www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Kosova REPUBLIKĖ

 

 

 

 

Hamdi NUHIJU

 

Ky titull i kėtij shkrimi do tė jetė ngacmues pėr pėrjetuesit e demonstratave tė`81, bile do tė ngacmojė edhe pjesėmarrėsit e luftės sė UĒK-sė, ish-tė burgosurit politik, politikanėt qė kanė jetuar nė ish-sistemin Jugosllav, etj! Por, qėllimi nuk ėshtė qė tė ngacmojmė dhe tė ngjallim mall pėr tė kaluarėn e bujshme dhe tė frikshme, tė ngjallim prapė stres nė mendjet e tyre tė lėvizjes studentore, lėvizjes kombėtare etj! Kėsaj here po inkurajojmė dhe nuk po ngacmojmė, po shprehim gėzim dhe nuk po dėshpėrohemi, edhe pse siē po ecin ditėt, sekondat, ashtu edhe do ecė jeta jonė drejtė pėrfundimit nė kėtė botė. Nuk ka vend pėr t'u mėrzitur nga jeta, kur e dimė se hapėrimi jonė nuk ėshtė i njėanshėm, por direkt e po trumbetohet drejtė pėrfundimeve tė pesė jetėve qė na i dhuroi i madhi Zot.

Ky titull i lyer me gjak ndėr dekada, dekada, si duket po troket drejtė dyerve tė realitetit tė madh. Ėshtė e diela ajo qė na dėshmon njė realitet tė kėtillė. Kuvendi i Kosovės pėr tė dytėn herė do tė shpallė pavarėsinė e saj. Por, kėsaj here e inspiruar nga ana e ideologėve tė mėdhenj kombėtar Sylejman Vokshit, Haxhi Zekės, Ahmet Zogut, Idriz Seferit, Idriz Gjilanit, Hasan Masuricės, Kosova do tė hapėrojė mė sigurt nė planet e saja pėrfundimtare tė pavarėsisė. Miqtė e Kosovės, Turqia, anėtarėt e Konferencės Islamike, Vatikani, SHBA, shumica e shteteve tė Bashkimit Europian, janė njė siguri pėr stabilitetin e Kosovės dhe pėr ardhmėrinė e saj tė ndritshme europiane.

Kjo gjė u dėshmua kėto ditė me agjendėn e ngjeshur tė politikanėve kosovar nė rruzullin tokėsor pėr t'i bindur miqtė e saj se tash ėshtė momenti pėrfundimtar i mėvetėsisė dhe krijimit tė shtetit mė tė ri nė Ballkan. Kjo periudhė e ngjeshur me ngjarje dhe agjenda tė rėndėsishme politike qartėsoi si miqtė poashtu edhe armiqtė e hapur tė Kosovės, ndaj tė cilės Kosova nė tė ardhmen duhet qė tė mendojė se si tė ndėrtojė raporte tė saja diplomatike me to.

Ėshtė e vėrtet se dallimet nė mendime, politika, plane, strategji janė pasuri pėr shoqėrinė njerėzore ashtu siē janė pasuri edhe pėr shtetet dhe kombet e ndryshme nė rruzullin tokėsor. Por, ky konstatim teorik a mund tė realizohet nė praktik si njė objektiv i synuar? Si mund qė dallimet midis Kosovės dhe Serbisė tė jenė pasuri, Kosova tė harmonizojė politikat e saja ndaj minoritetit serb duke i dhėnė mė shumė tė drejta sesa i kanė vet nė Serbi, ndėrsa Serbia e ndryshkur dhe shoviniste ende po aplikon njė politik tė rreptė ideologjike ndaj shqiptarėve dhe Kosovės? Kėtu nuk kemi tė bėjmė me pasurinė qė lind prej dallimeve midis dy kombeve, sepse sikur ta konsideronim kėtė thėnie si tė saktė, atėherė pala serbe duhej qė tė vepronte arsyeshėm dhe pėrfundimisht tė zbus pozicionin e saj ndaj Kosovės sepse nė kėtė formė do tė pėrfitojė edhe vet ajo.

Nė fakt kėtu kemi tė bėjmė me njė diskriminim tė hapur politik nga ana e Serbisė dhe njė frikė e saj euforike qė po ngjallė nė Ballkan. Por, ēdo eufori siē ka fillimin e saj, shumė shpejt i vjen edhe fundi, po frikėsohem, se nga euforia serbe mos po lind njė tragjedi donkishotiane nė Beogradin zyrtar. Sidoqoftė e drejta ėshtė e tillė e mbuluar nėpėr histori e cila pret zbuluesit e saj ta nxjerrin nė pah.

Nė botė ekzistojnė vetėm tri ditė:
-e djeshmja e cila kaloi,
-e sotmja qė po e jetojmė &
-e nesėrmja qė nuk e dimė se a do ta arrijmė.

Prandaj ėshtė e arsyeshme qė kėto ditė t`i kalojmė nė harmoni tė plotė dhe nė bashkėjetesė me krijesat tjera nė rruzullin tokėsor. A ke harruar, filozofi indian Vahiduddin Hani njėherė patė thėnė: "Nėse etja pėr ujė dėshmon nė ekzistencėn e tij( njeriut), atėherė edhe etja pėr drejtėsi dėshmon nė ekzistencėn e tij..." Botės sė padrejtė dhe tė korruptuar ėshtė koha qė t'i thuhet stop njėherė e pėrgjithmonė. Organizimit, mirėqenies ekonomike, stabilitetit politik, social dhe shoqėror duhet t'ia hapim dyert e zemrės sonė.

Pasi mendova se me 17 shkurt 2008 ditė e diel Kuvendi i Kosovės do tė shpallė pavarėsinė, thash me veten, ēka pas pavarėsisė dhe si mund tė jetė dhe duhet tė jetė Kosova nė tė ardhmen?

- njė shtet eksperiment ( si Bolivia , Kolumbia , Venezuela, Etiopia, Eritrea) ku ndikimi i mafisė do tė jetė nė piedestal,
- njė shtet i cili do tė varet ekonomikisht nga Maqedonia dhe Serbia,
- njė shtet kukull vetėm nė emėr dhe pa ndikim nė Ballkan,
Apo ndoshta Kosova nuk duhet tė jetė e kėtillė, por duhet tė synojė qė:
- tė gjenerojė politika tė stabilitetit nė Ballkan duke qenė siguri pėr shqiptarėt e Maqedonisė , Malit tė Zi , Serbisė, Greqisė,
- tė nxisė investimet direkte tė huaja dhe logjikėn sipėrmarrėse brenda vendit qė tė pavarėsohet edhe ekonomikisht nga shtetet fqinje,
- tė krijojė njė klimė miqėsore me tė gjitha vendet nė rruzullin tokėsor,
- tė sigurojė tolerancė fetare ndėrmjet etniteteve dhe religjioneve tė ndryshme,
- tė mos diskriminojė asnjė pjesėtar tė saj dhe tė mos paraqitet e padrejtė nė planin e saj diplomatik ( siē po paraqitet Maqedonia) etj.
Tė shpresojmė nė mė tė mirėn e popullit shqiptar. Ndoshta lutjet e dėshmorėve tanė , nėnave tė dėshmorėve tanė, pėrfundimisht janė pranuar te Zoti i botrave. O Zot bekoje popullin tim. Amin!

 

 

16.02.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .