Alma Mile
Pesė herė nė ditė, muezinėt thėrrasin ezanin nė xhami. Zėrat qė vijnė prej minareve nuk janė tė regjistruar. Nė ēdo xhami ka njerėz tė caktuar qė me anė tė zėrit, ftojnė besimtarėt nė shtėpinė e Zotit. Paguhen fare pak, por i besojnė shpėrblimit hyjnor. Andi Qinami e Shaban Saliaj tregojnė eksperiencat e tyre
"Selam Aleikum!"- "Aleikum Selam!". Besimtarėt pėrshėndesin pėrzemėrsisht njėri- tjetrin. Heqin kėpucėt, pastrohen dhe ulen nė gjunjė mbi tapetin e shtruar dhe pėshpėritin nėn zė lutjen drejtuar Allahut. Vijnė ēdo ditė aty, sapo dėgjojnė thirrjen e muezinit, ezanin. Ata i dinė shumė mirė oraret, tashmė ka edhe kalendarė me orėt e sakta, por thirrja pėr ta ėshtė njė moment i shenjtė. Ėshtė kjo kėmbana e tyre, qė bie ēdo ditė, 5 herė. Njė zė i gjallė, qė shumėkush nė Tiranė e mendon se ėshtė i regjistruar. E vėrteta ėshtė qė pranė ēdo xhamie ka nga njė myezin. Kėshtu quhen njerėzit qė ftojnė besimtarėt tė falen. Vjen nga fjala "thirrje", ashtu sikundėr edhe fjala ezan. Caktohen nga Komuniteti Mysliman. Njė arsye pse njerėzve u ėshtė krijuar ideja qė ezani ėshtė i regjistruar lidhet me faktin, qė ndryshe nga shumė vite mė parė, muezinėt nuk ngjiten mė majė minareve pėr tė bėrė thirrjen. Tashmė teknologjia ka avancuar. Mjafton njė mikrofon dhe njė altoparlant, pėr tė pėrcjellė nė tė katėr anėt thirrjen e Zotit. "Fetarisht nuk ėshtė e kėshillueshme qė ezani tė jetė i regjistruar. Kush thėrret ezanin ka njė shpėrblim nga Zoti", - thotė Imami i Xhamisė sė Tabakeve, Elvis Naēi. Ndryshe nga ē'mund tė mendohet, muezinėt janė besimtarė tė zakonshėm, me tė vetmen dhunti, atė tė zėrit. "Ėshtė e rėndėsishme qė tė kenė zė tė bukur, pasi ka ndikim mė tė madh tek njerėzit", - thotė Naēi, ndėrsa shpjegon se nuk ėshtė e nevojshme qė tė ketė njė formim fetar tė madh. Edhe pse njė ndėr njerėzit mė tė rėndėsishėm tė xhamisė, muezini ėshtė i veshur si ēdo qytetar tjetėr i Tiranės. "Profeti thotė qė kur tė shkojmė nė lutje tė jemi tė veshur bukur dhe pastėr. Nuk na thotė tė vishemi si arabėt, apo nė ndonjė formė tjetėr", - thotė Imami i Xhamisė sė Tabakeve. Andi Qinami ėshtė muezini i caktuar nga Komuniteti, pėr xhaminė e Tabakeve. Ėshtė 27 vjeē. I veshur si ēdo bashkėmoshatar i veti, me xhinse, njė pulovėr bojėqielli e njė xhup blu. Nuk ka mjekėr tė gjatė. Flokėt i ka tė prera fare shkurt dhe mban njė kapuē. "Ka qenė nė Haxh pėr Bajram", - shpjegon Imami, duke "justifikuar" flokėt e shkurtėr tė muezinit. Prej 7 vjetėsh Andi thėrret "zyrtarisht" ezanin 5 herė nė ditė, ndėrsa ka filluar ta thėrrasė shumė herėt. Pėrgjithėsisht ndodhet nė xhami 15 minuta mė herėt. Thotė se nuk i duhet ndonjė "stėrvitje" zėri, por kryen tė gjitha ritet e caktuara. Merr abdes dhe falet. "E kam pranuar Islamin shumė vite mė parė, gati 15 vjet mė parė. Atėherė kishte shumė pak djem tė rinj qė vinin nė Xhami. Atėherė fillova edhe tė provoj tė thėrras ezanin", - tregon Andi, i cili rrjedh nga njė familje e vjetėr myslimane tiranase, por qė si ēdo familje shqiptare e pati tė pamundur tė praktikonte besimin. Jo vetėm Imami, por edhe besimtarėt qė frekuentojnė kėtė xhami, thonė se ai ka zėrin mė tė bukur nė Tiranė. I ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht kėsaj pune, edhe pse paguhet shumė pak. Thotė se ėshtė e pamundur qė ta bėsh kėtė punė mirė e tė merresh edhe me diēka tjetėr. Paguhet vetėm 5 mijė lekė tė reja, por Andi thotė se falė kėsaj pune ka marrė shumė shpėrblime nga ana e Zotit. Imamėt e xhamive e pranojnė se pagesa ėshtė tėrėsisht minimale, ndėrsa duhet konsideruar si njė punė e mirėfilltė. "Jemi nė ngushticė financiare. Nuk ri kush tė lidhet pėr njė pagė minimale, 5 herė nė ditė nė xhami. Kėshtu qė ndonjėherė fusim njerėz jo kompetentė pėr ta thirrur ezanin. Por, e mira ėshtė qė muezini tė jetė njė njeri i caktuar, me njė zė tė bukur, qė zotėron mėnyrėn e tė kėnduarit. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi zbut ndjenjat, jo vetėm tė besimtarėve, por edhe tė ateistėve ", - thotė Imami i Xhamisė sė "Et'hem Beut", Shaban Saliaj. Kėshtu qė ata qė marrin pėrsipėr pėr tė thirrur ezanin nuk nisen nga shpėrblimi financiar. "Thirrja e muezinit ėshtė fisnike. Grupe shoqėrore, apo politike bėjnė thirrje tė ndryshme, ndėrsa muezini i thėrret njerėzit tė vijnė tek Zoti, tė vijnė nė shpėtim", - thotė Naēi. (Thirrja ėshtė: Allahu ėshtė mė i Madhi/ Dėshmoj se s'ka zot tjetėr pėrveē Allahut/ Dėshmoj se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut/ Ejani nė namaz/ Ejani nė shpėtim/ Allahu ėshtė mė i Madhi/ S'ka zot tjetėr pėrveē Allahut). Ezani thėrritet ēdo ditė nė orarė tė ndryshme, qė lėvizin nga 1 minutė, nė varėsi tė kalendarit hėnor, i cili ėshtė 10 ditė mė i shkurtėr se ai i zakonshmi. Imami i "Et'hem Beut" e shpjegoin kėtė me "dėshirėn e Allahut pėr tė stolisur me festa fetare tė gjitha stinėt e vitit. Kėshtu qė festat, asnjėherė nuk bien nė njė datė tė caktuar ēdo ditė"). Nė xhaminė e Tabakeve ndodh qė ezani i mėngjesit (qė gjatė stinės sė verės tė ndodhė tė jetė edhe nė orėn 4.00) tė mos thirret me altoparlant, por me zė pėrpara xhamisė. "Pėr tė respektuar edhe besimet e tjera, apo edhe ata qė nuk besojnė nuk e thėrrasim me autoparlantė. Kėshtu nuk prishim parimet fetare, pasi edhe nė kohėn e profetit nuk ka pasur mjete tė tilla, por nuk shqetėsojmė edhe njerėzit qė herėt nė mėngjes", - shpjegon Naēi, duke e quajtur kėtė si njė element tė rėndėsishėm pėr tė ruajtur tolerancėn fetare qė ekziston nė Shqipėri. Ndėrkohė qė nė xhamitė e tjera preferojnė tė jenė shumė mė striktė ndaj kėsaj detyre dhe i hapin altoparlantėt qė nė orėt e para tė mėngjesit. Kur muezini nuk ndodhet nė xhami, pėr arsye tė ndryshme (kur Andi ishte nė Haxh pėr tre javė), ezani thirret nga besimtarė tė tjerė, por asnjėherė e regjistruar. Nėse tek Tabaket, Andi e kryen kėtė punė prej 7 vitesh, nė xhamitė e tjera ndodh qė ata tė ndėrrohen mė shpesh, apo tė zėvendėsohen nga besimtarė qė frekuentojnė xhaminė. Kjo bėn qė edhe zėrat qė vijnė prej minareve tė ndryshojnė vazhdimisht. Besnik Manushi ėshtė njė prej besimtarėve qė e ka thirrur ezanin disa herė pa qenė muezin. E gjejmė nė xhaminė e "Et'hem Beut", ku sa ka mbaruar bisedėn me Zotin dhe ėshtė i gatshėm tė tė ndihmojė me gjithēka ai di. Teksa flet pikla tė vogla uji i rrėshkasin prej mjekrrės sė kuqe. (Ka marrė abdes pėrpara namazit). "Mjafton tė kesh zė tė mirė",- thotė ai, teksa shpjegon se muezinėt tashmė nuk pėrbėjnė njė profesion tė mirėfilltė. Kushdo nga besimtarėt mund tė thotė lutjen e njohur nė arabisht, edhe nėse nuk di gjuhėn. Lutja ėshtė e njohur pėr ēdo mysliman. Nė xhaminė e "Et'hem Beut", nė qendėr tė Tiranės, janė 3-4 besimtarė qė e thėrrasin ezanin. Madje mes tyre ėshtė edhe njė djalė 14-vjeēar, Enes Hyka, qė ėshtė nxėnės nė Medrese dhe e thėrret shpesh ezanin. Tė gjithė thonė se ka zė shumė tė bukur dhe Imami i xhamisė e mban pranė, qė tė praktikohet. Djali edhe pse fare i ri, ėshtė ndėr tė rrallėt qė e di tė gjithė Kur'anin pėrmendėsh. Besimtarėt qė ndodhen nė oborrin e Xhamisė, ngjitur me Bashkinė e Tiranės, thonė qė ezani thirret gjithnjė "live" dhe nuk bėhet fjalė pėr ndonjė regjistrim. "Kjo mund tė ndodhė nė qytetet e vogla, ku nuk ka komunitet tė mėdha besimtarėsh", - thotė Manushi. Sipas tij zėri ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė komunikuar, ndaj edhe Zoti e vendosi pikėrisht kėshtu qindra vjet mė parė. "Nė fillimet e islamizmit, u diskutua ideja e thirrjes sė besimtarėve me anė tė kėmbanės, por duke qenė se kėtė mėnyrė e pėrdornin edhe komunitetet e krishtera, u vendos qė thirrja tė bėhej me zė. Asnjė instrument tjetėr nuk mund tė zėvendėsojė zėrin", - thotė Besniku. Thirrja me anė tė zėrit, ka lindur si e tillė qė me lindjen e islamizmit, qė me xhaminė e parė. Kjo mėnyrė thirrjeje iu shfaq nė ėndėrr dy nga shokėve tė profetit, njėri prej tė cilėve ishte Omeri dhe profeti e quajti njė mėnyrė tė mirė. Qė atėherė, nė tė gjitha vendet e botės, ku praktikohet besimi islam, ezani thirret nga muezinėt. Njė burrė i moshuar, tė cilin e gjen gjithnjė nė tė hyrė tė xhamisė sė qendrės, thotė se dikur, nė kohėn e Turqisė janė bėrė pėrpjekje pėr ta thirrur ezanin nė gjuhėn turke, por gjuha turke nuk pėrshtatej me mėnyrėn e thirrjes, kėshtu qė mbeti nė gjuhėn origjinale, nė arabisht. "Ėshtė e pamundur ta pėrkthesh nė shqip", - thotė i moshuari, pasi fjalėt e thirrjes kanė njė kuptim shumė mė tė thellė. Nuk ka njė minutazh tė caktuar se sa duhet tė zgjasė ezani. Edhe kėtu muezini nuk ngjitet nė shkallėt gjarpėrushe tė minares sė famshme. Zėri ngjitet nė pikėn mė tė lartė tė xhamisė pėrmes mikrofonave, pėr tu pėrhapur mė pas me anė tė altoparlantėve. Ka katėr zyresh nė minaren e "Et'hem Beut". "Arsyeja pse kemi vendosur altoparlantėt ėshtė se nė Tiranė ka shumė ndotje akustike dhe ėshtė e nevojshme qė besimtarėt kudo qė janė ta dėgjojnė kėtė thirrje. Ata duhet tė luten nė ēdo vend ku tė ndodhen, edhe nė rrugė", - thotė ai.
Saban Saliaj, Imami i Xhamisė sė "Et'hem Beut" ėshtė i pari qė ka thirrur ezanin pas diktaturės, nė 18 dhjetor 1990
Saliaj, muezini i parė pas '90-ės
Shaban Saliaj ėshtė i pari qė thirri ezanin pas rėnies sė diktaturės. Sot ėshtė Imami i xhamisė sė "Et'hem Beut". Tė gjithė besimtarėt qė hyjnė e dalin nė xhami e pėrshėndesin me nderim dhe i shtrėngojnė duart. Ėshtė 74 vjeē. Flokėt i ka tė bardhė, por mbahet mirė. Edhe pse e dinte tė gjithė Kur'anin pėrmendėsh, gjatė viteve tė diktaturės, kur si gjithė tė tjerėt u detyrua tė braktiste praktikimin e fesė, edhe pse kishte studiuar pėr njė gjė tė tillė, ka punuar si gjeolog. Thotė se ka ecur shumė nė kėmbė, maleve tė Shqipėrisė dhe kjo e ka bėrė tė jetė i fortė. Mosha e lejon tė kujtojė se si thirrej dikur ezani, deri nė vitin 1967, kur u ndalua besimi fetar. Nė vogėli, i ka ngjitur e i ka zbritur sa e sa herė shkallėt gjarpėruese tė minares sė xhamisė dhe nė moshėn 13-vjeēare e ka thirrur ezanin pėr herė tė parė. "Atėherė nuk kishim mjetet qė kemi sot. Tani i kemi eliminuar hipje-zbritjet nėpėr shkallėt e minares, edhe pse gjendja e tyre ėshtė shumė e mirė", - tregon ai. U rrit si besimtar, u arsimua si drejtues shpirtėror, gjė qė iu mohua nė '67-ėn. Gjatė kohės sė regjimit punoi pak kohė si arsimtar, pasi vazhdoi edhe Pedagogjiken pas Medresesė, nė '57-ėn. Mė tej vazhdoi nė Gjeologji, nė fushata gjeofizike me sovjetikėt, pėr vetitė magnetike tė shkėmbinjve. Pėr 35 vjet punoi nė Ndėrmarjen Gjeologo-Topografike tė Tiranės, 10 vjet nė terren, 25 vjet nė laborator duke bėrė analizat e lėndėve djegėse, qė nxirreshin nė minierat e Tiranės. Nė vitin 1990, askush nuk mund ta ndalonte, jo vetėm tė ushtronte besimin e vet, por edhe t'i rikthehej "profesionit" tė hershėm. Atėherė pati rastin tė thėrresė ezanin e parė tė lirisė. "Pas '90-ės njė nga tė parėt jam edhe unė, qė realizuam rimbledhjen e besimtarėve, hapjen e bashkėsive besimtare. Data ka qenė 18 dhjetor 1990. Atėherė punoja nė Institutin Gjeologjik, nė Laboratorin kimik dhe nė 23 mars fillova nė xhaminė e Pazarit tė Ri. Kėtu, nė xhaminė e "Et'hem Beut" kemi kryer faljet e para, kėndonim Kur'anin. Isha Hafizi i parė, pasi qė prej regjimit tė Zogut nuk kishte dalė asnjė tjetėr. U shpalla nė '53-shin, por nuk patėm fatin ta ushtronim", - tregon Saliaj. Tanimė, nė pozicionin e Imamit, Saliaj nuk e thėrret mė ezanin. Thotė se ky ėshtė njė nga proceset mė tė rėndėsishme nė ritualin e njė besimtari dhe nuk duhet neglizhuar aspak. Sipas tij duhen me doemos zėra tė bukur dhe njė shpėrblim financiar mė i mirė pėr muezinėt, tė cilėt i pėrkushtohen thirrjes sė Zotit 5 herė nė ditė, duke lėnė mėnjanė ēdo punė tjetėr. "Nė radhė tė parė duhet tė sigurojmė kėtė jetė, pastaj jetėn tjetėr. Prandaj thuhet: "O Zot na siguro tė mira nė kėtė jetė e tė mira nė jetėn tjetėr". Po nuk pate anėn financiare, nuk ke si punon as pėr kėtė e as pėr atė jetė"", - thotė Imam Shaban Saliaj.
http://www.shekulli.com.al/news/231/ARTICLE/20039/2008-01-13.html
14.01.2008.islamgjakova.net