www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Modestia dhe kursimi

 

 

 

 

Prim.dr.sc.med.Ali F. Iljazi

 

Njeriu gjatė jetės mund tė pėrballet me njėrėn prej katėr gjendjeve: begati, vėshtirėsi, sprovė dhe mėkate.

Kur njeriu gjendet nė begati i furnizuar me dhunti (nimete), nė kėtė duhet falėnderuar. Kur pėrballet me vėshtirėsi dhe sprova duhet duruar dhe kur gjendet nė gjendjen e mosbindjes dhe mėkateve duhet pastruar mėkatet e tija me pendim dhe kėrkim falje. Robi i cili vepron kėshtu me siguri do t'i afrohet Allahut dhe do tė arrijė pėrfundim tė dobishėm nė secilėn prej kėtyre gjendjeve. Nėse nuk vepron kėshtu, secila gjė qė i ndodhė, qoftė e ėmbėl apo e ithėt, do tė jetė shkas i shkatėrrimit dhe dėmit tė tij.

Shėndeti dhe sėmundja ju kanė dhėnė robit pėr t'ia lidhur zemrėn e tij me Allahun e madhėrishėm. Pasuria dhe varfėria janė shkas (sebeb) pėr hyrjen e tij nė Xhenet. Suksesi dhe mossuksesi janė tė pėrcaktuar pėr tė arritur njohuri dhe sjellje tė bukur (edeb). Ēdo gjė qė i ndodhė njeriut ka njė urtėsi dhe qėllim tė caktuar. Me rėndėsi ėshtė qė tė gjitha gjėrat tė shikohen me sytė e zemrės.

Nė realitet, ėmbėlsirėn dhe ithtėsin e secilės punė ndien zemra. Zemrat qė kanė gjetur bukurinė me Allahun e madhėrishėm nė ēdo gjė kėrkojnė njė bukuri, bile edhe nėse shijojnė diēka tė ithėt. Zemrat e nxira pėr shkak tė mėkateve nuk ndiejnė ėmbėlsirė nė asgjė.

Ibrahim b. Edhemi, Allahu e mėshiroftė ishte nisur kėmbė nė vizitė Qabesė. Nė rrugė takon njė njeri duke kalėruar nė kalė. Kalorėsi e pyeti: "O plak, ku je nisur?" Ibrahim b. Edhemi i tha: "Po shkoj me vizituar shtėpinė e Allahut!".Kalorėsi i tha: "Si je nisur nė njė udhėtim kaq tė gjatė pa mjete kalėruese?" Ai iu pėrgjigj: "Unė kam shumė mjete kalėrimi!" "Po ku i ke, nuk po shohė asgjė!" tha kalorėsi. Ibrahimi u pėrgjigj: "Kur mė ndodhė diēka e pakėndshme, do tė kalėroj durimin. Kur mė vie begatia, kalėroi falėnderimin. Kur mė ndodhė ndonjė sprovė, do tė kalėroj kėnaqėsinė, ndėrsa kur nefsi mė fton nė mėkat, mendoj edhe sa pak jetė mė ka mbetur dhe ndalem nga mėkati." Kur kalorėsi dėgjoi kėto fjalė tha: "Betohem nė Allahun, ti qenke kalorės i vėrtet, ndėrsa unė kėmbėsor!

Ne me mend nuk mund tė gjykojmė ēfarė ėshtė mirė, e ēfarė dėm. Ky gjykim i takon vetėm Allahut. E bukur ėshtė ajo qė Allahu i madhėrishėm e ka definuar tė bukur, ndėrsa e keqe ajo qė Ai e ka definuar. Andaj mendja duhet tė bindet dhe tė pasoj Shpalljen e Tij. Sikur gjykimet t'i sjellin mendjet njerėzore, disa do tė thonin: "E bardhė" e disa tjerė:"E zezė", dhe do tė bėhej ērregullim nė mes njerėzve.

Pėrveē kėsaj, duhet ditur ēfarė ėshtė sprovė (mugibet),e ēfarė mosbindje dhe mėkate (ma'sijjet). Sprovė ėshtė secila vėshtirėsi (bela) e cila na godet jashtė zgjedhjes dhe dėshirės sonė, ndėrsa mosbindje janė tė gjitha mendimet dhe punėt qė janė tė ndaluara. Me njė fjalė quhen ndalesa (haram). Tė gjitha gjėrat e shėmtuara nė kėtė botė janė ato tė ndaluarat (haram).

Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr sprovat qė na godasin, por jemi pėrgjegjės pėr haramet qė i bėjmė. Ai i cili nė fatkeqėsi humbė tėrė familjen, nė kėtė nuk ka pėrgjegjėsi. Mirėpo ai i cili e mėson familjen e tij nė gėnjeshtra dhe pluhurin e mėkateve, ai bartė pėrgjegjėsi. Punėt e kėqija nuk do tė jenė tė mira edhe pse nijeti ka qenė i mirė. Mirėpo, pa nijet tė mirė, as punėt e mira nuk janė tė mira. P.sh. alkooli me nijet tė mirė nuk bėhet hallall. Gjithashtu, namazi i cili falet me nijet tė keq p.sh. pėr tė fituar myshterinj mė shumė, nuk ėshtė vepėr e mirė.

Nėse robi bėhet i pa bindur pėr shkak sprovave qė e godasin, kėto sprova janė tė dėmshme pėr te. Mirėpo nėse duron,ato bėhen begati pėr tė cilat do tė gėzohet. Secila vėshtirėsi, nė realitet paralajmėron lehtėsi. Ēdo humbje mund tė jetė fillim i suksesit tė rinj. Allahu i madhėrishėm na ka lajmėruar qė pas ēdo vėshtirėsie vie lehtėsia. Na ka lajmėruar se shumė gjėra qė nuk i duam nė realitet janė tė mira pėr ne. Dėm i vėrtet ėshtė ajo punė pėrfundimi i sė cilės ėshtė i keq dhe robin e udhėheqė nė shkatėrrim.

Allahu i madhėrishėm falė atė qė kėrkon falje, udhėzon atė qė kėrkon udhėzim, jep qetėsi (rahati) ai qė kėrkon shėndet, jep begati atij i cili kėrkon furnizim, largon nga Xhehenemi atė qė kėrkon shpėtim nga zjarri, e fuqizon me rahmet dhe udhėheqė nė Xhenet atė i cili kėrkon kėnaqėsinė e Tij.

Modestia dhe maturia janė dy thesare tė mėdha. Kėto ju nevojitėn mė shumė tė pasurve se sa tė varfėrve. Modestia (kana'at) d.m.th. me e ditur masėn, me qenė i kėnaqur me atė qė kalon nevojat reale, me qenė i kėnaqur me furnizim tė pakėt, nė begati me e ruajt humanitetin, mos me u frikėsuar pėr shaka tė pasurisė sė pakėt, dhe mos me u kryelartėsuar pėr shkak tė pasurisė sė madhe.

Maturia (iktisad) d.m.th. me qenė i baraspeshuar nė ēdo punė, me u sjellė me maturi, me iu pėrmbajtur rrugės sė drejtė, me u larguar nga shkapėrderdhja dhe ruajtur nga koprracia.

Maturia ėshtė e kundėrta nga shkapėrderdhja (israf). Shkapėrderdhėsi ėshtė njeri i cili nuk ka masė dhe i cili nuk njehė realitetin e tij, as edhe vlerėn e pasurisė sė tij. Pėr kėtė padituri tė tij ai ēdo gjė qė posedon e mendon tė pavlerė, dhe harxhon pėr kėnaqėsi. Shkapėrderdhja ėshtė cilėsi e shejtanit. Andaj shkapėrderdhėsit janė vėllezėr tė shejtanėve dhe bashkudhėtar tė tyre. Shkapėrderdhje nuk ėshtė vetėm harxhim i tepruar i pasurisė. Shkapėrderdhės ėshtė secili qė kot i harxhon vlerat e tija shpirtėrore dhe materiale, ai i cili tejkalon kufirin e tė lejuarės dhe hynė nė gjėra tė ndaluara (haram) me gjuhėn e tij, sytė, mendimet, dėshirat etj. duke harxhuar me kėtė kohėn dhe tė hollat e tij. Gjuha, e cila flet gėnjeshtėr, nė realitet shkapėrderdhė dhe harxhon kot fjalėt e tija. Ai i cili shikon njerėzit me zili dhe nėnēmim, kot shkapėrderdhė shikimet e tij. Jeta e cila harxhohet nė harame dhe argėtim, ėshtė shkapėrderdhje. Dashuria e cila harxhohet pėr kėnaqėsinė e epsheve shtazarake, ėshtė kotė e harxhuar dhe e shkapėrderdhur.

Kur flitet pėr shkapėrderdhjen, njerėzit kryesisht mendojnė qė bėhet fjalė pėr hedhjen e bukės apo tė gjellėve nė mbeturina. Natyrisht, edhe kjo ėshtė shkapėrderdhje. Mirėpo shkapėrderdhje e vėrtetė ėshtė harxhimi i ushqimit, tė futur nė organizėm me dhunė dhe pėrbuzje.

Pangopėsia ėshtė sėmundje e zemrės, e jo e stomakut. Zemra frikėsohet pėr shkak tė furnizimit e jo stomaku. Ai i cili nuk mund tė lirohet nga sėmundja e shkapėrderdhjes dhe pangopėsisė nuk do tė jetė i lirė, nuk do tė gjen qetėsinė dhe tė lirohet nga frika pėr shkak tė furnizimit. Sepse sytė e atij qė ėshtė i pakėnaqur me atė qė posedon nuk mund tė ngopet me dynjanė. Njė i tillė digjet nga dėshira pėr tė arritur pasuri, e pastaj shet dinjitetin e tij dhe nderin pėr shkak tė pasurisė. Kur arrin atė qė dėshiron atėherė e kaplojnė brengat si ta ruan atė qė ka arritur.

Me qenė i kėnaqur me atė qė ke, ka tė bėjė me ushqimin, e jo me punėn. Puna ėshtė obligimi pėrhershėm i tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, ndėrsa ushqimi ėshtė nevojė e pėrkohshme. Besimtari punon shumė, por harxhon pak. Tepricėn e fitimit ju ndanė atyre qė ju nevojitet ndihma. Besimtari shumė fiton pėr tė ndihmuar nė rrugėn e Allahut. Nuk ėshtė bujari qė njeriu tė harxhon mė tepėr se sa janė mundėsit e tij. Bujar ėshtė ai i cili kėnaqet me pak,por nuk njeh kufijtė nė ndihmesėn e tjerėve dhe nuk mėrzitet nė ndarjen e pėrhershme nė rrugėn e Allahut. Njerėzit bujar janė tė lumtur, tė cilėt Pejgamberi, s.a.v.s.i ka pėrshkruar nė kėtė mėnyrė: "Besimtari i vėrtet nuk mund tė ngopet me bėrjen e mirėsive pėrderisa nuk hynė nė Xhenet". (Tumidhiu, Ilm,19 )

Dy principe themelore tė shpėrdorimit nė ekonominė familjare Pejgamberi s.a.v.s. i ka definuar nė kėtė mėnyrė:

"Ai i cili harxhon me maturi nuk do tė ketė vėshtirėsi nė mbajtjen e familjes". (Ahmedi, Musned,1/447; Taberaniu, El kefir, nr.10118; Hejthemi, Mexhmeuz-zevaid, 10/252)

"Ju kėshilloj kėnaqėsi me atė qė keni sepse vėrtet nė te ka thesar qė nuk mund tė harxhohet". (Taberani, El Evzat, nr.6918; Hejthem, Mexhmeuz-zevaid,10/256)

Pėrkujtojmė kėshillat e Pejgamberit,s.a.v.s. tė cilat janė ilaē pėr dhembjet e njerėzve nė ēdo kohė:

"Pasuria nuk ėshtė nė shumicė,por pasuri e vėrtetė ėshtė pasuria e zemrės". (Buhariu, Rikak,15; Muslimi, Zekat,120; Tirmidhiu, Zuhd, 40)

"Bėhu i kėnaqur me ndarjen e Allahut, dhe do tė jesh mė i pasur ndėr njerėzit". (Tirmidhiu, Zuhd, 2)

"Atij i cili e ka brengė Ahiretin, Allahu nė zemrėn e tij e vendos pasurinė, ia pėrmirėson gjendjen e tij dhe ia bėnė qė kjo botė t'i vie e lehtė. Atij tė cilit e vetmja brengė i bėhet kjo botė, Allahu ia bėnė qė varfėria t'i jetė gjithnjė para syve, ndėrsa gjendjen e tij ia bėnė tė keqe. I tilli nuk mund tė vendos rend (nė jetėn e tij) ndėrsa nga kjo botė nuk do t'i vij pėrveē ajo qė i ėshtė pėrcaktuar". (Tirmidhiu, Kijame,30; Ibn Maxhxheh, Zuhd, 2; Ibn Hibban El-Ihsan,nr. 68o)

Historia ėshtė dėshmitare qė shkapėrderdhėsit nė jetėn e tyre nuk mund tė jenė tė kėnaqur, dhe gjithnjė kėrkojnė mė tepėr. Shpirtin e tij nuk mund t'ia ngopin as gjėrat e ndaluara, pėrkundrazi e sjellin nė kriza tė ndryshme.

Pas kėtyre, ai mendon pėr vetėvrasje. Kėrkon ndihmė nė alkool dhe substanca narkotike. Kėrkon kėnaqėsi tė veēanta qė nuk mund t'i gjejė. Kjo quhet krizė e njerėzimit. Nė kėtė krizė pėr njeriun me rėndėsi janė parat, pasuria, materia... Feja lihet anash. I jepet pėrparėsia pasurisė. Krenaria dhe dinjiteti shiten pėr pasione. Hadithi vijues fletė shumė qartė pėr njeriun qė ka mend:

"Kush zgjohet i sigurt nė pasurinė e tij, i shėndosh nė trup dhe ka ushqim pėr atė ditė sikur me qenė e tėrė bota e tij". (Tirmidhiu, Zuhd, 34;Ibn Maxhxheh, Zuhd, 9; Buhariu El-debul-mufred, nr. 300 )

Bujari i shquar, Hatem Tai, me njė rast kishte pėrgatitur njė ceremonitė madhe pėr mysafir. Kishte therė dyzet viēa dhe pėr tė gjithė tė ftuarit kishte pėrgatitur dhurata tė veēanta.

Nė tė njėjtėn ditė doli nė qytet dhe nė rrugė hasi njė plak i cili ishte i kėrrusur nga barra qė e barte mbi shpinė. Hatemi e ndali dhe i tha: "O njeri, a nuk e njeh Hatem Tain? Ai sot pėrgatitė njė ceremoni me dhurata pėr shumė njerėz. Shko atje merr ēfarė dėshiron dhe mos u lodhė me kėto thera qė nuk vlejnė as pesė para!" Plaku iu drejtua Hatemit:"Kėto thera i bartė me krenari dhe dinjitet. Pėrderisa i bartė kėto, nga balli im rrjedhė djersa, por nuk e shesė dinjitetin tim pėr asgjė. Unė nuk shkoj te Hatem Tai pėr shkak tė stomakut, dhe pėr shkak tė mirėsisė sė tij nuk e humbas lirinė time!"

Hatem Tai mbeti i mahnitur me fjalėt e plakut dhe kur e pyetėn njėherė kush ėshtė mė bujar dhe fisnik se ti, u pėrgjigj:"Kam takuar njė plak i cili barte dru dhe nuk qante kokėn pėr ftesėn time. Ai, vėrtetė ishte mė bujar dhe mė i mirė se unė."

Shkapėrderdhja shkakton lakmi, ndėrsa nga lakmia shkaktohen tre pasoja tė dėmshme:

1. Njeriu lakmitar nuk mund tė jetė i kėnaqur me atė qė ka. Moskėnaqėsia e tij shkatėrron dėshirėn e tij pėr punė, e nxitė nė ankime tė pėrhershme, nuk falėnderon dhe e bėnė pėrtac. E nxitė tė kėrkoj fitimin e shpejtė dhe tė lehtė nė punėt qė janė tė ndaluara (haram), dhe e largon nga gjėrat e lejuara (hallall). Nė kėtė rrugė njeriu sakrifikon krenarinė dhe dinjitetin e tij.

Nė shoqėritė shkapėrderdhėse numri i harxhusve vazhdimisht rritet, ndėrsa numri i prodhuesve zvogėlohet, kėshtu qė prodhimtaria dhe degėt e saja qė sigurojnė ekzistencėn e popujve ndalėn sė funksionuari.

2. Rezultati pėrfundimtar i lakmisė ėshtė perėndimi dhe shkatėrrimi. Askush nga qeniet e gjalla nė tėrė universin nuk kanė gjetur lumturin dhe qetėsin nė lakmi.

3. Lakmia pėr pasuri shkatėrron sinqeritetin e njeriut, e bėnė hipokrit dhe e zgjon tek ai ndjenjėn e vetėparaqitjes dhe koprracinė. Me rėndėsi ėshtė tė njihen kėto pasoja tė lakmisė, sepse me kėtė sėmundje nuk ėshtė e mundur tė adhurohet si duhet Allahu i madhėrishėm. Lakmia pėr pasuri, famė,pozitė, e bėnė njeriun rob tė tjetrit, e ky ėshtė shkatėrrim i vėrtetė. Maturia (iktisad) nė harxhim dhe kėnaqėsia me atė qė posedon (kana'at) e bėjnė zemrėn e njeriut tė qetė dhe tė lumtur, e kjo ėshtė e nevojshme pėr kryerjen e ibadetit si duhet.

Pra, lumturia nuk ėshtė nė pasuri tė shumtė, por nė kėnaqėsinė e asaj qė ke.

Se ēfarė ėshtė natyra e njeriut mė sė miri e tregon hadithi nė vijim:

"Sikur njeriu t'i ketė dy lugina me ar do tė dėshironte edhe njė. Epshin e tij nuk mund ta ngopė pėrveē dheut, ndėrsa Allahu pranon pendimin (teuben) e atyre qė pendohen!"

Allahu i madhėrishėm nga dashuria e Tij i bėnė tė pasura zemrat e robėrve tė cilėt pendohen dhe orientohen kah Ai. Zemra e pasur me Allahun ėshtė e lirė. Kur ka- falėnderon, kur ngushtohet- me durim pėrballon vėshtirėsitė dhe i drejtohet Allahut. Nė kėtė mėnyrė gjen qetėsinė dhe lumturinė.

Isai a.s. kaloi pranė njė njeriu tė verbėr, i palėvizshėm i kapluar nga lebra. Pėr deri sa qėndronte i paralizuar dhe pa ndihmė, njeriu thoshte: "E falėnderoj Allahun i cili mė shpėtoi, nga sėmundja e cila i ka goditur shumė njerėz." Isai a.s. i tha: "O njeri, nga cila sėmundje tė ka shpėtuar Allahu, qė e falėnderon?" Njeriu i tha: "O i Dėrguar i Allahut, mua Allahu mė ka mundėsuar qė ta njohė dhe nė zemrėn time e vendosi besimin, njohurinė dhe dashurin ndaj Tij. Andaj, sa i pasur jam dhe nė gjendje kaq tė bukur ndaj atyre qė nė zemrėn e tyre nuk kanė dritėn e besimit (Iman it)?!" Isai a.s. i tha: " E ke thėnė tė vėrtetėn! Ma jep dorėn tėnde!" Njeriu zgjati dorėn ndėrsa Isai a.s. drejtoi lutje pėr te. Pas kėsaj njeriu u shėrua tėrėsisht, ndėrsa fytyra dhe trupi ju bėnė tė pastėr e tė bukur. Pastaj u bė shok i afėrt me Isain a.s.dhe sė bashku bėnin ibadet.

Imani (besimi) dhe shėndeti(afijet) janė begatit mė tė mėdha nė kėtė botė pėr njė njeri. Por, gjithashtu begatia mė e ēmuar ėshtė imani. Secili besimtar duhet me kujdes ta ruaj margaritarin e imanit duke e menduar si gjėnė mė tė vlefshme, sepse imani ėshtė "biletė" pėr Xhenet dhe garanci pėr lumturi tė pėrhershme. Njeriu pa iman nuk ėshtė asgjė, pėrveē njė grumbull eshtrash dhe mishi.

Pra, dynjaja secilit i ėshtė dhėnė nė shėrbim. Pėr dikė ai ėshtė mjet me tė cilin arrin mėshirėn e Allahut, e pėr dikė shkak i dėnimit tė tij. Nuk ėshtė fajtore dynjaja, por ata qė e shfrytėzojnė. Le tė dėgjojmė me vėmendje versetet e Kur'anit fisnik :

"Kush ėshtė qė e ka pėr qėllim vetėm kėtė botė, Ne atij qė duam i japim nė tė aq sa duam, e pastaj atij i bėjmė tė hyjė nė xhehenem i nėnēmuar, i pėrbuzur. E kush ka pėr qėllim botėn tjetėr, duke qenė ai besimtar, pėrpiqet pėr tė ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do tė jetė i pranishėm (tė Zoti). Ne secilit atyre edhe atyre i japim nga tė mirat e Zotit tėnd dhe dhėnia e Zotit tėnd nuk ėshtė e kufizuar". (El Israė,18-20)

Njohėsit e vėrtet tė Allahut tė Madhėrishėm nga Ai kėrkojnė kėnaqėsinė e Tij. Tėrė jetėn presin nė derėn e Tij pėr t'u pranuar. Pėr kėtė qėllim tė sakrifikojmė ēdo gjė. Dhe ēdo gjė qė bėjmė pėr Allahun, pėrpjekjen e tyre e shohin tė vocėrr duke thėnė "Pak kemi bėrė".E pastaj me pėrulėsi i ngritin duart duke ju drejtuar me lutje tė sinqertė:

"O Zoti ynė, ne nuk tė falėnderojmė dhe tė lartmadhėrojmė ashtu si e meriton Ti! Ti je i Lartė dhe i Madh ashtu si e ke pėrshkruar vetėn Tėnde!"

Secili duhet pėrcaktuar qėllimin qė ka nė kėtė botė, duhet pėrcaktuar dhe pėr kėnd pėrpiqet. Duhet, saktė tė precizoj Kiblėn e zemrės sė tij. Nėse zemrėn e lidhė me Allahun e madhėrishėm atėherė sytė e kėrkojnė nė ēdo gjė. Ai i cili e kėrkon Atė, do ta gjejė. Ndėrsa ai i cili e gjen, do ta shpėtoj.

 

 

 

 


28.03.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .