Shkruar nga Anjeza Xhaferaj
Historia e vajzave qė vėnė shami pėr shkak tė besimit dhe qė pėrjashtohen nga shkolla po pėr kėtė shkak, ėshtė tashmė e njohur. Pėrgjatė viteve tė fundit ka pasur disa histori tė tilla e pėr pasojė edhe debate nė lidhje me to. Debatet "pro" dhe "kundra" kanė pėrfshirė analistė, gazetarė, juristė, besimtarė etj. Laicizmi i institucionit tė shkollės ėshtė argumenti qė pėrdoret kundėr mbajtjes sė shamisė dhe respektimi i tė drejtave tė njeriut janė argumenti qė paraqitet nga ata qė janė pro. Kėto argumente janė pėrmendur tashmė shumė herė, ndaj edhe nuk do ndalem nė to. Pėr mė tepėr nuk do tė kisha se ē'ti shtoja debatit nė kėtė drejtim.
E megjithatė mbetet ende diēka pėr t'u trajtuar. Pėrderisa ngjarje tė tilla ndodhin vazhdimisht, dhe pėrderisa njerėzit pėrfshihen gjithmonė me zell nė debat, tregon se ende nuk ėshtė gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare e problemit. Tė gjithė i referohen legjislacionit shqiptar, pėr tė mbrojtur argumentet e tyre. Por pikėrisht mungesa e zgjidhjes sė ēėshtjes, ėshtė indikatori mė i mirė pėr tė treguar se legjislacioni shqiptar nuk ėshtė e ende i qartė nė kėtė pikė e ndaj ndodh edhe konfuzioni. Ndėrkaq ligji shėrben pikėrisht pėr tė rregulluar jetėt tona, jetėt e tė gjithė atyre qė jetojnė nė njė vend tė caktuar; shėrben pėr tė rregulluar marrėdhėniet e njerėzve me njeri-tjetrin dhe me shtetin sigurisht. Nė rastin konkret kemi dy vajza qė shkojnė nė shkollė dhe qė vendosin tė mbajnė shami nė kokė - simbol identifikimi i besimit tė tyre.
Dhe ėshtė pikėrisht ky fakt qė shėrben pėr t'i pėrjashtuar nga shkolla. Nė kėtė moment kemi zhvillimin e marrėdhėnieve shtet-individ. Ajo ēka ndodh ėshtė qė kėto vajza nė mėnyrė brutale refuzohen pikėrisht nga shteti i tyre, qytetare tė tė cilit ato mėtojnė tė bėhen. Me pak fjalė shteti u thotė se ashtu siē janė ato nuk mund tė jenė tė denja pėr tė qenė qytetare e pėr pasojė tė shkollohen. Dhe shkolla qė duhet tė shėrbejė pėr edukimin qytetar tė individėve, pėr integrimin e tyre nė shoqėri, pėr rrėnjosjen e respektit dhe besnikėrisė ndaj institucionit tė shtetit, nė rastin konkret shėrben si shkak pikėrisht pėr tė kundėrtėn: pėrjashtimin e individit nga ky proces. Rezultati ėshtė qė shteti humb dy qytetare tė vetat. Njė aspekt tjetėr i rėndėsishėm qė duhet marrė parasysh, ėshtė marrėdhėnia e individit me vetveten, me mėnyrėn se si individi kėrkon tė identifikohet e qė pėr pasojė do tė shėrbejė pėr tė pėrcaktuar vendin e tij/saj nė shoqėri. Cili ėshtė imazhi qė vetė vajzat kanė pėr veten? Si identifikohen ato? Me siguri tė qenit besimtare ėshtė njė element i rėndėsishėm i identitetit tė tyre (nė fund tė fundit ėshtė pikėrisht shamia ajo qė i vendos ato nė kėtė udhėkryq ku duhet tė zgjedhin midis shkollės dhe demonstrimit tė besimit), por patjetėr qė identiteti i tyre nuk ėshtė kurrsesi kaq i thjeshtė. Tė qenit femėr, nxėnėse nė shkollė, banore tė njė qyteti tė caktuar, tė qenit shqiptare, tė qenit admiruese tė njė letėrsie apo muzike tė caktuar e tė tjera tė ngjashme me kėto, janė me siguri elemente tė rėndėsishėm tė qenies sė tyre, elemente pa tė cilat ato nuk mund kuptohen, elemente qė formojnė personalitetin e tyre. Tė gjithė kėta elementė zhvillohen nė gjirin e shoqėrisė ku ato jetojnė.
Aty ato mėsojnė pikėpamjet e njerėzve tė tjerė mbi aspekte tė ndryshme tė jetės dhe ėshtė pikėrisht kjo mėnyra se si njerėzit zhvillohen dhe bėhen pjesė e shoqėrisė. Nė kėtė kontekst, shkolla pa dyshim qė luan njė rol tė rėndėsishėm ku fėmijėt, tė rinjtė socializohen, mėsojnė pėr jetėn e mbi tė gjitha integrohen nė tė. Aty ata mėsojnė tė kuptojnė cilat janė prirjet e tyre dhe vendosin se ē'rrugė duhet tė ndjekin pėr tė ardhmen. Ndaj edhe ėshtė krejt e natyrshme, qė vajzat qė kanė vėnė shaminė, ashtu sikurse edhe bashkėmoshatarėt e tyre tė kenė projektuar planet e tyre pėr tė ardhmen, plane qė i lidhin me shoqėrinė ku jetojnė.
Por ē'ndodh? Shkolla vendos t'ju njoh atyre vetėm njė aspekt tė identitetit: atė tė besimit. Shkolla anashkalon tė gjitha aspektet e tjera tė personalitetit tė tyre dhe i pėrjashton ato nga mjediset e saj. E nė kėtė mėnyrė vajzat mėsojnė se ėshtė pikėrisht identiteti i tyre fetar ai ēka konsiderohet si i rėndėsishėm nga shkolla. Paradoksalisht, duke i pėrjashtuar, laicizimi i shkollės shėrben pėr tė theksuar identitetin e tyre fetar. Nė aspektin njerėzor kjo ėshtė e padrejtė. Kėsaj i thonė tė ngushtosh spektrin e zhvillimit tė personalitetit tė individit. Ndėrsa vajzat pėrpiqen tė shkollohen dhe tė zhvillojnė talentet e tyre, shkolla (apo mungesa e saj) i kushtėzon tė zhvillohen vetėm nė njė drejtim: tė forcojnė besimin e tyre. Kjo sigurisht nuk ėshtė ajo ēka ato kėrkojnė. Ato duan tė jetojnė nė pėrputhje me parimet e fesė sė tyre por pa e kufizuar veten nga mundėsia pėr tė pėrvetėsuar dije dhe zhvilluar kapacitetet e tyre, mundėsi qė vetėm shkolla mund t'ua ofroj.
Nė rast se vajzat pranojnė tė heqin shaminė kjo do tė ishte njė heqje e detyruar dhe jo njė zgjedhje kuptimplote nga ana e tyre. Zgjedhjet kuptimplote tė njerėzve, nė njė vend demokratik bėhen pikėrisht nė gjirin e bashkėsisė, aty ku njerėzit mund tė rrahin mendimet e tyre, aty ku ata mund tė sfidojnė vetveten pėr ditė e pėr pasojė tė zgjerojnė botėkuptimin e tyre. Zgjedhjet kuptimplote bėhen kur individi ėshtė i lirė dhe i pakushtėzuar. Kushtėzimi pėr heqjen e shamisė nuk bėn gjė tjetėr veēse cenon lirinė e tyre pėr tė zgjedhur pėr vetė jetėn e tyre.
Aspekti i tretė i rėndėsishėm pėr t'u trajtuar ėshtė ai i marrėdhėnieve tė individit me tė tjerėt, me anėtarėt e komunitetit ku bėn pjesė. Nė rast se nuk vendosin tė heqin shaminė (pėrderisa tė gjithė i konsiderojnė si tė vogla pėr tė marrė vendime kaq tė rėndėsishme, atėherė duhet tė presin qė mund tė marrin - gjithmonė sipas pikėpamjes sė tyre - edhe vendime tė gabuara), ato do tė pėrjashtohen nga jeta e bashkėsisė ku bėjnė pjesė. Kur njė vajzė vė shami ajo e identifikon veten dhe identifikohet prej te tjerėve si besimtare. Megjithatė ajo do tė donte tė vendoste edhe raporte te tjera me njerėzit, raporte qė kanė tė bėjnė me shkollėn, me pjesėmarrjen nė aktivitete, me punėsimin mė vonė, raporte qė e bėjnė atė tė ndjehet pjesė e lagjes, qytetit, shtetit tė saj. Ato janė raporte qė zgjerojnė kuptimin e saj pėr jetėn dhe i japin mundėsi tė ndėrgjegjėsohet pėr ditė pėr qėndrimet qė mban dhe vendimet qė merr. Dhe nė rastin konkret vajza privohet pikėrisht nga kėto raporte.
Jam plotėsisht e bindur se ėshtė nė interesin e tė dyja palėve: tė shtetit dhe tė vajzave vetė, qė kėto tė fundit tė lejohen tė shkojnė nė shkollė me shami. Shteti do tė kishte dy qytetare tė tij, tė cilat do tė zhvilloheshin nė ambientet e shkollės, do tė profesionalizoheshin dhe mė vonė do ta jepnin kontributin e tyre pėr shoqėrinė. Vetėm nė ambientet e shkollės ato do tė kenė hapėsirėn e nevojshme pėr tė zhvilluar tė gjitha aspektet e personalitetit tė tyre, pėr tė krijuar bindjet e tyre, pėr tė adoptuar vlerat e komunitetit, pėr tė skicuar qėndrimet e tyre dhe planifikuar pėr tė ardhmen. Dhe shteti duke i lejuar tė shkollohen pa u dashur tė ndrydhin besimin e tyre, nuk bėn gjė tjetėr veēse afirmon edhe njė herė parimet e demokracisė dhe lirisė, parime qė bėjnė tė mundur njė bashkėjetesė tė mirė dhe tė frytshme pėr tė gjithė shtetasit e tij.
tiranaobserver.com
18.03.2008.islamgjakova.net