www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Intervistė me Myftiun e Kosovės, z Naim Tėrnava

 

 

 

 

Tėrnava, tė ndryshohet Kushtetuta

 

Kosova ėshtė njė shtet i ri, nuk ėshtė laik, por sekular, edhe sipas Kushtetutės. Kėtė duhet ta keni parasysh dhe, nėse Kosova ka nevojė pėr diēka, ka nevojė edhe pėr ndryshim nė Kushtetutė, ka mundėsi tė ndėrhyhet, ngase nuk ėshtė as Kur'an, as Bibėl", thotė nė intervistėn ekskluzive pėr "Kosovėn Sot", Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava.

 

"Kosova Sot": z. Tėrnava, ky ėshtė muaji i parė i Ramazanit, i cili po agjėrohet nė shtetin e pavarur tė Kosovės. Ju keni deklaruar nė fillim se ėshtė njė muaj i veēantė. Si po e ndjeni ju kėtė veēanti dhe si po e vėreni kėtė madhėshti edhe te besimtarėt islamė?

Naim Tėrnava: Po, ishte iftari i parė nė Kosovėn e lirė sovrane dhe tė pavarur, sepse ėshtė muaji i parė i bekuar i ramazanit qė agjėrohet nė Kosovėn sovrane dhe tė pavarur. Ne kemi pritur jashtėzakonisht gjatė qė vėrtet tė na vijė kjo ditė pėr tė cilėn populli ynė ka sakrifikuar shumė. Mirėpo ne nė vazhdimėsi edhe viteve tė tjera jemi lutur dhe kemi thėnė qė ishalla Zoti xhele-shanuhu na e bėnė tė mundshme qė Ramazanin tjetėr ta presim nė Kosovėn e lirė, tė pavarur dhe sovrane dhe kjo u realizua pas njė punė jashtėzakonisht tė madhe qė ka bėrė populli ynė, qė kanė bėrė prijėsit tanė tė tė gjitha institucioneve tė Kosovės, atyre politike dhe jopolitike, dhe 17 shkurti ishte data kur vėrtet u gėzuan zemrat e tė gjithė vėllezėrve dhe motrave tona brenda trojeve etnike edhe nė mėrgatė.

"Kosova Sot": Ēka do tė thotė kjo nė aspektin fetar e ēka nė atė kombėtar?

Naim Tėrnava: Pėr neve nė pėrgjithėsi kjo do tė thotė shumė, si nė aspektin kombėtar edhe nė aspektin fetar. Kėtė e them sepse nė Kosovėn e pavarur do tė kemi mundėsi tė frymojmė edhe mė lirshėm, tė punojmė mė shumė dhe tė realizojmė dėshirat dhe aspiratat tona qė kemi ėndėrruar t'i realizojmė dikur, por vetėm tash janė krijuar kushte dhe mundėsi mė tė mira qė ato t'i realizojmė dhe shumė punė qė na presin neve si Bashkėsi Islame. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, por edhe njohja e menjėhershme ka bėrė qė vėrtet Kosova dhe populli kosovar tė ndjehet krenar dhe vėrtet ai e meriton njė reputacion mjaft tė lartė nė rrjedhat e gjithėmbarshme ndėrkombėtar, duke iu bėrė me dije tė gjithėve se ne jemi tė zotėt e vetvetes dhe duhet e mund tė punojmė edhe mė shumė. Kosova e lirė dhe e pavarur nė aspektin e Muajit tė Shenjtė tė Ramazanit na ka krijuar edhe mė shumė mundėsi qė ne tė komunikojmė me xhematin, qė ne tė jemi mė afėr xhematit qė vėrtet tė jemi mė afėr dhe mė prezent nė mjetet e informacionit, ato tė shkruara apo edhe elektronike. Madje, ėshtė njė bashkėpunim shumė mė i madh edhe nė vet mesin e Kėshillave tė Bashkėsisė Islame, nė mes tė punėtorėve tė Bashkėsisė Islame nė Kosovė dhe besoj qė tash Bashkėsia Islame nė Republikėn e Kosovės ėshtė duke punuar shumė pėr njė strategji afatgjate pėr realizimin e shumė dėshirave dhe aspiratave afatgjate qė i kemi, ngase duhet qė nė Kosovė nuk janė pėrfillur sa duhet vlerat reale islame dhe ndjenjat fetare.

 

Mirė me tė gjithė

"Kosova Sot": Realiteti i ri i krijuar, sa ju ka mundėsuar tė gjeni mbėshtetje nė synimet tuaja tek institucionet shtetėrore tė Kosovės, sepse ju keni pasur agjendė tė ngjeshur takimesh me krerėt e tyre?

Naim Tėrnava: Ne kemi luftuar shumė qė t'i kemi institucionet tona, andaj ėshtė punė e madhe kur ne sot i kemi tė gjitha kėto institucione tė tė gjitha fushave. Po them se ėshtė kėnaqėsi kur takohemi me drejtuesit e tyre, sepse kemi qenė tė detyruar qė tė takohemi mė herėt me njerėzit me tė cilėt nuk kemi pasur dėshirė tė takohemi, por nuk kemi pasur mundėsi tjetėr. Ishte periudha e paraluftės kur ishte i instaluar njė sistem i dhunshėm nė Kosovė nga ana e Milosheviqit. Tash, nė kėto takime, pėrveē kryerjes sė punėve tona, ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė kur bisedohet, sepse dihet qė qėllimi i tė dyja palėve ėshtė avancimi i ēdo gjėje qė ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės, tė kėtij populli, dhe jo si ka qenė paralufte kur ballafaqoheshim me instrumentet e Serbisė qė kishin pėr platformė shkatėrrimin e ēdo gjėje qė ka qenė e ndėrtuar nė Kosovė. Bashkėsia Islame edhe nė tė kaluarėn, por edhe tash, nė vazhdimėsi ėshtė munduar tė krijojė raporte tė mira me tė gjithė, duke respektuar dhe duke pasur respekt tė ndėrsjellė. Kuptohet qė duke ditur se ēfarė ėshtė puna dhe roli i BIK-ut nė Kosovė dhe duke iu bėrė me dije edhe institucioneve tė Kosovės se ēfarė ėshtė roli i BIK-ut. Nga natyra e punės qė bėjmė, na duhet bashkėpunim i tu gjitha institucioneve tė Kosovės, nė veēanti bashkėpunimi me Qeverinė e Kosovės, Presidencėn e Kosovės dhe Parlamentin. Mund tė them se deri tash kemi pas njė bashkėpunim shumė tė mirė. Kėtu vlen tė theksohet njė bashkėpunim shumė i mirė edhe mė nivelet komunale anekėnd Kosovės.

"Kosova Sot": Ka vetėm rezultate apo edhe ēalime?

Naim Tėrnava: Sigurish qė ka edhe ēalime dhe mundėsi pėr njė bashkėpunim edhe mė tė madh. Ka pasur dhe ka punė pėr t'u kryer shumė, detyra qė duhet t'i ketė para vetes Qeveria e Kosovės nė raport me rrjedhat e pėrgjithshme nė Kosovė, por sigurisht qė edhe BIK-u duhet edhe mė tepėr t'i kryej punėt e saj nė raport me xhematin, me besimtarėt nė Kosovė. Unė jam vėrtetė i interesuar qė tė kemi marrėdhėnie tė mira dhe kėrkoj nė vazhdimėsi prej Qeverisė sė Kosovės dhe institucioneve politike qė ato tė pėrkujdesen mė shumė pėr identitetin fetar jo vetėm atė islam, por tė tė gjitha besimeve njėsoj. Ne kėrkojmė qė tė gjithave t'u krijohen kushte edhe mė tė mira nė avancimin e ndjenjės fetare, qė atyre t'u krijohet hapėsirė mė e madhe nė kryerjen e obligimeve praktike tė pėrkushtuara ndaj Krijuesit suprem, ndaj Allahut. Duke e ditur se BIK-u ka bėrė shumė pėr kėtė ditė, si para luftės, prej viti 89 deri mė 99 dhe deri sot, ka bėrė jashtėzakonisht shumė, e qė ndoshta i ka takuar, sepse ėshtė bashkėsia mė e madhe nė vend, mirėpo ne e kemi pasur tė qartė vizionin tonė, jo vetėm fetar, por edhe atė politik, ngase duke u mbėshtetur edhe nė thėniet e Allahut se nuk ia humb askujt mundin e vet qė e jep, e kishim bindjen qė ky mund nuk do tė na humbė dhe se kjo do tė kurorėzohet me pavarėsinė e Kosovės, me luftėn e drejtė tė UĒK-sė, qė ajo me tė vėrtetė tė finalizohet nė favor tė gjithė popullit tė Kosovės, me kontributin jo vetėm tė atyre qė ishin direkt nė luftė, por edhe tė atyre qė dhanė kontributin e vet nė mėnyra tė ndryshme.

 

Toleranca nė Kosovė

"Kosova Sot": Kush i ka meritat mė tė mėdha,sipas jush, nė kultivimin e kėsaj fryme tolerante?

Naim Tėrnava: Sigurisht qė meritat mė tė mėdha i takojnė BIK-ut, sepse ėshtė bashkėsia mė e madhe dhe ndoshta shpeshherė ka shkelur edhe mbi ndonjė parim tė vetin e vetėm pėr ta ruajtur kėtė tolerancė dhe paqe, e cila ka qenė dhe duhet tė jetė nė Kosovė njė vazhdimėsi e qėndrueshme. Askush nuk mund ta shkatėrrojė njė komb dhe njė shtet mė shumė se pėrēarja fetare. Kėshtu na mėson sė paku historia. Ne duhet tė ruhemi shumė nga kjo dhe duhet qė ne krerėt fetar tė punojmė nė vazhdimėsi pėr njė mirėqenie tė pėrgjithshme tė besimeve nė Kosovė, nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe kudo qė punojmė dhe veprojmė. BIK-u ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr kėtė nė takimet qė ka pasur mes liderėve tė ndryshėm fetarė nė Kosovė, por edhe jashtė Kosovės dhe kėtė kontribut pėr respekt tė ndėrsjellė do ta japim edhe mė tutje. Nė kėtė drejtim, gjithsesi edhe institucionet politike duhet tė na ndihmojnė, duke bėrė akoma mė shumė dhe tė ndihmojnė edhe materialisht, duke ditur se ky identitet fetar ėshtė yni dhe nuk ėshtė i huaji. Si i tillė duhet tė jetė pjesė e pandarė e shpirtit tonė, zemrės sonė dhe mendjes.

"Kosova Sot": Mesazhi juaj pėr prijėsit institucionalė nė kėtė pritje...?

Naim Tėrnava: Besoj qė mesazhin e kėtij Ramazani ta kenė kuptuar edhe vetė prijėsit politikė tė Kosovės, tė cilėt vėrtetė duhet ta dinė se e kanė edhe njė obligim mė tepėr para kėtij populli. Ta dinė se Kosova ėshtė njė shtet i ri, nuk ėshtė laik, por sekular, edhe sipas Kushtetutės. Kėtė duhet ta kenė parasysh dhe nėse ka nevojė Kosova pėr diēka, ka nevojė edhe pėr ndryshim nė Kushtetutė, ka mundėsi tė ndėrhyhet, ngase nuk ėshtė as Kur'an, as Bibėl. Kėtu ata e kanė keq, prijėsit tanė politik kur thonė se Kushtetuta e Kosovės ėshtė Kur'an dhe Bibėl. Kushtetuta ėshtė prodhim i trurit tė njeriut, ndėrsa librat hyjnorė janė shprehje e tė Madhit Zot. Pėr kėtė, assesi nuk mund tė krahasohen. Kushtetuta duhet respektuar dhe tė punojmė sipas saj, tė pėrkujdesemi pėr tė, por tė mos mendojnė shumė prijėsit tanė politikė ta gjejnė njė fjalė diku nė horizont, kinse po thotė diēka shumė duke thėnė se Kushtetuta ėshtė Kur'an dhe Bibėl, e tė mendojnė se kanė thėnė njė fjalė tė madhe. Jo, kanė thėnė njė fjalė tė vogėl dhe jo domethėnėse e cila irriton masėn e gjerė nė Kosovė.

.
Intervistoi: S. AHMETI
KOSOVA SOT

 

 

 

 

 

25.09.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .