplicit dhe nuk lenė vend pėr interpretime figurative. Nė tė njėjtėn mėnyrė Krijimi mbėshtet mbi ligje universale qė nuk mund tė injorohen nėse duam tė jetojmė. Ndėrgjegjja e muslimanit pėr pesė shtyllat e islamit ėshtė si rregulli i gravitetit nė univers: ajo pėrfaqėson njė rregull nė tokė qė ėshtė pėrtej hapėsirės dhe kohės, dje si sot, kėtu apo atje poshtė.
Por, sikur qė universi ėshtė nė lėvizje konstante, i pasur me njė larmi tė pafundme llojesh, qeniesh, civilizimesh, kulturash e shoqėrish, nė tė njėjtėn mėnyrė Kurani, nėpėrmjet mundėsive tė mėdha tė interpretimit qė ofrojnė shumica e ajeteve, nga karakteri i pėrgjithshėm i principeve dhe veprimeve qė nxit sa i pėrket ēėshtjeve shoqėrore, nė heshtjet qė e pėrshkojnė (duke vendosur kėshtu principin primar tė lejes sa i pėrket tė vepruarit tė njeriut), nė tė njėjtėn mėnyrė thamė, Kurani i lejon inteligjencės humane tė perceptoj evoluimet e Historisė, shumėsinė e gjuhėve dhe tė kulturave dhe tė futet kėshtu nė harmoninė e kohės dhe nė peizazhet e hapėsirės.
Mes Universit dhe Kuranit, mes kėtyre dy realiteteve, mes kėtyre dy Teksteve, njeriu duhet tė mėsohet tė dallojė ligjet fondamentale e universale (eth-thawābit) nga rregullat, rastet dhe modelet historike (el-mutaghajjirāt). Njeriu duhet tė tregohet modest para rendit, bukurisė dhe harmonisė sė Krijimit dhe tė Shpalljes, e nė ndėrkohė duhet tė drejtojė me pėrgjegjėsi dhe kreativitet realizimet dhe interpretimet e tija, qė sjellin suksese tė mėdha, por edhe padrejtėsi, luftėra dhe trazira. Mes tekstit dhe kontekstit, inteligjenca e zemrės dhe inteligjenca analitike determinojnė rregulla, njohin njė etikė, krijojnė dituri, e ushqejnė ndėrgjegjen dhe e zhvillojnė iniciativėn dhe kreativitetin nė tė gjitha fushat e aktivitetit njerėzorė. Pra, larg nga tė quajturit njė burg apo njė lidhje qė krijon pengesa, Shpallja ėshtė njė thirrje qė i bėhet Njeriut qė tė lidhet me qenien e tij mė tė thellė, pėr tė gjetur, sė bashku, njohjen e kufizimeve tė tija dhe potencialin e jashtėzakonshėm tė inteligjencės dhe imagjinatės sė tij. T'i nėnshtrohet urdhrit tė Drejtit dhe pėrjetėsisė sė Tij dhe tė ndihet i lirė dhe i lejuar tė reformojė padrejtėsitė qė jetojnė nė sistemet dhe trazirat e pėrkohshmėrisė humane.
Kurani ėshtė njė Libėr si pėr zemrėn ashtu edhe pėr mendjen. Pranė tij, gruaja apo burri qė ka njė shkėndijė besimi e di ēka duhet tė ndjekė dhe nė ēka ėshtė e/i mangėt. Nuk ka nevojė pėr ndonjė shejh, pėr ndonjė dijetarė apo pėr ndonjė njeri tė besueshėm; nė fund tė fundit zemra din... Zemra veēse e din. Ky ishte kuptimi i pėrgjigjes sė Pejgamberit (s.a.w.s) kur e pyetėn pėr ndjenjėn morale. Duke e njohur Librin, ai u pėrgjigj: "Pyete zemrėn tėnde". E nėse rastėsisht inteligjenca do tė hidhej nė meandret komplekse tė niveleve tė ndryshme tė leximit, nga etika e aplikuar deri te rregullat e traditės, atėherė kurrė nuk duhet tė harrojmė tė veshim kėtė modesti intelektuale qė vetė i zbulon sekretet e Tekstit..."sepse nuk janė sytė qė nuk shohin por zemrat e tyre janė tė verbėta".
Tariq Ramadan
Pėrktheu: Rexhije AMETI
Burimi: http://www.islam-online.it/pref_corano2.htm
26.03.2008.islamgjakova.net
|