www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Pavarėsimi i Kosovės dhe njohja e saj  

 

 

 

Faik MIFTARI

                                       

Pas pavarėsimit tė Kosovės me 17 shkurt 2008, nisi njė etapė e re e rrugėtimit tė Kosovės nė zikzaket diplomatike botėrore, drejt pėrpjekjes sė saj pėr njohjen nga shtetet ndėrkombėtare anėtare tė Kombeve tė Bashkuara.

Pėrkundėr shteteve tė sapo dala nga ish republikat pėrbėrėse tė ish federatės jugosllave, tė cilėt me rekomandimet e Badinterit mė parė organizuan referendumet nėn mbikėqyrjen e ndėrkombėtarėve, nė tė cilėt qytetarėt e tyre me votėn e lirė shprehėn vullnetin e tyre pėr mėnyrėn dhe formėn e organizimit tė mėtutjeshėm tė shteteve tė tyre, i cili ky vullnet u njoh edhe ndėrkombėtarisht  dhe si tė tillė mė pastaj u pranuan dhe u anėtarėsuan edhe nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara si anėtar tė rregullt. Duke u nis qė nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbisė u njoh e drejta e trashėgimisė dhe vazhdimit tė shtetėsisė sė saj jugosllave, duke vazhduar automatikisht anėtarėsimi i saj nė OKB, nė rastin e Kosovės kjo procedurė nuk u pėrfill, nuk iu mundėsua qytetarėve tė Kosovės tė shprehin vullnetin e lirė me votėn e lirė pėr mėnyrėn dhe formėn e mėtutjeshėm tė vetėvendosjes, pasi qė sovraniteti buron nga populli, kėtu ka plotėsisht tė drejtė Albin Kurti lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, pasi qė nuk u lejua qė populli i Kosovės tė vetėvendos me plebishitet pėr fatin mėtutjeshėm tė tij, por pavarėsia e Kosovės u shpall nė koordinim dhe konsultim me faktorėt vendimmarrės botėror, me njė ēmim tė lartė, qė tė zbatohet dhe implementohet plani gjithėpėrfshirė s i presidentit Ahtisari nga pala kosovare, edhe pse si i tillė ky plan u kundėrshtua dhe u refuzua nga ana e  Serbisė.

Pasi kjo pavarėsi e Kosovės nuk u arit me pajtimin unanim tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė rastin konkret hasi nė refuzimin kėmbėngulės nė rrallė tė parė tė Rusisė, por edhe asaj tė Kinės, si shtete me tė drejtė vetoje, kjo po sjell kokėēarje dhe reperkusione tė mėdha politike pėr Kosovėn gjatė rrugėtimit tė saj drejt njohjes dhe anėtarėsimit nė institucionet me renome ndėrkombėtare. Gjer tani, Republikėn e Kosovės e kanė njohur vetėm 38 shtete nga 192 shtete anėtare tė OKB-sė, apo  shprehur nė pėrqindje,vetė m 20% nga numri i gjithėmbarshėm i shteteve anėtare, e pėr t'u pranuar nė OKB nė sesionin vjetor tė Asamblesė sė OKB-sė qė nis rregullisht nė shtator, nevojiten 2/3 apo 130 shtete anėtare me tė drejtė vote nė OKB. Por realiteti ėshtė i tillė, dhe se Kosovės s'i mbetet tjetėr veē tė vazhdojė me njė strategji tė duhur dhe sens diplomatik, e jo si nė start tė diplomacisė kosovare me gafin e treguar diplomatik, si ishte rasti i mospjesėmarrjes sė kryetarit tė Kosovės Fatmir Sejdiu apo kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi, nė takimin e rrallės e OKI-sė nė Senegal, edhe pse tė ftuar me kohė, e qė tani kjo po reflektohet nė ngadalėsim  tė njohjes sė pavarėsisė sė  Kosovės. Me ndihmėn e  faktorėve ndėrkombėtar vendimmarrės duhet  tė vihet nė lėvizje i tėrė potenciali politik dhe diplomatik drejt lobimit nė tė gjitha anėt e botės, pikėsėpari nė Azi, Afrikė, Amerikė Latine, pėr njohjen sa mė tė madhe tė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės.

Nė kėtė betejė diplomatike me Serbinė, e cila me tė madhe ėshtė duke lobuar dhe bėrė presion pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės, duke u thirr nė Rezolutėn 1244 tė OKB-sė, duhet tė  ndihmojė me tė madhe edhe Shqipėria me njė traditė njėshekullore tė diplomacisė sė saj shtetėrore, karshi Kosovės, e cila ėshtė tek nė fillim tė krijimit tė diplomacisė sė saj shtetėrore.

Duhet pas kujdes shumė tė madh, sidomos tani tutje, nė pėrzgjedhjen e diplomatėve dhe ambasadorėve tė ardhshėm tė Kosovės, mbi tė cilėt do tė bie barra kryesore e ballafaqimit tė betejės diplomatike me Serbinė. Prioritet pėr emėrimin e tyre duhet tė jenė, njerėz tė kalibrit dhe shkathtėsisė diplomatike nė radhė tė parė, e jo tė emėrohen individ tė dėgjueshėm apo servil partiak, pasi qė kjo nuk ka tė bėjė me politikėn e brendshme tė Kosovės, qė edhe mund tė nėnkuptohet tė vijnė kuadro sipas vijave partiake.

Pikėsėpari, si shembull, do tė propozoja nė njėrėn anė,  personalitetin e Veton Surrojit, tė cilin duhet medoemos emėruar diplomat nė Uashington, Nju Jork apo Bruksel, apo nė anėn tjetėr personalitetin e Fuad Ramiqit, tė cilin duhet emėruar nė Ankara, Riad apo Teheran, tė cilėt me kreativitetin, potencialin, shkathtėsinė, largpamėsin e sensin e tyre diplomatik, do tė kontribuonin drejt njohjes sa mė tė madhe dhe funksionale tė pavarėsisė sė Kosovės.

 

 

30.4.2008                                                                                  

 

                                                                         

 

 

02.05.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .