Rrahman FERIZI
"Mos u shoqėro me ata njerėz tė cilėt qėllim tė jetės e kanė vetėm fitimin e kėsaj Bote" (Fjalė e urtė)
Nga kėndvėshtrimi religjioz shoqėria ėshtė natyrshmėri njerėzore dhe tė gjithė njerėzit lindin tė prirė pėr t'u shoqėruar dhe ndihmuar mes veti.
Shikuar nga ky kontest njeriu lind dhe jeton me afinitet dhe magnetizim social, biologjik, filozofik, psikologjik dhe etik, tė gjitha kėto antena valorizojnė dhe pasqyrojnė fatin e njeriut nė veēanti dhe te mbarė Njerėzimit nė pėrgjithėsi.
Njeriu nga natyra dhe intelekti i tij thirret tė njohė, besoj dhe adhuroj Krijuesin e Tij absolut, si dhe tė krijoj raporte tė mirėbesimit, mirėkuptimit dhe solidarizimit me njerėzit tjerė, pa dallim race, religjioni apo nacionaliteti.
Duke njohur gradualisht fenomenet dhe ligjet e jetės, ai i koncepton dhe regjistron nė ndėrgjegjeje, pėr t'i jetėsuar dhe manifestuar gjatė jetės sė shkurtėr tė tij.
Kėto raporte zakonisht ndėrtohen nė suaza tė lidhjeve familjare-shoqėrore, profesionale apo ideore, varėsisht se si pėrvetėsohen dhe si pasqyrohen ato raporte, ashtu manifestohen edhe gjatė rrugėtimit tė tij jetėsor me batica dhe zbatica tė paparashikueshme.
Historia ka treguar se kurdoherė qė janė ndėrtuar "ura" tė shoqėrimeve nė frymėn e besimit dhe idesė sė lartė Hyjnore, ato kanė qėndruar nė stuhitė e kohės sado tė furishme tė kenė qenė ato, dhe kurdoherė qė janė ndėrtuar raporte mbizotėruar nga egoizmi dhe subjektivizmi personal ato janė tronditur dhe shpėrndarė si retė para rrufesė.
Duke u ballafaquar mes shume frontesh, dhe furtunash padyshim se kėrkohet ri definim i raporteve sė pari mes nesh dhe Krijuesit tė Gjithėmėshirshėm, mes nesh dhe Njerėzve tjerė nė pėrgjithėsi dhe mes shoqėrisė sė mirė nė veēanti, kurdoherė qė e vėmė vetėn nė kandarin e kėtij vetauditimi do tė zvogėlojmė plasaritjet tė cilat mund tė shndėrrohen nė hendek nė tė cilin mund tė biem pavėrejtur.
Nga porositė tė cilat i ka regjistruar Historia dhe i ka provuar natyra njerėzore padyshim se vlen tė pėrmendet edhe kjo; "Mos u shoqėro me ata njerėz tė cilėt qėllim tė jetės e kanė vetėm fitimin e kėsaj Bote" (Fjalė e urtė)
Kjo maksimė krijon vijė tė kuptimit tė raporteve ndėr njerėzore duke kultivuar humanizmin dhe idealizmin, sakrificėn dhe krenarinė, kuptimin e kėsaj dhe botės tjetėr dhe vlerėsimin e merituar tė tyre.
"Sikur kjo botė tė ishte nga ari e bota tjetėr nga balta do ta zgjedhja botėn tjetėr pėr shkak tė amshimit tė sajė" (Fjalė e urtė )
"Mundohu pėr kėtė Botė sikur gjithmonė tė jetosh nė tė, por mendo pėr botėn tjetėr sikur nesėr ke me vdekur" Profeti Muhammed Paqja dhe Mėshira e Zotit qoftė mbi tė.
19.02.2008.islamgjakova.net