www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Jemi gjithnjë e më të pasur me skenaret e shkatërrimit të botës

 

 

 

 

 

Mr. Muhidin Ahmeti



"Ky shekull do tė kalojė para se sytė

tė jenė hapur plotėsisht,

trutė tė jenė pastruar nga helmi dhe

njerėzimi tė ketė dalė nga verbėria e tij"

(Sejjid Kutub)

 

E mbijetuam shekullin 20

A ėshtė qėllimi vetėm nė tė mbijetuarit? A kemi hequr dorė nga qėndrimi nismėtar i kultivimit tė parajsės nė Tokė, promovimit tė civilizimit tė dashurisė.

 

Politika e shekullit njėzet, e mbisunduar nga rritja e lėvizjeve totalitare, meriton tė cilėsohet si politika e marrėzisė sė organizuar. Kjo marrėzi shkaktoi jo vetėm gjakderdhje tė pashembullta, por edhe shfaqi orvatjen mė ambicioze nė historinė e njerėzimit pėr vendosjen e kontrollit tėrėsor qoftė mbi gjendjen e brendshme e qoftė mbi atė tė jashtme tė vetė qenies njerėzore. Orvatja e dėshtuar pėr tė krijuar utopira shtrėnguese - pra parajsėn mbi Tokė - nė bazė projektesh dogmatike tė njė paturpėsie vėrtet kozmike shtrembėroi bazėn logjike dhe impulset idealiste tė lindura nė Evropė nga Revolucioni Francez sot e dyqind vjet mė parė.

Nė shekullin njėzet, njerėzimi u ballafaqua me dy luftėrat e mėdha botėrore dhe me pasojat e tyre shkatėrrimtare tė panjohura deri mė atėherė, tė shoqėruara gjithashtu me shqetėsimet dhe pėrgjakjet e konflikteve regjionale. Ai u cilėsua si shekulli mė i pėrgjakur nė historinė e njerėzimit.

Prandaj, ne sot duke shikuar nė retrospektivė duhet tė nxjerrim mėsime nga "megavdekjet" e shekullit njėzet, njė shekull nė tė cilin tė paktėn 167 milionė njerėz u vranė nė emėr tė "politikės sė marrėzisė sė organizuar" ose tė "metamiteve" tė diktatorėve tė tillė si Hitleri, Stalini, Maoja, Milosheviqi, etj. Nėse nuk do tė mundemi tė praktikojmė vetėkufizimin qė buron nga angazhimi moral nė kėrkim tė "ndėrvarėsisė" botėrore demokratike, ne do tė jemi tė predestinuar qė vetė ne ta rrezikojmė pėrsėri mbijetesėn tonė.

Ēdo shekull, duke filluar nga i pesėmbėdhjeti e deri te ky, i cili sapo mbaroi, ėshtė karakterizuar me rritjen e numrit tė tė vrarėve nė luftėra. Ėshtė rritur edhe numri i njerėzve tė vrarė, tė cilėt nuk qenė pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė nė luftėra. Shekulli i njėzet i llogaritjes sė krishterė, pėr nga numri i tė vrarėve dhe egėrsisė qė u bė nė ato raste, siē thamė, i tejkalon gjithė tė tjerėt. Ishte krijuar njė pamje e botės ku e ardhmja gjithmonė shihej si ndalim i zhvillimeve tė tilla (si ndėrprerje e praktikave tė tilla). Nė fillim tė shekullit njėzet dominonte pritja qė luftėrat e mėdha nė Evropė janė tė pamundura. Shumė pak kohė pėrpara luftės sė Parė botėrore, lidhjet dhe shkėmbimet tregtare nė mes shteteve kishin arritur pėrmasa, deri atėherė tė pakuptueshme. Dhe ēdo gjė pastaj pėrfundoi nė njė strukturė tė tmerrshme vrasjesh. Ajo luftė filloi me bindjen se ishte lufta kundėr tė gjitha luftėrave tė ardhshme. Por nuk qe ashtu. Atė qė Evropa e ka regjistruar nė historinė e saj gjatė zhvillimit tė luftės sė Dytė botėrore, me barbarinė dhe pėrmasat e saj, ka tejkaluar ēdo gjė qė ka qenė mė parė nė historinė e sė keqes. Pėrfundimi i ndarjes ideologjike tė botės qė ndodhi nė fund tė shekullit tė kaluar bėri tė kuptohet se me kėtė janė hapur tė gjitha rrugėt pėr fitoren e plotė tė demokracisė liberale nė tėrė botėn si sistemi mė i mirė dhe pėrfundimtar i qeverisjes. Me kėtė u shpall "fundi i historisė", sepse kundėrshtitė ideologjike nuk janė mė tė mundura dhe se njeriu i kėtij fundi tė historisė, bėhet edhe "njeriu i fundit", sepse asgjė e rėndėsishme mė nuk do tė ndodh nė vendosjen e tij tė tėrėsisė sė njerėzimit, i cili ėshtė i aftė tė arrijė tė vendos fillet e drejtimit tė botės. Por, pas zhdukjes tė ndarjes sė madhe ideologjike, e cila nė esencė paraqiste kundėrshtitė e dy aspekteve tė tė kuptuarit perėndimor tė universalizmit, nė skenė u shfaqen diversitetet e unitetit botėror.

 

Baza ideologjike e krimeve kulmore tė shekullit 20

Nė fund tė shekullit 19 dominon Nietzsche i rebeluar me imperativin e "shndėrrimit tė gjitha vlerave" si protestė kundėr njė kulture tė tėrė, me kėrkesėn, e cila vetvetiu implikon edhe qėndrimin e Marksit qė tė "vendoset e vėrteta e kėsaj bote" pėr tė "zhdukur botėn e andejshme tė sė vėrtetės". Me qėllim tė shndėrrimit tė gjitha vlerave dhe vendosjes sė Uebermenscha (mbinjeriut), Nietzsche hyjninė supreme e shpall tė "vdekshme", e jo inekzistente nė kuptimin e Fojerbahut dhe tė Marksit. Duke mos i parandier fare fatkeqėsitė e ardhshme kataklizmike, deri atėherė tė papara e tė panjohura, kėta mbėshtetės kėmbėngulės tė botės mė tė mirė, me fragmentet e veprave tė tyre, fragmente tė cilat nuk i kuptuan, do t'u ndihmojnė krijueseve tė "rendit tė ri botėror" qė tė vazhdojnė nė realizimin e shekullit tė marrėzive. Fjala ėshtė pėr "nihilizmin aktiv" tė Nietzsches si fuqi e sforcuar shpirtėrore kundėr "nihilizmit pasiv" nė kuptim tė rėnies sė asaj fuqie (Vullneti pėr pushtet), por edhe pėr kėrkesėn e Marksit tė revolucionit socialist nė kuptim tė "imperativit kategorik" qė tė rrėnohen tė gjitha raportet ku njeriu ėshtė qenie e poshtėruar, e shtypur, e flakur, e papėrfillur..." (Die Freuehschriften). Kėto janė apelet e gjenive prijatarė, tė cilėt kėrkojnė rrugėdalje nga epoka e tyre e mbyllur pėr tė shpėtuar nga shkatėrrimet e ardhshme, para se tė bėhet vonė. Mirėpo, porositė e tyre, gabimisht tė kuptuara, u vendosėn nė strukturėn e nazizmit kataklizmik dhe komunizmit fatal edhe pėrkundėr insistimit tė tyre pėr ndryshimin radikal tė marrėdhėnieve shoqėrore: tė shndėrrimit tė "parahistorisė nė histori" tė Marksit dhe "shndėrrimit tė gjitha vlerave" tė Nietzsches, ndonėse e para lėnė pėrshtypjen e njė kėshille tė mirė, ndėrsa e dyta si vajtimi i tė vetmuarit nė shkretėtirė. I pari, pra, angazhohet pėr transformimin rrėnjėsor tė bazės shoqėrore nė mėnyrė qė "bota e tjetėrsuar" tė mund tė dėshmojė pėr tė kaluarėn e pakthyeshme, ndėrsa i dyti hyjninė absolute e shpall tė "vdekshme" nė mėnyrė qė tė flakė racionalizmin e rrejshėm, moralin e prishur dhe trashėgiminė kulturore mashtruese, e qė tė dy ata kėrkojnė ndryshime radikale tė filozofisė ekzistuese: Marksi - shndėrrimin e saj nė revolucion mendimi qė kėrkon jo tė interpretojė botėn, por "ta transformojė atė", e Nietzsche - qė tė filozofuarit e deriatėhershėm tė zėvendėsohet me luftėn kundėr skemave racionale qė simbolizojnė stagnacionin, pėrmbylljen nė vete dhe fundin duke implikuar edhe marksizmin, rrezikun e tė cilit e parandiente. Fatkeqėsisht, Lenini me dogmatizėm, mendimin e Marksit do ta shndėrrojė nė formėn e "revolucionit socialist", i cili nė mėnyrė tė dhunshme do tė rrėnojė gjendjen shoqėrore tė vendit tė tij tė madh, shumė mė parė se, me "shokėt" e tij, tė kuptonte ēfarė urdhėronte nė tė vėrtetė ai mendim, ndėrsa nė anėn tjetėr, nė veprėn e Nietzsches, edhe recepcioni nazist gjen elemente nxitėse pėr krimet e veta epokale dhe kėshtu krijohen kushtet universale pėr lindjen e dy tė kėqijave prijėse tė shekullit.

Nė atė shekull shijuam irracionalitetin e logjikės sė konflikteve dhe luftėrave, pėrjetuam triumfin e diktaturave mė tė vėshtira, nė ato kohėra fuqia arriti kulmin dhe ishte forca ajo qė zotėronte me jetėt dhe vdekjen e miliona njerėzve. Konsiderohet se vetėm nė luftėrat, tė cilat u zhvilluan gjatė shekullit 20, janė vrarė mė shumė njerėz se sa nė tė gjitha luftėrat e deriatėhershme, qė u zhvilluan gjatė historisė paraprake shumėshekullore tė njerėzimit. Gjithashtu, nė kėto luftėra, janė testuar dhe nė praktikėn ushtarake janė futur shumė mjete tė reja dhe deri atėherė ta papara tė vrasjeve masovike

 

E mbijetuam shekullin 20

Njerėzimi e mbijetoi shekullin 20, e kjo vetvetiu ėshtė njė fakt optimist. Mund tė shpresojmė nė Zotin, i Cili nuk hoqi dorė nga ne, i Cili nė mėnyrė misterioze na shėron dhe na shpėton, na i zbut lėvizjet vetėvrasėse, ngjall shpresėn.

E mbijetuam shekullin madhėshtor. Tė shkėlqyeshmin dhe tė Tmerrshmin! I pari qė lansoi njeriun nė gjithėsi, e bėri bimė elektronike me rrėnjė nė eter tė televizioneve satelitore dhe Internetit, shpiki robotėt qė tė punojnė pėr tė, gjenetikisht filloi tė ndryshojė jetėn, transformoi nevojat e pėrditshme njerėzore, realizoi ėndrra tė pamundura.

Njeriu nė fund tė shekullit nuk ėshtė mė sikur ai nė fillim. U topit (iu pre hovi) nga mrekullitė e fuqishme, u demoralizua, mė shpesh u tėrhoq. Shekulli filloi me besimin dogmatik nė misionin shpėtimtar tė diturisė, me utopinė e afėrt sa kap dora, me vullnetin, i cili rrėnon botėn e vjetėr dhe ndėrton ēdo gjė nga e para. Parajsa tokėsore ishte menjėherė nė kėnd, vėllazėria e pėrgjithshme vetėm sa nuk kishte filluar, fluturonte mbi flatrat e zogjėve tė ēeliktė, dhe pėrderisa rryma elektrike filloi t'i ndez qytetet, dituria shpėtimtare e transformoi njeriun nė njė gjigant mbinatyror, shpirtmirė dhe tė lirė nga ēdo lloj paragjykimi.

E pastaj? (Mezi shpėtuam)

* * *

Mrekullitė qenė mė fantastike se sa ishin pritur, zbulimet shkencore tejkaluan edhe fantazinė mė tė guximshme. Mirėpo, pėr aq sa rritej mrekullia, po aq (befasisht!) rritej edhe tmerri. Me hapėsirat e pakufishme tė kėrkesave dhe kėnaqėsive tė reja, hapej shkretėtira e pafund e vuajtjes. Nė vend tė njerėzve tė lirė tė sė ardhmes arnuam pėrbindėshin e Frankeshtajnit. Njeriu shikoi nė pasqyrė dhe pa fytyrėn e vetėvrasėsit. As fantazia mė e sėmurė nė fillim tė shekullit njėzet nuk ka mundur tė imagjinojė diēka sikur Dacha dhe Gulag, shoqėrinė e shkatėrrimit totalitar tė ēdo gjėje njerėzore, tumorin ideologjik qė pushton botėn duke i shndėrruar qeniet njerėzore nė qeliza kanceri, shpirtin dhe jetėn nė makinė dhe imitim tė jetės

Sapo fluturoi nė zogun motorik, njeriu arriti nė Hėnė. Ēdo gjė u krye me shpejtėsinė filmike. Avangardistėt rusė shkatėrruan rendin e vjetėr, i riu i shkatėrroi ata. Sot trim, nesėr pėrbindėsh, vėrtitej si nė strumbullar. Shumė lajthitėn. Truqet filmike, proceset e montuara, fiksimi ishte bėrė njėmendėsi, njėmendėsia fiksim. Shkrimtari i shekullit njėzet quhet Kafka.

* * *

Pėr herė tė parė nė evolucionin njerėzor, pėr herė tė parė nė histori, njeriu u bė aq i fuqishėm sa mund tė zhdukte veten si lloj. Njė kėrcim i hatashėm nė fuqi. Menjėherė si me ndonjė mrekulli u paraqiten dy skenarė tė shkatėrrimit tė njerėzimit! Quhen: totalitarizmi dhe lufta bėrthamore.

Qė nė fillim dukej se totalitarizmi do tė pėrpijė botėn. Ai shkatėrron me dinakėri: nga jashtė njerėzimi edhe mė tej funksionon, nga brenda njeriu ėshtė gjithnjė e mė pak njeri, dhe nė fund gjithnjė e mė shumė kukull e tmerruar. Totalitarizmi, si njėjtėsi e sė kundėrtės, u paraqit me tė dy anėt e spektrit ideologjik. Ideologjitė janė vetėm mjegull dhe fiksim, realiteti ėshtė i njėjtė: totalitarizėm. Vullneti i njeriut pėr fuqi shfrytėzon ėndrrat e naivėve si motorin e saj ideologjik. Kur i harxhon, rrėmben ndonjė ėndėrr tjetėr. Ideologjitė janė tė pėrdorshme, synim ėshtė dominimi. Kur ideologjitė dhe njerėzit naivė i shfrytėzon nė mėnyrė sadiste, i hedh nė mbeturina.

