www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Kuvendi zgjedhor i Kėshillit tė Bashkėsis ė Islame nė Prizren

 

 

 

Faik MIFTARI

 

Nė Prizren me datė 17.01.2008 nė shtėpinė e kulturės nė ora 10.oo u mbajt kuvendi zgjedhor pėr zgjedhjen e Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit me mandat tė ardhshėm katėrvjeēar. Njė javė mė parė, saktėsisht me datė 11.01.2008 nė tė gjitha xhamitė qė gravitojnė nė komunėn e Prizrenit, gjegjėsisht qė i takojnė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit, pas namazit tė xhumasė nga kėshillat e xhematėve tė xhamive u zgjodhėn nga 2 delegatė qė sė bashku me imamin e xhamisė pėrkatėse do tė marrin pjesė nė kuvendin zgjedhor. Edhe pse takimi ishte paraparė tė nisi nė ora 9.30, u vonua pėr gjysmė ore, pėr shkak tė vonesės sė ardhjes gjatė rrugės pėr nė Prizren tė anėtarit tė Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės Ahmet ef.Sadriu. Kuvendi nisi punimet me kėndimin e njė ashereje nga Kur’ani tė cilin e lexoi Hafėz Daud ef.Lezi. Pas tij fjalėn e mori Ahmet ef.Sadriu i cili i njoftoi tė pranishmit delegat tė kuvendit zgjedhor me mėnyrėn e procedimit zgjedhor pėr Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Prizrenit. Pėr kėshillin e Prizrenit zgjidhen gjithsejtė 10 anėtar plus sipas pozitės kryemami e ka vendin e rezervuar sipas normativave ligjore ekzistuese. Nga 10 anėtar tė zgjedhur tė Kėshillit sipas kushtetutės nė fuqi tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės 1 gjegjėsisht 5 anėtar duhet tė jenė me pėrgatitje shkollore profesionale fetare(imam), ndėrsa Kryesia e Bashkėsisė Islame e Kosovės nga radhėt e anėtarėve tė sapozgjedhur tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizreni e zgjedh kryetarin e Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit. Njėkohėsisht zgjidhet kryesia e punės, pastaj bėhet verifikimi i delegatėve, mė tutje zgjidhet komisioni kandidues zgjedhor dhe komisioni verifikues i procesverbalit.

Pėr kryesinė e punės nga 6 anėtarėt e propozuar Shaban Basha, Lutfi Ballėku, Ali Vezaj, Mazllam Mazllami, Eroll Xhaferi dhe Feti Isaku, me shumicė votash u zgjodh kryesia e punės prej tre anėtarėsh nė pėrbėrje: Ali Vezaj, Shaban Basha dhe Lutfi Ballėku, si dhe e kryesoi kryesinė e punės Ahmet Sadriu nga Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, i cili me tė vėrtet me plot guxim, urtėsi, shkathtėsi, menēuri e udhėhoqi dhe me sukses tė shkėlqyeshėm e pėrfundoi Kuvendin zgjedhor nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundur dhe me transparencė tė plotė dhe me parimet e njė demokracie tė mirėfilltė. Me tė vėrtetė ishte alfa dhe omega i Kuvendit zgjedhor nėpėrgjithėsi. Pastaj kaloi nė procesin e verifikimit tė delegatėve, duke lexuar me emėr e mbiemėr tė gjitha delegatėt pjesėmarrės sipas xhematėve tė xhamive pėrkatėse, ashtu qė ishin tė pranishėm gjithsejtė 169 delegatė me tė drejtė vote nė kuvendin zgjedhor. Pas kėsaj delegatėt zgjodhėn komisionin kandidues zgjedhor nė pėrbėrje Daud Lezi, Zaim Qaflleshi dhe Qerim Bajrami me shumicė votash nga 6 anėtarėt e propozuar pėrkatės nė tė cilin ishin edhe Idriz Sertolli, Abdullah Hoxha.

Qė nė fillim u vėrejtėn sugjerime, kritika, propozime, vėrejtje tė ndryshme nga ana e delegatėve tė pranishėm, apo tė ashtuquajtura dy “blloqeve” pėrkatėse qė ishin prezentė nė kuvendin zgjedhor. Por kryesuesi Ahmet ef. Sadriu e menaxhoi si ėshtė mė sė miri,duke mos anuar nga asnjeri “taborr”dhe duke premtuar se do tė pėrmbushen tė gjitha kėrkesat e tė gjithėve dhe se “kokrrat” do tė vendosin se kush do tė zgjidhet pėr anėtar tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar.

Komisioni kandidues zgjedhor u tėrhoq mėnjanė, dhe pas njė gjysmė ore pune dorėzoi listėn prej 20 anėtarėve tė propozuar pėr Kėshillin e Bashkėsisė Islame nė Prizren. Pas marrjes sė listės kryesuesi i punės Ahmet Sadriu i lexoi emrat njė nga njė dhe kėrkoi prej ēdo njėrit kandidat tė prezantohet para delegatėve. Edhe pse lista e propozuar prej 20 kandidatėve, nė tė cilėn komisioni kandidues ėshtė munduar tė bėjė pėrfshirjen e sa mė tepėr xhematėve, ajo prapėseprapė shkaktoi pakėnaqėsi nė mesin e delegatėve tė pranishėm, dhe prej delegatėve u kėrkua tė plotėsohet edhe me emrat tjerė, gjė qė me plot dėshirė e pėrfilli kryesuesi i punės Ahmet ef. Sadriu dhe ju mundėsoi tė gjithė tė pranishmėve qė ishin tė interesuar tė jenė kandidatė tė mundshėm pėr anėtarėt e Kėshillit, tė gjenden nė listėn e kandidatėve. Ashtu qė lista definitive pėr zgjidhjen e anėtarėve tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame arriti nė 45 kandidatė, prej tė cilėve do tė zgjidheshin vetėm 10 kandidatė tė mundshėm. Pas shtypjes sė listave dhe pėrgatitjes sė katėr vendvotimeve pėr votim, u kalua nė fazėn e votimit tė msheftė, ashtu qė kryesuesi i punės ftoi njė nga njė delegatėt prezent, duke ja dorėzuar listėn votuese tė vėrtetuar me vulė tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit, njėkohėsisht duke e regjistruar kandidatin nga lista e verifikuar mė parė prej 169 delegatėve me tė drejtė vote nė kuvendin zgjedhor. Procesi i votimit u krye me plot sukses, pas sė cilės pasoi numėrimi njė nga njė i votave i cili mori bukur shumė kohė dhe zgjati gjer nė ora 17. Pas numėrimit tė votave,doli se vetėm 1votė ishte e pavlefshme, dhe se nga 45 kandidatėt nė listėn votuese shumicėn e votave e morėn kėta 10 kandidatėt e poshtėshėnuar tė cilėt u zgjodhėn anėtar tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar:

 

  1. Daud ef.Lezi................................................70 vota tė fituara
  2. Zaim ef.Qaflleshi.........................................66 vota tė fituara
  3. Safet ef.Hoxha.............................................58 vota tė fituara
  4. Mazllum ef.Mazllumi..................................57 vota tė fituara
  5. Naser ef.Kastrati..........................................55 vota tė fituara
  6. Mervan ef. Berisha.......................................54 vota tė fituara
  7. Lutfi ef.Ballėku............................................49 vota tė fituara
  8. Faruk ef.Ukallo............................................45 vota tė fituara
  9. Reshat ef.Mexhiti.........................................42 vota tė fituara
  10. Taxhudin ef.Ibrahimi....................................40 vota tė fituara
  11. Ali ef. Vezaj sipas pozitės sė kryeimamit aktual tė KBI tė Prizrenit.

 

Procesin e verifikuan me nėnshkrimet e tyre Taxhudin Ibrahimi dhe Abdullah Bajraktari.

Nga kjo listė e zgjedhur tė anėtarėve tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit, Kryesia e Bashkėsisė Islame e Kosovės do tė zgjedh edhe kryetarin e KBI tė Prizrenit nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar. Kėshillit tė ri tė porsazgjedhur tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit ju dėshiroj sukses dhe punė tė mbarė gjatė mandatit tė tyre vijues.


 


17.01.2007

 

23.01.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .