FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS
Deklaratė pėr shtyp
PREDIKIMI PĖRĒARĖS I SHAN ZEFIT
|
Forumi Musliman i Kosovės e ka ndjekur me shqetėsim tė madh predikimin e fundit tė don Shan Zefit, kancelar i Ipeshkvisė katolike tė Kosovės nė Kravasari tė Malishevės tė mbajtur me datėn 20 Janar 2008 i cili nė rastin mė flagrant ėshtė pėrjashtuese, urrejtėnxitėse dhe pėrēarėse karshi shumicės sė shqiptarėve tė besimit musliman nė Kosovė dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Pohimet e tilla sipas tė cilėve vihet nė bankėn e tradhtarit dhe tė moskontribuesit pėr bėrjen e shtetėsisė sė Kosovės shqiptari musliman i Kosovės janė tentimi mė i keq qė nė Kosovė nė kėto momente vendimtare historike tė krijohen insinuata dashakeqe drejt prishjes sė tolerancės fetare dhe harmonisė sė bashkėjetesės sė shqiptarėve tė besimeve tė ndryshme.
Shqiptarėt muslimanė tė Kosovės duke pėrbėrė 98% tė popullatės sė kėtij nėn qielli edhe kėsaj here do tė tėrhiqen fort pas vlerave tolerante dhe etike qė ua mėson Islami duke shpresuar dhe besuar se qėndrimet e kancelarit nuk e pėrfaqėsojnė qėndrimin zyrtar tė Ipeshkvisė sė Kosovės dhe pjesės pakicė katolike tė Kosovės. Shqiptarėt e Kosovės e kanė tė freskėt pėrpjekjen mbarėkombėtare pėr liri, pavarėsi dhe shtet qė nga kohėrat e ish Jugosllavive e deri nė ditėt e sotme ku kanė marrė pjesė bashkė me popullatėn e gjerė muslimane edhe prijėsit e tyre si hoxhallarė, imam, myderrizė e udhėheqės shpirtėrorė tė myslimanėve tė Kosovės. Pakica katolike shqiptare nė Kosovė e ka pėrkrahur dhe i ka ndihmuar aspiratat e popullatės shumicė myslimane nė Kosovė duke e potencuar tolerancėn, bashkėjetesėn dhe pėrpjekjen pėr arritjen e aspiratave mbarėkombėtare dhe mbarėshqiptare.
Tentimet tė cilat bėhen nė vazhdimėsi nga disa krerė tė Kishės Katolike nė Kosovė pėr tė neglizhuar, poshtėruar dhe konvertuar shqiptarin musliman, jo vetėm qė nuk i shkojnė nė favor bėrjes sė shtetit tė Kosovės por e dėmtojnė atė, e prishin imazhin e shqiptarit tolerant dhe e rrėnojnė bashkėjetesėn e cila ėshtė themelore dhe e shtresuar mirė midis popullatės sė gjerė. Vetė vendi nga i cili kancelari Shan Zefi bėn thirrje tė tilla ėshtė ofenduese dhe tendencioze. Kisha e Kravasarisė e ndėrtuar midis popullatės muslimane e tregon shembullin mė tė keq tė predikimit tė fesė sė krishtere duke u shndėrruar nė kishė politike dhe dezintegruese pėr kompaktėsinė shqiptare.
Muslimanėt shqiptarė pėr hir tė tolerancės dhe proceseve nėpėr tė cilat po kalojmė i ka neglizhuar cytjet e tilla tė fushatave konvertuese qė vijnė nga Ipeshkėvia e Kosovės nėpėrmjet ndėrtimit tė kishave politikė midis popullatės muslimanė, mirėpo Forumi Musliman i Kosovės nuk do tė lejojė qė kancelari i Ipeshkvisė sė Kosovės don Shan Zefi e askush tjetėr t'ua pėrdhosė gjakun qė kanė derdhur shqiptarėt musliman me vite dhe dekada pėr lirinė dhe pavarėsinė e shtetit tė Kosovės.
Forumi Musliman i Kosovės i bėn thirrje shqiptarėve muslimanė dhe katolikė qė tė neglizhojnė fjalime te tilla pėrēarėse dhe tė pėrpiqen si edhe nė tė kaluarėn pėr zhvillimin dhe pėrparimin e shtetit tė Kosovės ku tė gjithė qytetarėt e saj do tė jetojnė nė prosperitet dhe liri dhe ku askush nuk do tė ketė tė drejtėn e ofendimit apo mohimit fetar apo kombėtar ndaj askujt tjetėr nė Kosovė.
28.1.2008
Kryetari i Forumit Musliman tė Kosovės Prishtinė
Fuad Ramiqi
Shėnim: Forumi Musliman i Kosovės ėshtė organizatė joqeveritare e shoqėrisė civile tė muslimanėve shqiptar dhe tė tjerėve nė Kosovė.
29.01.2008.islamgjakova.net