Qė nė fillim dukej se totalitarizmi do tė pėrpinte botėn, mirėpo, njerėzit u mėsuan tė kėrkojnė tė vėrtetėn prapa maskės ideologjike, kėshtu qė intensiteti i tmerrit gradualisht dobėsohej. Totalitarizmi krejtėsisht nuk ėshtė zhdukur, por i duhet patjetėr tė gjejė ndonjė ideologji tjetėr, tė vesh njė lėkurė gjarpri tjetėr-ndryshe, qė pėrsėri tė mund tė shpėrthejė me njė fuqi te re. Mbase katastrofat ekologjike nga "ekologjia" do tė bėjnė lėndė tė pėrshtatshme.? Mbase do tė avancohen duke u maskuar pas ndonjė fundamentalizmi religjioz. Mbase njerėzit do tė shpikin ndonjė ėndėrr tė re.

Shkatėrrimi i dytė, lufta bėrthamore, kėrcėnoi me zhdukjen fizike tė njeriut, po edhe likuidimin e jetės sė gjithėmbarshme nė Tokė. Shkatėrrim ky, mė i keq se pėrmbytja, do tė shndėrronte Tokėn nė njė planet tė vdekur, nė njė shkretėtirė tė akullt radioaktive, pa kurrfarė shprese pėr njė jetė tė re.

Vdekja e plotė shpirtėrore apo ajo e plotė fizike, dy lloje zhdukjesh. Shoqėria totalitare dhe lufta totale. Filozofi i njohur Karl Jaspers konsideronte qė kėrcėnimi nuklear (bėrthamor) na ruan nga ngadhėnjimi i totalitarizmit. Bomba atomike i dukej e keqe mė e vogėl. Ndėrkaq, mua mė ėshtė dukur mė e madhe. Kam jetuar, tashmė, nė totalitarizmin e ftohur dhe tė zbutur, pa ndonjė djallėzi progresive. Patėm mundėsi tė shpresojmė. Nė rast tė shkatėrrimit nuklear nuk do tė kishte shpresė mė. Mė mirė rob se varr, nėse varri ėshtė - varr i jetės nė tėrėsi.

Qė tė dyja vdekjet sot janė dobėsuar. Procesi sot ėshtė i kundėrt: demokratizimi dhe kompromisi. Si duket kemi shpėtuar.

* * *

Nė shekullin 21 gjenden kalorėsit e rinj tė Apokalipsės: katastrofat ekologjike. Skenarėt e shkatėrrimit shumohen. Ata tė mėhershmit nuk zhdukėn krejtėsisht, por zbutėn, e zvogėlojnė mundshmėrinė e tyre. (Nėse e mbijetojmė goditjen e parė!).

E mbijetuam shekullin 20, por ē'ka mė tej? A ėshtė qėllimi vetėm nė tė mbijetuarit?

A kemi hequr dorė nga qėndrimi nismėtar i kultivimit tė parajsės nė Tokė, promovimit tė civilizimit tė dashurisė.

Nėse gjykojmė sipas krimeve qe nipėrit e homo sapiens-it i bėnė nė shekullin 20, nuk kemi ēfarė tė shpresojmė pas 2000-tės.

Nėse, ndėrkaq, gjykojmė sipas shpresės pėr tė cilėn na mėson besimi nė Zot, edhe pas 2000-tės do tė ketė shumė njerėz qė do tė vdesin nga vdekja natyrore.

O Zot i dashur, bėrė qė njerėzit nė mileniumin e tretė tė lindin me lindje natyrore!

 

Literatura:

  • Dr. Enes Karic, Sa cime to unuci homo sapiensa izlaze 2000. pred dragog Boga, Glansik/VIS-a, Sarajevė, 1999.
  • Muhammed Filipovic, Islam i teror, Sarajevė, 2002.
  • Rasim Muminovic, Ideoloska osnova vrhunskih zala 20. stoljeca, Znakovi Vremena, nr. 2/ Sarajevė, 1997.
  • Rozhe Garodi, Gjallėrimi islamik, Gjakovė, 1991.
  • Zhbigniev Brzhezhinski, Jashtė Kontrollit, Tiranė, 1995.
  • Glasnik VIS-a, 1999.
  • http://www.ver.hr/arhiv/ver2001/Ver2-01/misli.htm

 

 

 


07.04.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .