Kohėve tė fundit dukuria e martesės me vajza tė huaja, tė krishtere apo tjera, pėr te marrė njė nėnshtetėsi tė huaj ėshtė nė hov te madh. Ky kurorėzim kryhet para gjykatėsit por pa pasur martesa asnjė funksion me pėrjashtim te ekzistimit te saj nė letėr. Me njė fjale martesė formale; nuk ka jetė tė pėrbashkėt, por pėr njė shume tė caktuar tė hollash ndonjė vajzė pranon kurorėzimin formal.
Argumentimi i tyre nė kėtė rast ėshtė se ata thonė se kjo nuk ėshtė martesė e njėmendtė, por njė marrėveshje pėr njė interes tė dyanshėm; edhe pėr vajzėn qė pranon njė shumė tė hollash, por edhe pėr mashkullin qė fiton nėnshtetėsinė.
Ēfarė dispozite ka pėr kėtė? A ėshtė e lejuar nė fe kjo gjė? A konsiderohet martese?
Akti i kurorėzimit ėshtė prej akteve mė tė rėndėsishme nė shoqėri ngase ai drejtpėrdrejtė lidhet me krijimin e familjes. Mu pėr kėtė Allahu e ligjėsoi atė qė tė kryhet nė formėn e rregullt dhe mėnyrėn e pranuar pėr tė cilėn edhe ėshtė ligjėsuar e jo tė lidhet kurorėzimi pėr ndonjė qėllim tjetėr. Ndoshta kėtu qėndron sekreti i emėrtimit tė aktit tė kurorėzimit nė fe: "Mithak galidh-besė e fortė".
Disa njerėz lidhin kurorėzimin pėr tė fituar nėnshtetėsinė e gruas apo pėr tė fituar leje qėndrimin nė vendin pėrkatės. Nėse tek dy partnerėt ekziston qėllimi pėr martesė tė pėrhershme dhe tė vėrtetė, por nė kuadėr tė saj edhe fitimi i nėnshtetėsisė apo leje qėndrimit, atėherė kjo ėshtė e lejuar ngase Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė: "Katėr motive nxisin njeriun tė martoje ndonjė grua: pasuria e saj, prejardhja e saj, bukuria e saj dhe feja e saj. Zgjidhe atė qė ėshtė fetare nė daē tė shpėtosh". (Transmetim unanim)
Por, nėse akti lidhet vetėm formalisht atėherė kjo nuk lejohet ngase akti ėshtė lidhur ne mėnyrė tė paligjshme dhe nė kundėrshtim me fenė islame. Pastaj mbi kėtė akt formal radhiten edhe disa dėme tjera, si:
Mos pėrfillja por edhe as mos eliminimi i gjėrave qė rrjedhin prej kėtij akti: Nėse do bėhet grua (bashkėshorte) nėse nuk do nuk behet.
Statut i dyshimte i burrit: Ka grua por qė nuk njeh legjitimitetin e kėtij akti pėr faktin se e beson si formal.
Fėmijėt qe lind kjo grua kanė pėrkatėsi tė kėtij njeriu.
Me njė fjalė, martesa e tillė shkaku i qėllimeve tė pėrmendura, nuk lejohet dhe kurorėzimi nė kėtė formė dhe mbi kėtė bazė ėshtė i ndaluar.
Nga ndalesa nuk bėn pėrjashtim askush pėrveē atij qė jeton nė njė vend ku luftohet feja, persekutohen ithtarėt e saj dhe rrugė tjetėr pėr te adhuruar Allahun dhe shpėtuar nga zjarri i tiranėve nuk ka pėrveē kalimit nė ndonjė vend tjetėr, qė pėr pa berė njė akt tė tille nuk mund tė kalohet assesi. Por, ky hap nuk merret menjėherė, ai vjen nė shprehje kur njeriu tė jap maksimumin e mundit tė tij pėr tė gjetur njė grua me tė cilėn do tė lidhė kurorė tė vėrtetė, edhe nėse diē nga kėto qėllime ekzistojnė nė mendjen dhe zemrėn e tij.
Fetuaja e ka edhe njė pjese ku janė pėrmendur debatet e dijetareve pėr kurorėzimin formal se a llogaritet i vėrtetė dhe a lejohen prej tij gjėrat qė lejohen prej njė kurorėzimi normal?
Shumica e dijetarėve mendojnė se lejohen gjerat e tilla derisa Imam Maliku dhe Imam Shafiu nuk e mendojnė njė gjė te tille. Ata mendojnė se derisa qėllimet nuk janė te ligjshme atėherė akti nuk mund te lidhet fare. Autori i kėsaj pėrgjigjeje, Selman Maxhid, preferon mendimin e dyte, pra mendimin e imamėve, Malikut dhe Shafiut.
Se fundi hadithin: "Tri gjėra, edhe kur janė pėrnjėmend, por edhe kur janė shaka llogariten pėrnjėmend: Kurorėzimi, shkurorėzimi dhe kthimi i gruas (rexh'a)", ...e sqaron se nuk ėshtė i vėrtetė dhe se shume dijetare e kane cilėsuar te dobėt me gjithė rrugėt dhe variantet e ndryshme te transmetimit te tij.
www.denana.com
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
28.02.2008.islamgjakova.net