Islami sjell paqe sociale dhe politike ngase nėnshtrimi ndaj All-llahut kėrkon qė shoqėria totalisht tė tėrhiqet nga korrupsioni, tė bėrit keq, sjellje devijuese dhe tė rrezikshme. Zotimi nė paqe me Zotin dhe krijesave tė Tij ēon nė unitet, dashuri, harmoni, dialog dhe respekt pėr tė tjerėt. Njė shoqėri ideale ėshtė ajo ēfarė njerėzit kishin ėndėrruar edhe para Republikės sė Platos-ė apo "Qyteti i pėrjetshėm i Zotit" i Augustinit. Me Muhammedin (a.s.w.s), shoqėria idealė ėshtė ndėrtuar me ndjekėsit tė besueshėm tė quajtur Sahabė apo shoqėrues, tė cilėt iu nėnshtruan Mesazhit me dėgjueshmėri ndaj Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij (a.s.w.s).
Organizimi i asaj shoqėrie filloi nga kėrkesat mė elementare sikurse vėllazėria me tė gjithė Muslimanėt. Paqja ishte deklaruar gojarisht nė secilin takim ditor tė dy individėve apo mė shumė. Pėrshėndetja - Es-sal mu Alejkum! - nė formėn gojore d.t.th. "Paqja qoftė mbi ju!" All-llahu xh.sh. thotė nė Kur'an: "Pėrshėndetni (ata qė janė nė to) me njė pėrshėndetje tė caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme." (Kur'an 24:61).
Dhe Ai gjithashtu thotė: "Kush pėrshėndeteni me ndonjė pėrshėndetje, ju ktheni pėrshėndetje edhe mė tė mirė, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit pėr ēdo send." (Kur'an 4:86)
Muhamedi (a.s.w.s) njė herė ėshtė pyetur: "Cili ėshtė Islami mė i mirė?" ai u pėrgjigj: " tė ushqyerit e tė uriturve dhe dhėnia e Selamit ndaj atyre tė cilėt i njeh dhe nuk i njeh." (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi).
Ai (a.s.w.s) gjithashtu tha: "Nuk do tė hyni nė Xhennet pėrderisa nuk keni besuar, dhe nuk do tė besoni pėrderisa nuk duani njėri tjetrin. A dėshironi tė ju tregoj diēka nėse e bėni do ta duani njėri tjetrin? Thuani Selam ndaj njėri tjetrit - dėrgoni mesazhin e paqes tek njėri tjetri-" (Transmetuar nga Muslimi)
Madje edhe Profeti Ibrahim (a.s) i cili deklaroi vetveten Musliman, monoteist thoshte "Selam".
All-llahu xh.sh. thotė rreth Ibrahimit (a.s): "Edhe Ibrahimit i patėn ardhur tė dėrguarit (engjėjt) tanė me myzhde dhe i thanė: "Selam". Ai u pėrgjigj: "Gjithnjė paēi selam." (Kur'an 11:69)
Kėshtu, shprehja e paqes gojarisht ėshtė shumė e rėndėsishme nė Islam ngase unifikon njerėzit dhe i bėn tė ndjehen totalisht tė sigurt nė mesin e tyre. Ky miratim i pėrshėndetjes nė Islam nė pėrditshmėri dhe nė secilin takim tė dy apo mė shumė njerėzve nė tė vėrtetė ėshtė njė pėrtėritje e zotimit drejtė paqes dhe kujtim i njėri tjetrit pėr tė drejtat dhe obligimet tė nėnkuptuar nga formulimi "Es-salamu Alejkum!" qė d.t.th. "Paqja qoftė mbi ju!"
Ja pse paqja ėshtė transferuar nė veprimet fizike, tė cilat nuk do mund tė arriheshin veēse me miratim dhe nėnshtrim tė sinqertė - besimi Islam ėshtė kombinim i besimit dhe bindjes me zemėr, deklarim gojor me gjuhė, dhe veprim. Musliman i vėrtetė apo i nėnshtruar, ėshtė ai i cili pėrhap paqe dhe jo armiqėsi, dhunė, mosrespekt dhe urrejtje.
Muhammedi (a.s.w.s) tha: "Musliman i vėrtet ėshtė ai nga dora dhe gjuha e tė cilėt tė tjerėt janė tė sigurt" (al-Bukhari and Muslim). Nė njė transmetim tjetėr, i dėrguari (a.s.w.s) shtoi, "dhe besimtarė ėshtė ai nga i cili tė tjerėt janė tė sigurt nė kujdes tė jetės dhe pronės sė tyre" (transmeton Tirmidhiu, Nesaiu, dhe Ahmedi)
Kjo d.t.th secili veprim gojor apo fizik, i cili rezulton me rrezikshmėri, ofendim, dhe dhunė, ėshtė nė kundėrshtim me nėnshtrimin, pėrveē nėse ėshtė ēėshtje e nevojės pėr vetė-mbrojtje nė reagim kundėr ndonjė agresioni tė jashtėm, ashtu sikur qė do sqarohet mė vonė.
Paqja ėshtė princip gjithėpėrfshirės madje edhe nė luftė.
All-llahu xh.sh. thotė nė Kur'an: "Nė qoftė se ata anojnė kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbėshtetu nė All-llahun. Ai ėshtė qė dėgjon dhe di." (Kur'an 8:61)
Kur'ani na mėson sesi muslimanėt ēdoherė duhet tė jenė tė gatshėm tė luftojnė me inteligjencė apo madje edhe fizikisht pėr tė vetmen arsye nėse ėshtė detyrim mbi ta, madje edhe nė mes tė luftės ata ēdoherė duhet tė jenė tė gatshėm pėr paqe nėse paraqitet ndonjė tendencė nė drejtim tė paqes nga ana tjetėr. Nuk ka cilėsi thjeshtė nė luftė nga vetja. Duhet tė jetė njė qėllim jo pėr veten, por pėr tė krijuar njė regjion tė paqes, arsyes dhe drejtėsisė.
Profeti (a.s.w.s) ēdoherė i mėsoi ndjekėsit e tij se paqja dhe drejtėsia janė parimet mbi tė cilat secili Musliman duhet tė jetojė. Ai (a.s.w.s) theksonte se parimet ēdoherė duhet tė kenė pėrparėsi mbi interesat personale qoftė nė marrėdhėnie me Muslimanėt apo jo-Muslimanėt. Gjatė jetės sė tij - para dhe pasi ėshtė pėrforcuar Islami - ai nė vazhdimėsi lavdėron "Bashkimin e Fudulit." Ishte vendim i udhėheqėsve te fisit Kurejsh nė Mekė gjatė kohės Para-Islamike qė tė mblidhen nė njė shtėpi pėr tė bėrė marrėveshje detyruese pėr veten me vendim tė njėanshėm qė nėse takojnė dikė, qoftė Mekas apo ndonjė tė huaj i cili ėshtė nė gabim, ata do tė merrnin anėn e tij kundrejt agresorit dhe tė sigurohen qė pronėsia e vjedhur ti kthehej atij apo asaj. Muhamedi (a.s.w.s) njėherė tha, "Unė dėshmoj nė shtėpinė e Abdullahut Ibn Xhudaan nė marrėveshje, se unė kurrė nuk do bėja kėmbim pėr asnjė numėr tė vogėl deveje: nėse do ftohesha tė merrja pjesė nė diēka tė tillė gjatė islamit."
Shpėrndarja e mesazhit tė paqes ėshtė rol dhe mision i secilit Musliman. Madje edhe kur muslimanėt fituan luftėrat dhe betejat, ata nuk ekzekutonin apo torturonin tė burgosurit, e as qė dhunonin gratė e tyre apo tė ngacmonin fėmijėt e tyre, sikurse qė ndodhi pas forcimit tė Islamit dhe kjo qė tani nė ditėt e sotshme vazhdon gjatė luftėrave. Muslimanėt urdhėroheshin tė bėheshin paqėsor mbi tė burgosurit e luftės dhe t'i trajton ata nė mėnyrė humanitare, duke iu siguruar tė drejtat tė pėrcaktuara me ligjin Islam. Historia na dėshmon se Muslimanėt nėn udhėheqjen e udhėheqėsve Islamik tė ēiltėr gjithmonė trajtuan tė burgosurit dhe robėr lufte me sjellshmėri duke rezultuar nė prezencėn e vazhdueshme tė grupeve tjera religjioze nė tokat Muslimane. Mijėra vite para se tė themelohej akti famėmadh i Konventės sė Gjenevės mė 1949, All-llahu tha nė Kur'an: "O Pejgamber! Thuaju atyre robėrve qė i keni nė duart tuaja, se posa tė vėrejė All-llahu ndonjė tė mirė (besim tė drejtė e tė sinqertė) nė zemrat tuaja, Ai ju jep edhe mė shumė tė mira nga ajo ēka ėshtė marrė nga ju, ua falė gabimet, se All-llahu falė pa masė, se ėshtė mėshirues i madh." (Kur'an 8:70)
Kėshtu qė, qėllimi i Muslimanėve, apo besimtarėve tė vėrtetė, ėshtė qė tė thėrrasin njerėzit nė Mirėsinė dhe Mėshirėn e Zotit e jo ti asgjėsojė pėr hir tė hakmarrjes.
Cilado krijesė e Zotit nuk ėshtė asgjėsuese nė mėsimet e Islamit. Muslimanėt duhet tė nderojnė tė gjitha krijesa tė gjalla, si pasojė jeta njerėzore gjithashtu ėshtė e shenjtė. Secila qenie njerėzore meriton dinjitet, respekt, dhe tė drejtėn pėr tė jetuar nė Tokėn e Zotit. Asnjėri nuk meriton tė vritet padrejtėsisht. Tė gjitha qeniet njerėzore janė tė drejtė nė kuptimin e tė drejtave dhe obligimeve tė cilat iu dedikohen nevojave tė tyre jetėsore. Nė tė vėrtetė nėse ne ndjekim rrugėn e drejtė tė paqes, atėherė me tė vėrtetė ne do tė jetonim njė jetė paqėsore.
Nga: Shahid Khan
Pėrktheu: Visar KORENICA
06.05.2007.islamgjakova.net