www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Lumturia e vėrtetė nga aspekti islam

 

 

  Prim.dr.med.sc.Ali F. Iljazi

 

Dėshirė dhe qėllim i ēdo njeriu ėshtė tė jetoj nė lumturi nė kėtė rruzull tokėsor. Pikėrisht pėr kėtė qėllim ai pėrpiqet maksimalisht, shkon dhe troket nė dyer tė ndryshme... Pėrkundėr faktit qė jeta e njeriut, ndoshta i ėshtė harxhuar bukur shumė dhe i ka mbetur pak kohė e kėsaj jete, ai edhe mė tej lumturinė e tij e vėshtron si qėllimin e tij mė tė rėndėsishėm dhe dėshirėn mė tė shtrenjtė.

Nė tėrė kėtė, shpirti i tij pa u lodhur e udhėheqė, e kurajon dhe e nxitė, pa marrė parasysh moshėn e tij...

Nuk duhet vlerėsuar si njė tė metė pėrpjekjen e tij qė tė bėhet i lumtur dhe tė ndėrmarr masa tė ndryshme pėr tė arritur lumturinė, sepse nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet qė Pejgamberi, s.a.v.s. ka thėnė: "Besimtari i fuqishėm ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur te Allahu, se besimtari i dobėt, por tek tė gjithė gjendet mirėsia. Pėrpiqu tė arrish atė qė do tė shėrbej, kėrko ndihmė nga Allahu dhe mos u ndal! Nėse diēka tė ndodhė mos thuaj: "Sikur tė bėja kėtė e kėtė, do tė ishte kėshtu! Por thuaj: "Kėtė Allahu i Madhėrishėm e ka pėrcaktuar dhe Ai bėnė atė qė dėshiron" sepse thėnia " sikur tė bėja kėtė", hap dyert e shejtanit.

Pėrkundrazi! Ėshtė e metė e njeriut, pėr shkak tė paditurisė sė tij,mendimit tė keq apo vlerėsimit tė gabuar, tė nxitoj dhe tė pėrpiqet tė realizoj atė qė sjellė dėm, njėkohėsisht duke pasur bindjen qė kjo qė bėnė ėshtė lumturia e tij. Ėshtė e vėrtet gjithashtu kur ai pėrpiqet dhe mundohet ta realizoj atė qė dėshiron, e nė realitet ajo ėshtė esenca e fatkeqėsisė sė tij. Ky i ngjason personit i cili shėrbehet me drogė, duke menduar qė nė kėtė ka gjetur ilaē. Kjo gjendje dominon te shumica e njerėzve.

Tė gjithė njerėzit anojnė kah arritja e lumturisė, mirėpo, nuk dinė kah cila rrugė tė nisėn, nė cilat dyer tė trokasin. Nė pėrpjekjet pėr tė realizuar qėllimet e tyre, ata mbesin tė hutuar, nė vendnumėrim tė vetmuar dhe bredhin derisa tė arrijė Dita, kur do tė deklarojnė: "O Zoti ynė, ne na patėn mundur tė kėqijat (u dhamė pas epsheve tė dynjasė) dhe si tė tillė ishim popull i humbur!" ( El Mu'minun,106)

Ka edhe njerėz te tillė qė lumturinė e tyre e kėrkojnė nė pasuri, mė pastaj nė famė dhe pozitė, disa e kėrkojnė nė kėnaqėsitė epshore tė stomakut dhe organeve seksuale, e ka edhe tė tillė qė lumturinė e shohin nė turizėm dhe udhėtim...

Tė gjitha kėto,vėrtet janė begati tė kėsaj bote, pėr ēfarė Allahu i Madhėrishėm thotė: "Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmėve, ndaj grave, ndaj djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote." ( Ali Imran, 14)

Duke marrė parasysh qė nė mesin e njerėzve ekzistojnė aq shumė kundėrthėnie nė hulumtimin e lumturisė, e kemi obligim tė arsyeshėm qė ta bėjmė njė pyetje shumė interesante dhe tė rėndėsishme e cila ėshtė: Si dhe nė ēfarė mėnyre njė rob i Allahut njehė se e ka arritur lumturinė, gjegjėsisht cilėt janė shenjat dhe orientimet nė mes tė cilave mund tė bėhet dallimi nė mes personit tė lumtur dhe tė palumtur? Kjo, pėr arsye se shumė njerėz pėrpiqen dhe japin mund tė madh, duke menduar se janė nė rrugė tė drejtė, por nė fund mbesin tė dėshpėruar thellė dhe pa shpresė.

Pas pėrpjekjeve tė mėdha tė tyre, nė rrugėn e arritjes sė lumturisė personale shumica e njerėzve binden se kėto kanė qenė rrugė tė humbjes sė tyre. Mė nė fund binden se janė kėnaqur nė afat tė shkurtėr kohor, qoftė edhe nėse nė ato momente kanė qenė tė lumtur, pėrfundimi i tyre ėshtė pendimi!

Nėse vėrtet dėshiron tė njohėsh cilat janė shenjat e rrugėtimit tė vėrtet nė tė cilėn hapėrojnė tė lumturit, atėherė mendo pėr fjalėt e Ibnul-Kajjimit, Allahu e mėshiroftė: "Nė shenjat e lumturisė dhe suksesit, bėnė pjesė ajo qė robi, sa herė qė i rritet dituria e tij, i rritet edhe modestia dhe dhembshuria e tij; sa herė i rritet mosha e vjetėrsisė, i zvogėlohen dėshirat e tij; kurdo qė i rritet pasuria e tij, i rritet bujaria e tij; kurdo qė i rritet vlera dhe fama e tij nė mesin e njerėzve, i rritet afėrsia e tij ndaj njerėzve, shėrbimi ndaj nevojave tė tyre dhe modestia".

"Nė shenjat e fatkeqėsisė sė njeriut bėnė pjesė : kurdo qė i rritet dituria, rritet kryelartėsia e tij; kurdo qė i rriten veprat e mira tė tij, rritet vet lavdėrimi i tij, narcizoidmi dhe krenaria me vet vetėn; kurdo qė i rritet mosha, rriten dėshirat e tija; kurdo qė i rritet pasuria, rritet koprracia e tij; kurdo qė i rritet vlera dhe fama te njerėzit i rritet mendjemadhėsia e tij.

Kėto gjėra janė sprovė pėr njerėzit nga Allahu i Madhėrishėm. Nė bazė tė kėtyre disa njerėz bėhen tė lumtur, e disave ju bėhet ilaē!"

Imam Ibnul- Kajjimi gjithashtu ka thėnė: "Lumturia arrihet me tre gjėra: me falėnderim nė begati, durim nė sprova dhe pendim nė mėkate!" Gjithashtu ka thėnė: "Dashuria ndaj diturisė ėshtė shenjė e lumturisė, ndėrsa urrejtja ndaj saj ėshtė shenjė e fatkeqėsisė."

Dhe nė fund pasi i qartėsuam shenjat e lumturisė, secilit i mbetet qė tė bėjė njė pauze tė sinqertė me shpirtin e tij dhe tė mendoj pėr fjalėt e kėtij dijetari: "Athua ai, vėrtet ecė rrugės sė drejtė e cila i sjellė lumturi, ose ėshtė fatamorgan e cila nga largėsia e shkretėtirės i duket oazė me ujė?!"

 

 

 

24.04.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .