Mexhid YVEJSI
All-llahu i Madhnueshėm urdhėron e thotė:
"Nėse falėnderoni, do t'ua shtojė tė mirat, e nėse pėrbuzni, s'ka dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė."
(Kur'an, 14:7)
Ai qė nuk e falėnderon njeriun, thoshte Muhammedi a.s., nuk e falėnderon Zotin.
Falėnderime pėr All-lahun e Madhnueshėm, i vetmi Krijues, qė mė dha mundėsinė me e falenderue, me e pėrkujtue veprimtarinė e myderriz haxhi Sherif ef. Ahmetit, nė pėrvjetorin e dhjetė, i cili u nda kjo jetė, pėr tė kaluar nė jetėn e vėrtetė.
Lindja, shkollimi dhe shėrbimi
Burrat lindin nė katunde, por nuk qėndrojnė aty, thotė njė fjalė e urtė e Lindjes.
Sherif Ahmet lindi nė katundin Gumnasellė tė Lypjanit, ne vitin 1920. Filloren e kreu nė katundin Banullė, ka vazhduar nė Medresenė e Ferizajit, tė Prizrenit, por ka diplomuar nė muajin maj tė vitit 1944, pranė myderriz Ahmet ef. Mardoqi, i cili shėrbente nė Medresenė "Pirinaz" tė Prishtinės.
Nė fillim, pas Luftės sė Dytė Botėrore, shėrbeu si mėsues, sikurse shumė hoxhallarė tė tjerė, me kėrkesėn e atdhetarit tė mirėnjohur nga Gjakova, prof. Zekeria Rexha, (1910-1972), sepse Kosova nėn robėri kishte shumė nevojė pėr arsimimin dhe edukimin e brezit tė rinjė.Shėrbeu me nderė, me devotshmėri, nė katundet Banullė, Gadime dhe Sllovi.
Mė vonė ishte imam nė xhaminė e Gllogocit, kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Lipjanit, prof. nė Medresenė "Alauddin" tė Prishtinės, ishte drejtor i saj pėr dhjetė vite, nga viti 1973-1983. Ishte kryetar i Shoqatės sė Ulemave tė Kosovės dhe mė nė fund shėrbeu si myfti i Prishtinės prej vitit 1985 deri mė 1990.
Nė tė gjitha kėto detyra, dhe tė tjera, shėrbeu me nderė, me pėrkushtim, por ajo qė mua, personalisht, mė sjellė mallėngjim, mė sjellė frymėzim, ėshtė se haxhi Sherif ef. Ahmeti nė Kosovė e mbolli fjalėn e shkruar nė publicistikėn islame dhe fjala e tij e shkruar ėshte njė dėshmi se ai ka me
jetuar nė pėrjetėsi.
Cili ėshtė kontributi myderriz Sherif Ahmetit nė publicistikėn islame?
Kontributi i tij ėshtė i madh. Ky kontribut pėr Kosovėn e mjerė ėshtė si njė pranverė, ėshtė njė kontribut me shumė vlerė.
Por, vlera e ēdo njeriu ėshtė sipas shkallės sė veprimtarisė. Nėse veprimtaria e tij ėshtė pėr kėtė dynja, atėherė, pak vlerė ka.
Nėse veprimtaria ėshtė: Qė vetėm kėnaqėsinė e All-llahut ta fitojė, atėherė, vetėm All-llahu ka mundėsi ta vlerėsojė.
Dy-tri fjalė rreth publicistikės islame
Publicistika islame nė gjuhėn shqipe, mendoj nė periodikun, fillon fill pas Shpalljes sė Pavarėsisė tė Shqipėrisė. Nė vitin 1913 nė Shkodėr u botua gazeta "Zėri i Kombit" ("Sedai millet"), qė dilte nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėn turke.
Njė gazetė tjetėr islame nė gjuhėn shqipe filloi tė botohet nė Gjirokastėr, me emrin "Reforma", nė vitin 1921-1923.
Kur u mbyll gazeta "Reforma", filloi me dalė nė Shkodėr, me 1923, "Udha e s'vėrtetės" themeluar nga Hoxha Kadri Prishtina.
Nė Tiranė, tetor, 1923, fillon tė botohet "Zani i Naltė" nga Komuniteti Mysliman.
Kėto ishin gazetat dhe revistat e para islame nė gjuhėn shqipe nė Shqipėri, qė dolėn fill pas Shpalljes sė Pavarėsisė.
Publicistika islame nė gjuhėn shqipe nė Kosovė fillon pothuajse 50- vjetė pas Shpalljes sė Pavarėsisė tė Shqipėrisė, kjo i bie pothajse 40-tė vjetė para Shpalljes sė Pavarėsisė tė Kosovės.
Myderriz Sherif ef. Ahmeti:
pishtar i fjalės sė shkruar -
nė Kosovėn e robėruar.
Myderriz Sherif ef. Ahmeti ėshtė pishtar i fjalės sė shkruar, nė njė kohė kur shumica e popullsisė nuk dinte apo kishte vėshtirėsi me lexuar, kur Kosova ishte e robėruar.
Ky pishtar filloi me ndriēuar me rreze tė zbehta nė vitet e 60-ta.
Nė fillim, rrezet e para u pasqyruan nė "Buletin", por nga viti 1970, ato rreze erdhėn duke u rritur, mė shumė duke ndritur, duke e ndritur mendjen dhe shpirtin e shqiptarit me botimin e "Takvimit-Kalendarit"..
Nga viti 1971, ky pishtar tashmė u shndėrrua nė flakė, dhe flaka pasqyrohet mė sė miri tek revista "Edukata."
Nė qershor tė vitit 1986, nė Prishtinė, filloi tė botohet revista "Dituria Islame", revistė fetare, kulturore, shkencore,
nė tė cilėn, qė nga numri i parė, nė faqet e "Diturisė", ky pishtar ngrohte zemrat e lexuesve e shqiptarė.
Tematika e shkrimeve
tė Myderriz Sherif ef. Ahmetit,
Dalja nė dritė e "Buletinit", nė veēanti e "Takvimit", sidomos e revistave "Edukata Islame" dhe "Dituria Islame", ka qenė ngjarje tė shėnuara, shumė tė ēmuara, pėr lėvizjen e mendimit islam, jo vetėm nė Kosovė, por kudo qė jetojnė shqiptarėt, si edhe pėr vetė historinė e shtypit shqiptar...
Myderriz Sherif ef. Ahmetin, rahmet pastė, e kam njohur ende pa u njohur...
Nė vitin 1970, 1971, kur "Takvimi-Kalendari" dhe "Edukata Islame" dolėn nė dritė, unė n'atė kohė ndodhėsha n'Amerikė.
Njė ditė, prej ditėsh, i shkrueva njė letėr Myderriz Sherif ef Ahmetit , letėr urimi, pėrgėzimi, me njė ēek banke brenda, me kėrkesė qė tė m'i dėrgon nga pesė numra. Ashtu bėri.! Revistat e dėrguara i shpėrndajsha menjėherė nėpėr Qendrat Islamike Shqiptare, tė cilat udhėheqėshin nga Imam Vehbi Ismaili, nė Detrot, tė shtetit Michigan, Salih Efendi Myftiu dhe Imam Isa Hoxha, tė Qendrės Islamike Shqiptare-Amerikane, nė Brooklyn, New York, etj.
Ishte njė kėnaqėsi dhe gėzim i madh pėr tė gjithė dashamirėsit e fjalės sė shkruar, qė kishin mėrguar, me lexuar shkrime islame nga Kosova e robėruar. Njėkohėsisht, ishte gėzuar edhe Sherif ef. Ahmeti, madje ishte befasuar, qė fjala e shkruar aq larg kishte depėrtuar.
Tematika e shkrimeve tė Myderriz Sherif ef. Ahmetit, duke pėrfshirė edhe pėrkthimet, ėshtė shumėngjyrėshe, e shumėllojshme, ku secili mund tė gjenė diēka qė e tėrhjekė drejtė Rrugės sė Vėrtetė .
Shkrimi i tij i parė , botuar nė revistėn "Edukata Islame" Nr. 1, Viti I-rė, 1971, faqe: 6-10, titullohet:
PREZENTIMI I ZOTIT xh.sh. NĖ NATYRĖ DHE PROĒESE
Menjėherė, prej faqės 10-tė, ėshtė shkrimi i dytė me titull: PROFETI - PEJGAMBERI MUHAMED KĖSHILLON, faqe: 10-14.
Shkrimi i tretė fillon prej faqės 14-tė, me titullin:
ISLAMI ĖSHTĖ DITURĖ DHE KULTURĖ, faqe: 14-18.
Pra, qė nė numrin e parė tė "Edukatės Islame", viti 1971, numėr i cili ka 56 faqe gjithsejt, Myderriz Sherif Ahmeti, i cili ishte themelues, redaktor kryesor dhe pėrgjegjės, ka tri shkrime-punime, me rreth 15 faqe.
Punimet e tij tė fundit janė botuar nė "Takvim-Kalendar", 1995, me titull: Legjislatura Islame dhe drejtimet (sheriati dhe medhhebet), faqe: 33-44 dhe "Emrat qė pėrdorėn ndėr besimtarė tė fesė Islame dhe domethėnia e tyre", faqe: 95-125.
Tėrėsia e shkrimeve tė botuara tė Sherif ef. Ahmetit ėshtė rreth 200. Shtrihet nė njė periudhė kohore rreth 30-tė vjeēare, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrkthimet dhe botimet e veēanta, siē ėshtė Kur'an-i, pėrkthim me komentim nė gjuhėn shqipe, Prishtinė, 1988, Komente dhe mendime islame, Prishtinė, 1995, qė janė njė pasuri e cila duke u shpėrnda do tė shtohet, me kalimin e kohės edhe mė shumė do tė vlerėsohet.
Do tė vlerėsohet sepse kjo publicistikė ka vlera tė qėndrueshme, sepse ėshtė e ēmueshme, siē ėshtė pėrmbajtja e tematikave tė saj: nga drejtėsia islame, historia islame, dituria islame, kultura islame, didaktika islame, pedagogjia islame, etika islame, edukata islame, filozofia islame, mistika islame, etj. etj.
Si lexues dhe rrugėtar i palodhur nėpėr shkrimet e Myderriz Sherif Ahmetit, mendoj, se me tematikat e ndryshme, ai e tha atė qė e besonte dhe e bėri atė qė e mendonte.
03.05.2008.islamgjakova.net