www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Instalimi i principeve islame nė ekonomi

 

 

Shkruan: Hamdi NUHIJU



Jeta ekonomike e njeriut nė botė ėshtė e pasuruar me shume ide, sfida, mendime dhe kahje qė po ngjyrosin ēdo skaj tė rruzullit tokėsor. Njiherit, ekzistojnė disa teori qė po infiltrojnė njeriun brenda suazave tė qenies ekonomike ose homo ekonomikus vetėm e vetėm qė boten t'ia pėrshtatin ideve te tyre.
Realiteti qė po frymojmė dita-ditės po nxihet dhe po imponon njė mendim pak mė tė butė dhe tė qete rreth definimit tė problemeve ekonomike nga kėndi islam. Lindėn shume probleme dhe teori pa zgjidhje, ose thėnė shkurt utopi qė ende po mbajnė botėn pezull.

Gjithēka nė kėtė sistem ekonomik, ose mė mirė thėnė ne gėrshetimin e sistemeve ekonomike nuk ėshtė nė bardh e zi, por ka edhe njė mes i cili ėshtė pėr t'u lavdėruar. Por, i mungon njė qasje serioze drejte rritjes dhe pėrpunimit tė atyre instrumenteve tė dobishme nė shoqėri. Njėkohėsisht duhet tė shikohen edhe anėt negative ose tė dėmshme tė atyre instrumenteve, pasojat e tyre, dhe zgjidhjet e atyre pasojave me kosto sa mė tė ulet.
Si epiqendėr e ekonomisė gjendet njeriu dhe nevoja e tij pėr tė konsumuar. Disa teoricienė japonez shkojnė aq larg me kėtė supozim saqė krijesėn e quajtur njeri e bėjnė "Zoti ynė ėshtė klienti", ndėrsa disa tjerė ia ndėrrojnė formėn kėtij termi duke e zėvendėsuar me njė term pak mė tė butė, se "klienti ėshtė mbret nė tregti".
Janė formuar dhe krijuar shume rrugė tė pėrfitimit material, janė ndėrruar trajtat e mendimeve ideologjike dhe janė formėsuar shumė teori tė ngjashme rreth kėtij aspekti. Njėra prej rrugėve drejte pėrfitimit material ėshtė edhe trupi i zhveshur i femrės. Edhe pse nėpėr shumė institute dhe institucione mėsohet etika profesionale e punės ekonomike, si lėndė, prapė se prapė, nuk respektohet gjinia e kundėrt, duke u servuar para konsumatoreve si njė thithėse e pasurisė.

Nė ekonomia monetare me rrugėn e saj grandioze, kamata ka arritur pėrmasa qė njerėzit tė habiten me kohėgjatėsinė e saj dhe segmentimin e saj nė tė gjitha sferat e ekonomisė.

Efekti i bilanceve tregtare ndėrmjet shtetesh ėshtė mbushur dhe stėrzmadhuar me mito dhe korrupsion. Nė ēdo doganė ekziston slogani i artė mito dhe korrupsioni. Kėtu paraja ėshtė gjithēka dhe nuk ėshtė mbret, por vetėm Zot, dhe vetėm Zot. Disa shtete sunduese mundohen qė tė instalojnė forcėn e tyre pėrmes politikave tė jashtme tregtare brenda shtetit "partner" qė asnjėherė kėto partnerė nuk janė tė barabartė nė ēdo lidhje tė ēdo marrėveshjeje.

Gjitha kėto sfida dhe tė tjera, qė nė shikim tė parė nuk kanė zgjidhje pasi qė insistohen nga vet formuesit e tyre dhe implementuesit e tyre, nė fakt kanė njė zgjidhje tė vetme e ajo zgjidhje ėshtė Islami. All-llahu xh.sh. i ofroi njeriut zgjidhje primare dhe tė qetė e stabilizuese pėr ēdo kohe dhe nė ēdo segment tė jetės sė tij. Ai zbriti Kur'anin Famėlartė, Muhammedit a.s. qe ėshtė udhėzim dhe ndriēim pėr njerėzit.

Principet islame qė janė tė shumėllojta mund tė ndikojnė qe botes t'ia ndryshojnė ngjyrėn e injorancės drejtė dritės sė vėrtetė. Ato principe, janė tė shumta, por ne do tė cekim vetėm disa sa pėr tė ilustruar idenė tonė rreth kėtij punimi.

1. Principi i punės-Ėshtė pyetur i Dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Cili ėshtė fitimi mė i mire? dhe ėshtė pėrgjigjur: "Njeriu tė ushqehet dhe tė furnizohet nga puna e duarve tė tij dhe ēdo shitje e kryer pa ndonjė mėkat".[1]. Puna ne Islam ka rėndėsinė e vet, dhe nėse ēdo njeri do t'i pėrmbahej kėtij principi pėrgjithmonė varfėrisė do t'i thuhej lamtumire. Ky hadith i Pejgamberit a.s. nė mėnyre koncize thėrret nė ngritjen e vetėdijes shoqėrore tek muslimanet rreth kėtij instrumenti kaq tė lartė shoqėror. Pasi qė nė Islam ēdo gjė qė bėhet nė emėr dhe pėr hir tė All-llahut llogaritet adhurim, edhe puna hynė nė grupin e adhurimeve islame siē janė adhurimet tjera. Ne nuk themi se puna hynė nė kėtė gradė tė vlerave nė islam apo nė atė gradė. Nė kėtė rast u munduam tė argumentojmė vetėm vlerėn dhe rėndėsinė e saj si princip islam nė ekonomi.

2. Principi i Kohės- Thotė All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'an: "Pasha kohėn! Nuk ka dyshim njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm."[2]. Ky princip nė ekonomi ka rėndėsinė e vet. Lidhet shumė me ekonominė, produktivitetin dhe rentabilitetin. Nėse pėr njė prodhim tė caktuar shfrytėzojmė kohė mė pak se herat tjera duke iu falėnderuar zbulimeve tona tekniko teknologjike atėherė kemi zbatuar kėtė urdhėr kur'anor. Flas nė aspektin ekonomik, se kjo sure nuk i drejtohet vetėm kėtij grupi njerėzish. Islami si sistem jete ka tė instaluar kėtė princip pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe tė saj.
3. Principi i Ndihmės- Thotė All-llahu i Madhėruar ne Kur'anin Famėmadh: "Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė punė tė mbara, e mos u ndihmoni nė mėkatim e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i forte."[3]. Asnjė shoqėri nuk mund tė ekzistojė pa ndihmėn reciproke nė mes veti. Kjo ėshtė ajo qė disa filozof e quajnė: "pajtim gjithėkombėtar". Njeriu vetė, as nevojat e tij personale nuk mund t'i kryej. Jeta e tij varet prej marrėdhėnieve me tė tjerėt. Ndihma shoqėrore ėshtė domosdoshmėri, ndėrsa nė Islam, ėshtė prej vlerave mė tė larta.[4]

4. Principi i Drejtėsisė - Thotė All-llahu i Madhėrishėm ne Kur'anin Famėmadh: "O ju qė keni besuar, vazhdimisht tė jeni dėshmues tė drejtė pėr hir tė All-llahut edhe nėse ėshtė kundėr (interesit) vetvetes suaj, kundėr prindėrve ose tė afėrmve, le tė jete ai (pėr tė cilin dėshmohet) pasanik ose varfanjak, pasi All-llahu di mė mirė pėr ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtėsisė. Nėse shtrembėroni ose tėrhiqeni, All-llahu hollėsisht di ēka punoni."[5]. Nė ēdo segment tė ekonomisė nevojitet ky princip. Nėse do tė instalohej nė ekonomi si urdhėr nga All-llahu xh.sh. dhe nėse do tė aplikohej si i tille do tė kishte pėrmasa mjaft pozitive dhe diametralisht progresive nė shoqėri.

5. Principi i Universalitetit - Thotė All-llahu i Madhėrishėm ne Kur'anin Famėmadh: "Hani e pini, por mos shpėrdoroni me marrėzi e pa masė..."[6]. Ky ajet kur'anor sipas Jakup efendi Asipit ėshtė baza e ekonomisė. Islami ėshtė universal, por edhe principet e saja janė pėr ēdo kohė dhe nė ēdo vend. Dėshmi pėr kėtė ėshtė ky ajet kur'anor qė stimulon pa masė kursimin.

6. Principi i Mesit - Mesi paraqet inkuadrim nė zonėn e sigurisė dhe largim prej rrezikut; skajet zakonisht janė vendshfaqje e rrezikut dhe trazirave, pėrkundėr mesit qė ėshtė i mbrojtur e i ruajtur. Lidhur me kėtė poeti ka thėnė: /Njė kohė tė gjatė ishte mesi plot siguri, /deri atėherė kur u shkua nė skajshmėri/. Mesi ėshtė argument i fuqisė, ėshtė epiqendėr e fuqisė. A nuk i sheh tė rinjtė, tė cilėt jetojnė fazėn ndėrmjet dobėsisė foshnjore dhe asaj tė pleqėrisė? Dielli me rrezet e tij mė tė forta ndriēon nė mes tė ditės.[7] Pra, sistemi i ekuilibrit edhe nė ekonomi ėshtė i preferuar nga Islami. Nuk kėrkohet nga njeriu tė shkoj nė fitime skajshmėrisht tė larta, por as nė humbje tė thella, Islami pėrmes mekanizmave tė saja gjithmonė insiston ta mbaj gjallė mesin nė profitim por edhe ne prodhim.

Shkurtimisht analizuam disa nga principet islame qė mund tė instalohen nė ekonomi dhe tė lozin rrolin e tyre tė pėrmirėsimit e jo tė rrėnimit dhe tė errėsirės. Por, tė gjitha kėto ndryshime qė presim tė ndodhin dhe synojmė drejtė tyre arrihen vetėm nėpėrmjet bindjes tonė ndaj All-llahut xh.sh. dhe nėnshtrimit tonė tė plotė ndaj Tij.




Literatura e konsultuar:

1. Kur'ani famėmadh pėrkthim me komentim nga Sherif Ahmedi
2. Fetvate e te Dėrguarit te All-llahut a.s., Ibn Kajjim el-Xhevzije, Shkup 2006
3. Veēorie e Pėrgjithshme te Islamit, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2002
4. Pėr Kushtetutėn Islame, Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kaēanik 2005

[1] Fetvate e te Dėrguarit te All-llahut a.s., Ibn Kajjim el-Xhevzije, Shkup 2006 f.121
[2] Suretu Asr
[3] El-Maide, 2
[4] Pėr Kushtetutėn Islame, Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kaēanik 2005 f.35
[5] En Nisa, 135
[6] El-A'raf , 31
[7] Veēoritė e Pėrgjithshme te Islamit, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2002 f.114

 

 

 


25.09.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .