www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Negociuesi dhe cilėsitė e tij sipas Islamit

 

 

 

 

 

Pėr ēdo ditė mbahen procese tė negociatave qė s'mund tė numėrohen, ka nga to qė mbahen nė nivel personal, ka tė tjera qė mbahen nė nivel shtetėror, e ka tė tjera qė mbahen nė nivel tė organizatave ose partive ose kompanive apo institucioneve tė ndryshme.  

Kėto negociata tė ndryshme kanė shpenzime tė mėdha financiare dhe morale, qė mund tė shkaktojnė dėme tė mėdha, ose mund tė sjellin prishjen e marrėdhėnieve ndėrnjerėzore, ose mund tė shkaktojnė tronditje, pasiguri dhe mosstabilitet ose edhe mund tė shkaktojnė dėme njerėzore tė mėdha.
Duke pasur parasysh rėndėsinė, rrezikun dhe shtrirjen e procesit tė negociatave, shkencėtarėt e lėmit administrativ e kanė studiuar kėtė aktivitet dhe i kanė vėnė bazat e tij e i kanė shpjeguar artet e tij, saqė negociata ėshtė bėrė shkencė qė studiohet nė universitetet mė tė mėdha botėrore.
Negociatat janė aktivitet qė e ka praktikuar njeriu qė nga fillimi i njerėzisė, qė kur nė histori u pėrmendėn disa njerėz tė menēur dhe udhėheqės qė janė shfaqur dhe kanė qenė tė famshėm pėr aftėsitė e tyre pėr negociata, saqė njerėzit mbėshteteshin tek ata pėr zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve tė tyre. Nuk ka kohė dhe shoqėri qė s'kishte ndonjė person qė ta zotėronte kėtė artė, dhe ndoshta i shtonin diēka nga pėrvoja e tyre.
Procesit negociator mund t'i themi se ėshtė i lehtė por i pamundur, sepse shumica e arteve dhe shkathtėsitė e tij janė tė njohura dhe tė shkruara nė libra, mirėpo shumė pak janė ata negociatorė qė zotėrojnė zbatimin e tij.
Nė kėtė vend dua tė cek se i dėrguari ynė Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) e zotėronte mirė kėtė art; ai ua pati mėsuar shokėve tė tij bazat dhe rregullat e kėtij arti, dhe i pati udhėzuar si tė merrnin drejtimin e veprimeve pėr t'i bindur njerėzit dhe nė marrėveshje me ta, si dhe si tė ndikohej nė mendjet e tyre.
Nė lidhje me kėtė, kemi shembuj. Transmetohet se Kurejshitėt e dėrguan Hasin El Huzaiun (qė ishte njėri nga kryetarėt e tyre, i menēur dhe orator) tė bisedonte me Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) nė lidhje me fyerjen e zotave tė Kurejshitėve. Kur Hasini hyri tek Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem), i tha: "O Muhammed, kemi dėgjuar se ti po i fyen zotat tanė dhe po na bėn ne tė ēmendur, e babai dhe gjyshi yt kanė qenė tė mirė dhe tė pazėvendėsueshėm". Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "O Hasin, babai im dhe babai yt janė nė zjarr. O Hasin, sa zota i adhuron"? Tha: "Shtatė, njė nė qiell dhe gjashtė nė tokė". Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "O Hasin, nėse tė godet uria e varfėria, kujt i lutesh"? Tha: "Atij qė ėshtė nė qiell". Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "O Hasin, nėse nuk ke fėmijė, kujt i lutesh"? Tha: "Atij qė ėshtė nė qiell". Atėherė Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "Vetėm Ai tė pėrgjigjet, e ti i bėn shok Atij"!
Kėtu u ndal Hasini, mendoi dhe u bind nė ato qė ia tha Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem), pastaj Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) ia paraqiti atij Islamin, e Hasini e pranoi.
Kur Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) e filloi thirrjen haptazi pėr nė Islam, u ēuditėn Kurejshitėt, mė pastaj menduan dhe e dėrguan Utbe Ibėn Rebiun te Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) qė tė bisedonte me tė dhe ta mashtronte.
Transmeton Ibėn Hishami nė historinė e tij: "Utbe Ibėn Rebiu u ul tek Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) e i tha: "O biri i vėllait tim, ti je nga ne dhe e ke pozitėn e lartė tek ne, ti i erdhe popullit tėnd me njė ēėshtje tė madhe, e ndave unitetin e tyre, ėndrrat e tyre i bėre ēmendurake, zotat e tyre i bėre tė mangėt, i ke bėrė pabesimtarė baballarėt e tyre qė kanė vdekur. Dėgjo nga unė, dua t'i paraqesė disa ēėshtje ndoshta do t'i pranosh disa prej tyre". Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "Fol, o Ebu Velid, se do tė tė dėgjojė". Utbeja i tha Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) gjithė ato gjėra qė dėshiroi dhe, kur mbaroi, Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "A i mbarove fjalėt e tua, o Ebu Velid"? Tha: "Po". Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "Atėherė mė dėgjo mua". I tha: "Urdhėro". Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) filloi t'ia lexonte disa citate nga sureja Fussilet, derisa mbaroi tek ajeti 37, qė ėshtė edhe ajet i sexhdes, e bėri sexhden Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem), mė pastaj i tha Utbes: "O Ebu Velid, i dėgjove ajetet, mendo mirė". Kur u kthye Utbeja tek shokėt e tij, disa prej tyre thanė: "Betohemi nė Zotin se Ebu Velidi nuk ka ardhur me atė fytyrė qė ka shkuar" dhe Utbeja kėrkoi prej tyre qė Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) ta lini tė qetė, mirėpo ata refuzuan dhe i thanė: "O Ebu Velid, Muhammedi tė paska bėrė magji me gjuhėn e tij".[1]
Nė kėtė tregim kemi shumė mėsime tek tė cilat duhet tė ndalemi. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) e dėgjoi mirė Utben dhe i tha atij tė fliste se do ta dėgjonte dhe, pasi i tha Utbeja tė gjitha, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i dha edhe njė shans qė tė shtonte edhe diēka. Kjo do tė thotė se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) e dėgjoi mirė dhe, pasi e pyeti qė tė sigurohej se kishte mbaruar tė gjitha fjalėt, filloi t'i lexonte nga Kur'ani disa citate. Ky ėshtė kulmi i edukatės, qė e bėn palėn tjetėr ta hapė veten e tij e tė dėgjojė.
Po ashtu transmeton Ibėn Hishami nė historinė e tij se pas betejės sė Hunejnit, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) e ndau prenė e luftės qė ishte e madhe, ndėrmjet Kurejshitėve dhe fiseve arabe, e nuk u dha Ensarėve asgjė nga kjo. Ata u zemėruan pėr kėtė dhe njėri ndėr ta tha: Pėr Zotin, i Dėrguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) u takua me fisin e tij. Prandaj Sa'd Ibėn Ubadeja (qė ishte kryetar i Ensarėve) shkoi te Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) e i tha: "O i Dėrguar i Allahut, kėta Ensarėt janė habitur dhe janė zemėruar ndaj teje pėr atė qė bėre me prenė e luftės: ua ke ndarė fisit tėnd dhe u dhe shumė disa fiseve arabe, po Ensarėve nuk u ke dhėnė asgjė". I Dėrguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "Po ti ē'mendon"? Tha: "Unė nuk mendoj asgjė ndryshe nga populli im". Atėherė Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "Mblidhe popullin tėnd" dhe ai shkoi e i mblodhi Ensarėt, pastaj vajti edhe i Dėrguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem), i cili sė pari e falėnderoi Allahun xh.sh. e pastaj u tha: "O Ensarė, kam dėgjuar se ju u zemėruat nė mua? A nuk ju gjeta tė paudhėzuar e ju udhėzoi Allahu, dhe tė varfėr e ju begatoi All-llahu, dhe armiq e Allahu i bashkoi zemrat tuaja"? Thanė: "Po, o i Dėrguar i Allahut". Pastaj tha: "A nuk mė pėrgjigjeni, o Ensarė"? I thanė: "Pėr se tė tė pėrgjigjemi, o i Dėrguar i Allahut"? Pastaj u tha: "Pėr Zotin, nėse dėshironi mund tė thoni dhe keni tė drejtė: Na erdhe gėnjeshtar e tė besuam, i nėnēmuar e tė ngritėm, i larguar e tė strehuam. O Ensarė, a u zemėruat ju pėr ca gjėra tė kėsaj bote qė unė ua dhashė disa njerėzve pėr t'u bėrė muslimanė, e ju ju lashė vetėm me Islamin tuaj? O Ensarė, a nuk jeni tė kėnaqur qė njerėzit e tjerė tė shkojnė nė shtėpitė e tyre duke marrė me vete dele e deve, ndėrsa ju tė ktheheni tek gjėsendet tuaja duke patur me vete tė Dėrguarin e Allahut? Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhammedit, sikur tė mos ishte emigrimi (hixhreti), unė do tė isha njėri nga Ensarėt, dhe sikur njerėzit tė hynin nė njė grykė mali e Ensarėt nė njė grykė tjetėr, unė do tė hyja atje ku do tė hynin Ensarėt. O Allah, mėshiroji Ensarėt, bijtė e Ensarėve dhe bijtė e bijve tė Ensarėve"!
Ensarėt qanė derisa iu lagėn mjekrat me lot dhe thanė: "Ne jemi tė kėnaqur qė kemi me vete tė Dėrguarin e Allahut si pjesė e shpėrblimit tė luftės dhe si paracaktim i Allahut pėr ne".[2]
Nė kėtė ngjarje ka mėsime tė mėdha, tė rėndėsishme e tė dobishme, pėr tė cilat duhet tė mendojmė, se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) nuk e ka qortuar Sa'din pėr se ai nuk u ishte kthyer Ensarėve qė u zemėruan, dhe as qė ka diskutuar me Sa'din pėr argumentet e tij. Po ashtu Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) as qė pyeti se kush ishte ai qė kishte thėnė: "Pėr Zotin, i Dėrguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) u takua me fisin e tij", qė do tė thotė se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i donte ata qė ishin tė afėrt me tė nė gjak, mirėpo Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) bėri pyetje tė pėrgjithshme qė ta bėnte bisedėn pėr tė gjithė, dhe qė ta pėrballonte problemin prej fillimit.
Pasi gjendemi para njė procesi qė do tė pėrcaktojė tė ardhmen tonė, udhėheqėsit tanė duhet tė na pėrfaqėsojnė neve para institucioneve ndėrkombėtare si njė popull qė ka parimet e veta, e ata pėrfaqėsues qė do tė negociojnė, duhet t'i posedojnė disa cilėsi qė do i dallojnė nga tė tjerėt.
Qė negociatori tė ketė sukses nė procesin negociues, duhet t'i posedojė patjetėr disa cilėsi, disa prej tė cilave janė natyrore e tė tjerat tė pėrfituara, dhe sa mė shumė cilėsi qė do tė posedojė negociatori, aq mė shumė do tė bėhet "sebep" pėr suksesin e tij nė negociata dhe pėr realizimin sa mė tė madh tė interesave tė pėrbashkėt.
Dua tė cek se kryesuesi i ekipit negociator duhet t'i posedojė shumicėn e kėtyre cilėsive, ndėrsa anėtarėt e tjerė mund ta mbulojnė njėri-tjetrin me kėto cilėsi.
Poashtu dua tė them se nuk mund tė gjejmė negociues qė i ka tė gjitha cilėsitė, sikur qė nuk ka pėrshkrim optimal pėr veēoritė dhe cilėsitė e negociuesit tė suksesshėm, mirėpo mund tė kėrkojmė nga negociuesi qė tė posedojė disa cilėsi mė me rėndėsi, siē janė kėto:

1- Pėrqendrimi dhe ndershmėria: Procesi negociues nė radhė tė parė ėshtė proces moral, prandaj duhet tė ngrihet mbi pėrqendrimin, ndershmėrinė dhe sinqeritetin e tė shmangen nga mashtrimi dhe gėnjeshtra.
Edhe pse shumica e negociuesve praktikojnė mashtrimin, gėnjeshtrėn, korrupsionin dhe kėrcėnimin nė negociatat e tyre, kjo nuk do tė thotė se kėto sigurojnė suksesin nė procesin negociues edhe nėse qėllimet dhe synimet i kanė fisnike, sepse parimi "qėllimi justifikon mjetin", ėshtė parim i shtrembėruar qė e lufton Islami, sepse qėllimi duhet tė jetė fisnik (i lartė), poashtu edhe mjeti duhet tė jetė fisnik.
Negociues i suksesshėm ėshtė ai qė shikon para, e programon tė ardhmen dhe tė largėtėn e bėn tė afėrt. Pėr shembull, nėse negociuesi e ndien se armiku i tij do ta mashtrojė apo do ta gėnjejė, atėherė ai nuk do tė bashkėpunojė me tė nė tė ardhmen, po, nėse do tė bashkėpunojė, atėherė ndoshta edhe ky do tė praktikojė tė njėjtėn mėnyrė me mashtrim dhe gėnjeshtėr.
Islami na ka nxitur qė tė jemi tė ndershėm, tė pėrqendruar. Allahu xh.sh. thotė: "Ti pėrqendrohu vendosmėrisht ashtu si je i urdhėruar, e bashkė me ty edhe ata qė u penduan, e mos tejkaloni (kufijtė e caktuar), se me tė vėrtetė Ai ėshtė shikues i asaj qė veproni".[3]
Po ashtu Allahu xh.sh. thotė: "E, s'ka dyshim se ata qė thanė: Allahu ėshtė Zoti ynė, dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): mos u frikėsoni, mos u pikėlloni, keni myzhde xhennetin qė u premtohej".[4]
Transmetohet nga Sufjan Ibėn Abdullahu tė ketė thėnė: "Thashė: O i Dėrguar i Allahut, ma thuaj njė fjalė nė Islam qė pėr tė tė mos e pyes askėnd tjetėr". Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) i tha: "Thuaj besova nė Allahun e pastaj pėrqendrohu".[5]
Umeri (radijall-llahu anhu) ka thėnė: "Pėrqendrimi ėshtė tė pėrqendrohesh nė urdhra dhe ndalesa e tė mos bėsh dredha e leqe sikur bėn dhelpra".

2- Dituria dhe njohuria: Dituria ėshtė cilėsi kryesore qė duhet ta ketė negociuesi i suksesshėm. Injoranti nuk sjell tė mira dhe pėr tė Umer Ibėn Abdul-Azizi ka thėnė: "Ai qė punon pa dituri, ērregullimet e tij do tė jenė mė tė mėdha sesa pėrmirėsimet".
Prandaj, negociatori duhet tė ketė njohuri pėr disa ēėshtje:
- Natyrshmėrinė e temės sė negociatave dhe ēdo gjė qė ka lidhje me tė.
- Palėn tjetėr pėr nga shkathtėsitė e tij, pėrgatitja e tij, rregullat e tij, pikat e forcės dhe tė dobėsisė sė tij, etj.
- Kushtet ekonomike, politike, shoqėrore dhe siguruese.
- Shanset dhe rreziqet.
Njohuria e tij duhet tė zgjerohet edhe mė shumė se kaq, sepse nuk mund t'i ndajė negociatat nga shkencat e ndryshme, e ndoshta negociuesi detyrohet t'i marrė disa tė vėrteta shkencore apo ndodhi politike a ngjarje historike etj.
Allahu xh.sh. e ka nderuar shkencėtarin dhe shkencėn e ka thėnė: "Allahu lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri".[6]
Hasan El Basriu ka thėnė: "Vdekja e dijetarit lė zbrazėti nė Islam, e nuk mund ta plotėsojė asgjė".[7]
Ndėrsa Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) ka thėnė: "Vlefshmėria (merita) e dijetarit nga adhuruesi, ėshtė si vlefshmėria ime nga mė i vogli i juaj".[8]

3- Eksperienca, pėrvoja dhe praktika: Sado njohuri teorike qė tė ketė negociuesi pėr shkathtėsinė e negociatave, ajo nuk e bėn tė aftė qė tė jetė negociues i suksesshėm, sepse ndoshta ngjarjet praktike nuk mund tė jenė tė njėjta me njohuritė teorike qė zotėron negociuesi, prandaj, sa herė qė rritet pėrvoja e negociuesit nė jetėn e tij dhe sa herė qė shtohen praktikat e procesit negociues, aq herė do tė jetė ky njė faktor ndihmės pėr suksesin e tij nė negociata.
Prandaj thuhet: T'u pėrmbaheni mendimeve tė tė moshuarve, sepse ata kanė parė e kanė ndėgjuar shumė.
Po ashtu thuhet: Eksperienca ėshtė pasqyrė e mendjes, kurse pakujdesia ėshtė fryt e injorancės.

4- Zgjuarsia dhe mendjemprehtėsia: Procesi negociues pėrbėhet nga disa taktika, dredhi dhe shtrembėrime, madje ndonjėherė edhe me mashtrime e gėnjeshtra, prandaj negociuesi duhet tė jetė i zgjuar dhe mendjemprehtė, e nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė do tė bjerė shumė lehtė nė portėn e kundėrshtarit, ndoshta do tė bėjė edhe shumė lėshime pa realizuar ndonjė fitim fare tė vogėl.
Zgjuarsia dhe mendjemprehtėsia janė dhunti natyrore qė All-llahu xh.sh. ia dhuron atij qė dėshiron, po ato megjithatė mund edhe tė pėrfitohen, ose mund tė themi se ato gjenden tek shumica e njerėzve.
Ndoshta ajo qė zhvillon mė sė shumti zgjuarsinė dhe mendjemprehtėsinė, ėshtė ndihma nga Allahu xh.sh., dituria, shoqėrimi me njerėz tė zgjuar dhe mendjemprehtė, mendimi dhe koncentrimi i thellė, mosnxitimi, njohuria e lojėrave dhe dredhirave tė proceseve negociuese, pėrgatitja e mirė dhe programimi pėr negociata, etj.
Nė kėtė kontekst dua tė cek njė shembull tė zgjuarsisė dhe mendjemprehtėsisė. Ėshtė pyetur Ali Ibėn Ebu Talibi (radijall-llahu anhu): Si do t'i llogaritė Allahu robėrit e tij pasi numri i tyre ėshtė i madh, e Aliu (kerremallahu vexh'hehu) u ėshtė pėrgjigjur: "Ashtu siē i furnizon, edhe pse numri i tyre ėshtė i madh".[9]

5- Sjellja e mirė dhe gjendshmėria nė momente tė ndryshme: Procesi negociues ėshtė proces moral i bashkėpunimit tė njeriut me njeriun, prandaj negociatori duhet ti zotėrojė artet se si tė sillet me tė tjerėt, sepse negociatori mė nė fund ėshtė njeri, qė ka ndjenjat dhe emocionet e tij, ngacmohet nga fjalėt, preket nga lėvizjet, ndoshta bėhet shok i mirė dhe bie dakord pėr ēdo gjė nėse negociuesi sillet mirė me tė, e ndoshta do tė jetė armik i qartė e nuk do t'u pėrgjigjet kėrkesave tė tua e as mendimeve edhe nėse janė tė vėrteta, dhe e tėrė kjo nėse sjellja e negociuesit me tjetrin ėshtė e keqe.
Veprimet e mirėsjelljes me tė tjerėt janė tė shumta, si: respekti, buzėqeshja, pritja e mirė, mosndėrhyrja nė bisedė, mosmarrja si marrėzi e mendimeve dhe sugjerimeve, refuzimi i qetė dhe i edukuar, pėrdorimi i butėsisė, heqja dorė nga zemėrimi dhe tė prekurit, nxitja dhe falėnderimi, heqja dorė nga fajėsimi dhe qortimi, etj.
Sjellja e mirė ėshtė nga cilėsitė mė tė mira tė negociuesit, ėshtė faktor kryesor nė vazhdimin e marrėdhėnieve me palėn tjetėr dhe nė bashkėpunim tė lehtė e pėr shpejtimin e arritjes nė marrėveshje tė kėnaqur pėr tė dyja palėt.
Pėr kėtė arsye Islami ka vėrtetuar kėtė veprim, e Allahu e ka lavdėruar tė dėrguarin e Tij me kėtė cilėsi. Ka thėnė: "Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit".[10]
Transmetohet nga Enesi (radijall-llahu anhu) tė ketė thėnė: "I Dėrguari i Allahut ka qenė nga njerėzit mė tė mirė nė moral".[11]

6- Aftėsia pėr bindje: Kjo ėshtė nga shkathtėsitė mė tė rėndėsishme qė duhet tė posedojė negociuesi, sepse negociatat bazohen nė masė tė madhe nė pėrpjekjen e ēdo pale qė ta bindė palėn tjetėr me idetė dhe propozimet e tij.
Shkathtėsia e bindjes ėshtė shkathtėsi mendore-morale qė nuk e kanė shumica e njerėzve. Po ashtu pėr tė ka parime e rregulla pėr tė cilat duhet tė ketė kujdes negociatori derisa tė mund ta bindė palėn tjetėr, e nga parimet dhe rregullat mė tė rėndėsishme janė kėto:
- Negociuesi duhet tė sillet mirė me palėn tjetėr derisa tė pėrfitojė dashurinė dhe besueshmėrinė e tjetrit, sepse nė shumicėn e rasteve kjo ēon nė pranimin nga pala tjetėr tė mendimeve dhe sugjerimeve tė palės sė parė dhe nė bindjen e tij me lehtėsi, nė tė kundėrtėn sjellja e keqe do tė jetė shkak kryesor pėr mospranimin e mendimeve dhe bindjes, do tė thotė qė ka njė lidhje tė fortė ndėrmjet zemrės (ndjenjave dhe emocioneve) dhe mendjes.
- Oratoria ushtron ndikim pėr ta bindur tjetrin, sepse oratori i mirė qė i zgjedh fjalėt dhe i pėrdor nė vend tė duhur, ėshtė mė i aftė pėr tė bindur tjetrin, prandaj ėshtė mirė qė negociuesi t'i mėsojė disa nga parimet e retorikės.
- Negociuesi duhet ta kuptojė temėn e negociatės dhe t'i mėsojė tė gjitha gjėrat qė kanė tė bėjnė me tė dhe tė bindet qė ky ėshtė hapi i parė nė rrugėn pėr tė bindur tė tjerėt.
- Negociuesi duhet ta shtjerė palėn tjetėr tė thellohet nė kuptimin e temės ose sugjerimit a idesė sė vet, sepse ai qė s'e kupton njė mendim, nuk mund tė bindet, prandaj negociuesi duhet ta sqarojė mirė mendimin apo propozimin e tij dhe tė kėrkojė nga pala tjetėr qė ta kuptojė me saktėsi.
- Negociuesi duhet tė argumentojė mendimet dhe sugjerimet e tij dhe tė sjellė fakte pėr ta mbėshtetur mendimin e tij, sepse argumentet dhe faktet janė mėnyra mė e mirė pėr tė bindur tjetrin, ndėrsa bisedat emocionale qė nuk mbėshteten nė argumente e fakte, nuk mund t'i bindin tė menēurit dhe mendimtarėt.
- Negociuesi qė entuziazmohet nga sugjerimet e mendimet e tij, ėshtė mė i aftė qė t'i bindė tė tjerėt dhe tė ndikojė tek mendimet e tyre.
- Negociuesi duhet tė jetė mė fleksibil nė paraqitjen e mendimeve tė tij dhe tė pranojė qė tė heqė dorė nė disa ēėshtje jo shumė tė rėndėsishme nė sugjerimet e tij, me qėllim qė ta bindė palėn tjetėr pėr atė qė ėshtė mė me rėndėsi.
- Negociuesi duhet ta ndajė temėn e vet nė disa pjesė tė vogla, pastaj tė pėrpiqet qė ta bindė palėn tjetėr njė pėr njė nė kėto tema.
- Dėgjueshmėria e mirė ėshtė nga shkaqet mė tė rėndėsishme qė ndihmojnė nė bindjen e tjetrit.
- Negociuesi duhet t'i lidhė mendimet dhe sugjerimet e tij me gjėra apo dėshira a interesa tė palės tjetėr, sepse kjo ndihmon pėr tė bindur tjetrin.
- Zgjedhja e mirė e kohės sė hapjes sė temės, ėshtė nga shkaqet qė ndihmojnė nė shpejtėsinė dhe lehtėsinė e bindjes sė tjetrit.
- Negociuesi duhet tė bėjė hyrje tė mirė nė temė, e tė mos e fillojė diskutimin me gjėra qė nxisin mosmarrėveshje e mosbindje.
- Negociuesi duhet tė dijė se hapja e zemrės dhe mendjes sė tij ėshtė sukses nga Allahu xh.sh., prandaj lutja (duaja) ėshtė nga mėnyrat mė tė mira pėr tė lehtėsuar bindjen.
Ka shumė shembuj qė janė shėmbėlltyrė pėr ne pėr sa i pėrket aftėsisė sė tė bindurit, si pėr shembull: Disa ateistė qė dyshonin nė ekzistencėn e Allahut, erdhėn tek Ebu Hanifja, ai u tha: Mė lini tė qetė se jam duke menduar pėr njė ēėshtje pėr tė cilėn sapo mė njoftuan. Ata i thanė: Ē'ėshtė ajo? Tha: Mė lajmėruan se njė anije po lundron nė det pa drejtues (kapiten)? I thanė: Kush e thotė kėtė, kėtė nuk e thotė veēse njė i ēmendur. Atėherė Ebu Hanifja u tha: Nėse anija nuk mund tė lundrojė pa drejtues, atėherė ē'mendoni pėr kėta qiej dhe kėtė Tokė dhe kjo gjithėsi, a ecin pa drejtues? Atėherė ateistėt u bindėn nė fjalėt e Ebu Hanifes dhe i thanė: E the tė vėrtetėn, dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Allahut.[12]

7- Menaxhimi dhe udhėheqja e mirė: Personaliteti udhėheqės ka ndikim psikik dhe praktik nė procesin negociues, ndėrsa personi me personalitet tė dobėt nuk mund ta udhėheqė me sukses procesin negociues, e disa nga cilėsitė menaxhuese mund tė jenė teorike dhe disa mund tė jenė tė pėrfituara.
Veē kėsaj, negociuesi duhet t'i njohė disa shkathtėsi tė menaxhimit dhe procesin e tij, si: programimi, organizimi, kontrollimi, menaxhimi i kohės, komunikimi, marrja e vendimit, e tė tjera, nga proceset menaxhuese tė njohura, nė mėnyrė qė tė mund ta menaxhojė me sukses procesin negociues, sepse gabimet nė menaxhim kanė ndikim negativ nė procesin negociues.

8- Durimi, kėmbėngulja: Negociuesi i suksesshėm duhet tė heqė dorė nga ngacmimi dhe zemėrimi gjatė negociatave, sepse nevrikosja dhe shqetėsimi e bėjnė negociuesin viktimė tė lehtė pėr armikun.
Negociuesi gjatė negociatave mund tė ballafaqohet me karaktere dhe sjellje tė ndryshme, mund tė ballafaqohet me mashtrues, gėnjeshtar, debatues ose mendjemėdhenj etj., dhe bashkėpunimi me kėta lloj negociuesish ka nevojė pėr durim, qėndrim, zgjuarsi dhe kujdes.
Ndonjėherė disa negociues ngacmojnė qėllimisht palėn tjetėr, derisa ta detyrojė qė tė zemėrohet apo tė nevrikoset, e mė pastaj tė bėjė gabime.
Ndonjėherė procesi a debati negociues zgjat pa kurrfarė dobie, apo pala tjetėr egėrsohet pa nevojė, dhe kjo kėrkon poashtu durim nga negociuesi.
Allahu xh.sh. e lavdėron kėtė cilėsi dhe thotė: "Nėse duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare".[13]
Umeri (radijall-llahu anhu) thotė: "E gjetėm jetesėn mė tė mirė me durim".[14]
Ndėrsa Hasen El-Basriu thotė: "Durimi ėshtė thesar i tė mirave qė All-llahu nuk ia jep veēse ndonjė robi fisnik".[15]
Umer Ibėn Abdul-Azizi njė ditė i shkroi njėrit prej punėtorėve tė tij e i tha: "Kur je i zemėruar, mos e ndėshko askėnd, mirėpo burgose, pasi tė qetėsohesh atėherė nxire nga burgu dhe ndėshkoje me aq sa e meriton". [16]

9- Aftėsia krijuese (shpikėse): Negociuesi duhet tė ketė aftėsi tė mendojė nė mėnyrė tė re, zhvilluese dhe tėrheqėse, qė tė bashkėpunojė me ndryshimet dhe ngjarjet dhe t'i zgjedhė problemet e tė fitojė nga pengesat.
Negociuesi mund tė bėjė risi nė mėnyrėn e negociatave apo nė rrjedhjen e mendimeve e sugjerimeve dhe zgjidhjeve qė i paraqet apo si tė sillet me palėn tjetėr, apo mund tė bėjė risi nė vendin e negociatave ose nė kohėn e tij, apo nė mėnyrėn se si ta bėjė hapjen dhe mbylljen, etj.

10- Vetėbesimi: Vetėbesimi nuk nėnkupton mendjemadhėsinė dhe kryelartėsinė, megjithatė ėshtė njė lloj sigurie nė arritjen e fitores dhe pėrfitimin e disa ēėshtjeve.
Dėshtimi shpirtėror ėshtė fillim i dėshtimit tė negociatave, mė saktė ėshtė njė shtizė e helmuar nėse e godet negociuesin e do ta bėjė pėr vdekje. Pėr kėtė njė perėndimor ka thėnė: Nga karakteristikat mė tė rėndėsishme tė ushtrive islame nuk kanė qenė vetėm pėrgatitjet, armėt apo organizimet, mirėpo ka qenė nė moralin shpirtėror tė lartė tė tyre qė rrjedh nga forca e besimit tė tyre nė thirrjen islame.[17]
Sa'd Ibėn Ebi Vekasi, kur e dėrgoi Rebi'ė Ibėn Amirin qė tė bisedojė me komandantin e persianėve, Rustemin, Rebi'u me rrobat e tij tė leckosura dhe shtizėn e tij e me mushkėn e tij hyri tek Rustemi nė vilėn e tij ndėrmjet rojave dhe ushtarėve tė tij, mė pastaj u zhvilluan bisedime ndėrmjet tė dyve, dhe ai ia futi frikėn nė zemėr Rustemit, e kjo ka qenė fillimi i humbjes sė tij.
Rustemi e pyeti Rebi'un: Ē'ėshtė ajo qė ju solli kėtu? Rebi'u i tha me besim tė plotė: Na ka dėrguar Allahu qė t'i nxjerrim njerėzit nga adhurimi i robėrve nė adhurimin e Zotit tė robėrve, dhe nga padrejtėsia e feve nė drejtėsinė e Islamit, dhe nga ngushtimi nė kėtė botė nė zgjerim nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Rustemi u frikėsua dhe u bind se ai nuk do tė mund tė fitonte nė bisedime me kėsi lloj njerėzish.[18]
Negociuesi duhet tė besojė nė veten e tij dhe aftėsitė e tij, dhe ta dijė se nga taktikat qė mund t'i pėrdorė armiku me tė ėshtė tronditja e vetėbesimit tė tij dhe nė aftėsitė e tij sa tė dorėzohet sa mė shpejtė, e pėr kėtė nuk duhet t'i pėrgjigjet kėtyre gjėrave.

11- Qėndrimi pozitiv (i vendosur): Qėndrim pozitiv ėshtė pėrshpejtimi, entuziazmi dhe iniciativa pėr arritjen e marrėveshjes sė kėnaqur pėr tė dy palėt sa mė shpejt, pa pengesa a ndonjė sjellje armiqėsore gjatė procesit tė negociatave. Pra, qė negociuesi t'i paraqesė sugjerimet dhe zgjidhjen e problemeve dhe shtyrjen e negociatave nė marrėveshje sa mė tė shpejtė dhe tė pranueshme.
Ndėrsa negociuesi qė merr anėn negative nė mendimet dhe zgjidhjet e tyre, dhe bėn refuzime gjithmonė ndaj atyre qė paraqet pala tjetėr, s'ka dyshim se nė tė shumtėn e rasteve bėhet shkaktar pėr dėshtimin e negociatave.

12- Fleksibiliteti (lėshimi pe) dhe aftėsia e pėrshtatjes: Siē ėshtė e ditur, natyra e negociatave ndryshon nga njėra tek tjetra dhe nga qėndrimi nė tjetrin, dhe nuk mund tė praktikohen mėnyra tė njėjta apo strategji tė caktuara pėr tė gjitha negociatat.
Prandaj negociuesi i suksesshėm duhet tė pėrshtatet me tė gjitha rastet dhe me tė gjitha kohėt e vendet, dhe para ēdo strategjie apo taktike qė e praktikon pala tjetėr, tė jetė fleksibil nė mendimet e tij dhe nė praktikimin e tij, e kjo ka nevojė pėr pėrvojė dhe njohje tė mirė tė qėndrimeve.
Njerėzit nuk janė tė njė lloji, ndryshojnė mendimet dhe kuptimet e tyre, argumentet qė mund tė vlejnė pėr njėrin, ndoshta nuk vlejnė pėr tjetrin, dhe mėnyrėn e bisedės qė pranon njėri, ndoshta nuk e pranon tjetri.
Negociuesi mendjehollė di ēfarė tė negociojė, e kėshtu ai e di mėnyrėn se si tė negociojė.
Pra, negociuesi duhet tė dijė pozitėn e palės tjetėr qė do tė negociojė, nė dituri dhe nė kuptim, sepse nuk bisedohet me studentin ashtu siē bisedohet me dijetarin.
Po ashtu negociuesi s'duhet tė mendojė se biseduesi i tij ėshtė shumė i zgjuar e tė bisedojė me tė sa tė mos e kuptojė.
Negociuesi duhet tė mendojė se ndoshta ai e ka gabim e pala tjetėr e ka me tė drejtė.
Dhe nga gjėrat negative ėshtė qė negociuesi tė mbajė njė qėndrim tė pandryshueshėm nė negociata me palėn tjetėr, sepse pala tjetėr dėshiron tė njihet qė nga fillimi me taktikat e kundėrshtarit tė tij me lehtėsi, pastaj me lehtėsi mund tė pėrgatitet pėr tė dhe tė ballafaqohet me tė.

13- Pamja e mirė: Negociuesi duhet ta ketė pamjen tė mirė, sepse negociuesi sė pari do tė shikojė pamjen dhe pastėrtinė e palės tjetėr, dhe kjo pėrshtypje e parė do tė ketė ndikim shpirtėror nė natyrėn e bashkėpunimit me palėn tjetėr.
Procesi negociues ėshtė proces gjithėpėrfshirės dhe i llojllojshėm, nė tė ka mendje qė mendon, gjuhė qė flet, pjesė tė trupit qė lėvizin, pamje qė shihet, e negociuesi duhet tė ketė kujdes pėr tė gjitha kėto, dhe ēdo e metė nė ndonjėrėn prej kėtyre ndoshta do tė ketė ndikim negativ nė gjithė procesin negociues.
Pamja e mirė shquhet pėr pastėrtinė e trupit dhe erėn e mirė. Islami ka kėrkuar nga muslimanėt tė gjitha kėto, Allahu xh.sh. ka thėnė: "O bijtė e Ademit, vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos teproni, sepse Ai (Allahu) nuk i do ata qė e teprojnė (shkapėrderdhin)".[19]
Nga Abdullah Ibėn Mes'udi mėsojmė qė Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė xhennet ai qė ka sado pak mendjemadhėsi. I tha njėri: O i dėrguar i Allahut, njeriu dėshiron qė rrobat e tij t'i ketė tė pastra. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) tha: Allahu ėshtė i bukur dhe e do bukurinė".[20]


[1]. Safijjurrahman El Mubarekfuri, Lulishta e dritave, Prizren, 2000, fq: 76-77. Poashtu nė gj. arabe: Siretu Ibėn Hisham, 1/313.
[2]. Safijjurrahman El Mubarekfuri, Lulishta e dritave, op.cit., fq: 254-256. Poashtu nė gj. Arabe: Siretu Ibėn Hisham, 4/146.
[3]. Pėrkthimin e ajeteve Kur'anore nga gj.arabe nė gj.shqipe e huazova prej pėrkthimit tė Kur'anit nga H.Sherif Ahmeti, Prishtinė, 1988. Suretu Hudė, 112.
[4]. Suretu Fussilet, 30.
[5]. Hadithin e transmeton Muslimi.
[6]. Suretu El Muxhadele, 11.
[7]. Dr. Jusuf El Kardavi, Erresulu wel-ilmu, fq: 35, 36.
[8]. Hadithin e transmeton Tirmidhiu.
[9]. Ali Ibėn Muhammed El Maverdi, Edebud-dunja ved-din, darul-kutub el-ilmijjeh, Bejrut, 1955, fq: 26-27.
[10]. Suretu El Kalem, 4.
[11]. Hadithin e transmetojnė: Buhariu dhe Muslimi.
[12]. Vehbi Sulejman Gavoēi, Aė'lamul-muslimin - Ebu Hanifete En-Nu'man, darul-kalem, Damask, 1987, fq: 121-122.
[13]. Suretu Ali Imran, 186.
[14]. Ibnul-Kajjim El Xhevzijeh, Iddetus-sabirine ve dhehiretush-shakirin, darul-kutub el-ilmijjeh, Bejrut, viti nuk ėshtė cekur, fq: 96.
[15]. Ibid.
[16]. Ibrahim Muhammed El-Xhemel, Xhudhurush-sherri, fq: 31.
[17]. Shevki Ebu Halil, Avamilen-nasri vel-hezimeti abre tarihina el-islami, darul-fikr, Damask, 1981, fq: 19.
[18]. Ibid, fq: 14.
[19]. Suretu El A'raf, 31.
[20]. Hadithin e transmeton Muslimi

 

Mr. Faruk UKALLO

 

28.01.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .