Fjala dhe Shenjėt e Tij
Pėr muslimanėt, Kurani ėshtė Teksti tė cilit i referohen, Burimi dhe Esenca e Mesazhit qė Krijuesi ka dashur t'ua pėrcjell njerėzve. Ėshtė ngjarja e fundit e njė mori Shpalljeve tė drejtuara njerėzimit gjatė historisė. Ėshtė Fjala e Zotit... por, nė tė njėjtėn kohė kjo Fjalė nuk ėshtė Zoti. Kurani shpallė, zbulon e orienton: ėshtė njė dritė (en-Nur) qė i pėrgjigjet ēdo pyetjeje tė kuptimshme tė ngulitur nė intimitetin e ēdo zemre qysh nga origjina (el-fitra). Kurani ėshtė Pėrkujtim (edh-Dhikr) i tė gjithė tė dėrguarve: i Nuhut dhe Ibrahimit, i Musasė dhe Isasė; si ata, ua bėn me dije njerėzve dhe i mėson qė Jeta ka njė kuptim, qė veprat janė shenja. Kurani ėshtė nisja drejt dallimit (El-Furkan).
Ėshtė Libri (el-Kitab) i muslimaneve dhe muslimanėve tė tėrė botės, por ēuditėrisht nuk ėshtė libri qė, ndonjė qė dėshiron tė njoh islamin duhet tė lexojė sė pari. Ai, nė tė njėjtėn kohė ėshtė jashtėzakonisht i thjesht e shumė kompleks; llojet e mėsimeve shpirtėrore, humane, historike dhe shoqėrore qė mund tė nxjerrim nga ai lidhen - nė nivele tė ndryshme, nė raport me Transcendentin - me njerėzit, etikėn dhe veprat. Teksti ėshtė njė, por ekzistojnė mėnyra tė ndryshme tė leximit, prandaj ėshtė absolutisht e nevojshme mos t'i ngatėrrojmė.
Kurani dhe zemra: njė dialog
Atij apo asaj qė ka pranuar Prezencėn e tė Lartėsuarit dhe zemra e tė cilit e ka pranuar mesazhin e islamit, Kurani i flet nė mėnyrė krejtėsisht tė veēantė. Ai ėshtė Zėri i Udhėzuesit: Zoti i flet qenies sė tij, mendjes sė tij, zemrės sė tij dhe i tregon rrugėn e Kėnaqėsisė sė Tij, tė njohjes sė Tij dhe takimit me Tė: . Ai ėshtė mė shumė se njė tekst, ėshtė njė shoqėrues jete qė recitohet, kėndohet, dėgjohet: kudo nė botėn islame, nė xhami, nė shtėpi dhe nė rrugė, dėgjohen zėra tė mrekullueshėm qė shpėrndajnė nė ajėr Fjalėn e Zotit. E zemrat, herė tė pakujdesshme, herė tė kujdesshme, mė shpesh medituese, i pėrgjigjen kėsaj Thirrjeje, qė ėshtė njė thirrje e Krijuesit tė Gjithēkaje pėr tė biseduar me zemrėn e secilit. Kėtu nuk ka ndryshim mes dijetarit (el-'alim) dhe njeriut tė rėndomtė; Kurani i flet ēdokujt nė gjuhėn e tij, sipas aftėsive tė tija, i flet intelektit tė tij, zemrės sė tij, pyetjeve tė tij, asaj qė e gėzon dhe asaj qė e bėn tė vuaj. Ėshtė ajo qė dijetarėt e quajnė el-qirā'a et-ta'abudiyya, leximi apo dėgjimi qė i kushtohet adhurimit. Muslimanja apo muslimani lexon apo dėgjon tekstin duke kėrkuar tė fitoj nga aspekti shpirtėror i mesazhit: pėrtej kohės, pėrtej historisė dhe miliona qenieve qė jetojnė mbi tokė, Zoti i flet, e thėrret dhe i kujton, e fton dhe orienton, e kėshillon dhe e urdhėron...Zoti i pėrgjigjet, atij, asaj, zemrės sė tij/saj, pa ndėrmjetėsues, nė mėnyrė direkte.
Nuk ėshtė i nevojshėm asnjė studim apo diplomė mėsuesish apo udhėzuesish...kėtu, nė hapat e parė, Zoti ėshtė er-Rab, Ai qė edukon dhe formon, qė thjesht tregon se Ai ėshtė afėr. Kurani ėshtė pra pronė e ēdokujt, pa dallime, pa hierarkia...Zoti, pa bėrė dallime i afrohet atij qė i afrohet Fjalės sė Tij. Nuk ndodhė rrallė tė shohėsh gra e burra, tė varfėr e tė pasur, tė ditur e tė paditur, nga Orienti e nga Oksidenti... qė heshtin, shikojnė larg, mendojnė, anulohen, qajnė. Kėrkimi i kuptimit tė diēkaje ka takuar tė shenjtėn, Zoti ėshtė afėr:
Njė dialog - intensiv, i pėrhershėm, qė pėrsėritet gjithmonė - mes njė Libri qė tregon sa thjeshtė ėshtė adhurimi i tė Vetmit dhe njė zemre qė bėn pėrpjekje intensive (xhihad) pėr tu liruar dhe pėr ta takuar Atė. Kurani ėshtė nė mes tė asaj qė demonstron ēdo zemėr. Ai ofron paqe dhe sjell liri.
Njė studim i ndėrlikuar
Sidoqoftė, ekzistojnė nivele tė ndryshme interpretimesh, nė fusha krejtėsisht tė dalluara. Sė pari lexuesi duhet tė informohet rreth vet ndėrtimit tė tekstit. Kurani ėshtė shpallur nė sekuenca jo tė barabarta e disa herė nė kapituj tė tėrė (sure), nė njė kohė prej njėzet e tre vitesh. Teksti, nė kompozimin e tij final, nuk ndjek rregullėn kronologjike, as edhe kriteret e njė rregulle tematike nė kuptimin e ngushtė. Dy pėrshtypje mbesin nė rastin e leximit: pėrsėritja e historive tė Profetėve dhe formulave e tė informacioneve qė rikthejnė nė situata historike tė veēanta, qė Kurani nuk precizon. Qė lexuesi tė kuptojė Kuranin menjėherė me kėtė leximin e parė, duhet tė bėj njė punim tė dyfishtė: nėse pėrsėritja ėshtė nė aspektin shpirtėrorė njė kujtim dhe njė ringjallje, ajo kėrkon nga aspekti intelektual njė punim rikompozimi. Historitė e Havasė dhe Ademit apo edhe ato tė Musait, pėr shembull, shpeshherė citohen me elemente tė ndryshme, por jo-kontradiktore: ėshtė punė e intelektit human rikompozimi i tramės me qėllim qė tė bashkojė tė gjitha elementet qė lejojnė tė kuptohen faktet. Por kjo akoma nuk mjafton. Duhet marrė parasysh edhe kontekstin tė cilit i referohen faktet nė fjalė: tė gjithė komentuesit, pa bėrė dallim cilės shkollė juridike i pėrkasin, janė nė pajtim se disa ajete tė tekstit te shpallur (nė veēanti ato tė cilėt i referohen luftės, por jo vetėm) flasin pėr rrethana precize qė ekzistonin nė momentin e shpalljes. Nuk ėshtė e mundshme pra, duke mohuar kėtė lidhje me rrethanat historike, tė nxjerrim mėsime tė menjėhershme rreth kėtij apo atij aspekti tė islamit; kėtu intelekti ftohet tė vėzhgoj faktet, t'i studioj duke marrė parasysh ku ambientohen dhe tė nxjerr disa principe nėpėrmjet njė studimi dialektik tė tekstit dhe kontekstit. Punim ekzigjent qė kėrkon njė studim, njė specializim dhe njė maturi tė madhe, mund tė themi edhe njė modesti intelektuale ekstreme (...).
Tariq Ramadan
nga gjuha italiane: Rexhije AMETI
burimi i textit ne origjinal:
http://www.islam-online.it/pref_corano.htm
10.03.2008.islamgjakova.net