Dr. Ali F. Iljazi
Ėshtė e ditur se pėr ēdo profesion nevojitet dituria e domosdoshme, ushtrimi dhe profesionalizmi. Secili profesion kėrkon edhe pėrgjegjėsi tė caktuar dhe qasje serioze.
Meqė ndėrtimi i personalitetit njerėzor ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe dhe njė punė komplekse, me siguri profesionalizmi dhe aftėsia janė mė tė nevojshme nė kėtė punė. Edukimi i njeriut ėshtė njė thirrje e lartė, sepse kemi tė bėjmė me edukimin dhe ndėrtimin e tė deleguarit tė Zotit, nga i cili varet rendi dhe drejtėsia nė Tokė. Nė pyetje, pra ėshtė krijesa e cila ėshtė gėrshetim i ndjenjave tė ndryshme dhe emocioneve. Edukimi dhe ndėrtimi i njeriut nė realitet ėshtė mbjellje e cilėsive pozitive tek ai, dhe eliminim i tė gjitha cilėsive negative qė i ka trashėguar. Meqė ky proces edukativ-arsimor ėshtė tejet i rėndėsishėm, i komplikuar, me doemos duhet besuar individėve tė cilėt janė tėrėsisht tė aftėsuar dhe profesionist nė kėtė lėmi. Kur flasim pėr edukatėn dhe arsimimin fetar atėherė para sė gjithash e domosdoshme ėshtė dituria fetare e cila ėshtė themel pėr edukimin e drejtė tė njeriut. Andaj, mėsuesi dhe edukuesi me doemos duhet tė ketė njohuri fetare, e cila ėshtė e nevojshme pėr edukimin kualitativ dhe punėn arsimore me fėmijėt dhe tė rriturit. Nuk nevojitet qė dijetari tė jetė ekspert kulmor nė shkencat islame, por duhet me doemos tė posedoj fuqinė e hulumtimit dhe pėrsosjen vetanake, nė mėnyrė qė diturinė e tij tė mund tė zgjeroj, varėsisht nga nevojat e punės edukative- arsimore. Pėrveē kėsaj diturie fetare, mėsuesi- edukuesi duhet tė posedoj edhe arsimim dhe kulturė tė pėrgjithshme. Me arsim tė pėrgjithshėm mendohet nė dituri tė caktuara nga dituritė shoqėrore siē janė pedagogjia, psikologjia dhe metodika, sepse kėto shkenca gjithashtu janė tė domosdoshme pėr njė edukatė dhe arsimim edukativ. Nėpėrmes psikologjisė mė sė lehti do tė njohim personalitetin e nxėnėsve tonė, mundėsit e tyre dhe aftėsitė si dhe si tė sillemi mė sė miri ndaj disa sjelljeve dhe reaksioneve tė tyre. Pėr kėtė kemi shembull nė praktikėn e Pejgamberit, s.a.v.s. Nėse studiojmė biografinė e tij do tė shohim qė ai shumė bukur ka njohur personalitetin e shokėve tė tij. Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. qė Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njeriu mė i mėshirshėm i kėtij ummeti ėshtė Ebu Bekri, mė i ashpėri nė urdhrat e Allahut ėshtė Omeri, mė i turpshmi ėshtė Othmani, hallallin dhe haramin mė sė miri e njeh Muadh ibn Xhebeli, njohėsi mė i mirė i tė drejtės trashėgimore (feraid) ėshtė Zejd ibn Thabiti, lexuesi mė i mirė ėshtė Ubejji. Secili ummet e ka pasur besnikun e tij, e besniku i ummetit tim ėshtė Ebu Ubejde ibnul- Xherrah."1
Nė shembullin tjetėr, Muhammedi s.a.v.s. shokun e tij e ka kėshilluar nė kėshillėn e bazuar nė njohjėn e personit tė Ebu Dherrit r.a. i ka thėnė: "Ebu Dherr e shohė qė ti je i dobėt, e dėshiroj pėr ty atė qė dėshiroj pėr vete. Andaj asnjėherė mos prano me udhėheqė, si dhe tė pėrkujdesesh pėr pasurinė e jetimit!"2
NJOHJA E MJEDISIT KU JETON NXĖNĖSI
Njė prej kalorėsve tė rėndėsishėm tė edukimit tė suksesshėm ėshtė edhe njohja e karakteristikave tė mjedisit nė tė cilin jeton nxėnėsi, sepse mjedisi lenė gjurma nė personalitetin e njeriut. Njohja e mjedisit ndihmon tė zgjidhim shumė qėndrime dhe sjellje tė nxėnėsit. Ėshtė fakt qė rrethi i ngushtė dhe i gjerė me tė madhe ndikon nė formimin e personalitetit, si dhe shoqėria nė tė cilėn fėmija dhe i rrituri lėvizin. Shkaqet themelore tė sjelljes jo normale dhe jo tė shėndosh tė rinjve dhe fėmijėve janė: varfėria nė shtėpi, pėrlarjet nė mes prindėrve, divorci i prindėrve, shoqėria e keqe, marrėdhėnia e keqe e prindėrve ndaj fėmijės, vdekja e njėrit apo e tė dy prindėrve. Nė mėnyrė qė edukuesi tė kuptoj sjelljen e nxėnėsit tė tij dhe tė pėrqendrohet realisht ndaj sjelljeve devijuese tė tij, ėshtė e domosdoshme tė njohė shkaqet e saj.
PREZANTIMI I BUKUR
Ėshtė shumė me rėndėsi se si mėsuesi t'iu prezantoj nxėnėsve diturinė dhe pėrvojėn qė posedon. Shumė ka prej mėsuesve (profesorėve) qė kanė dituri tė lakmueshme, por nuk posedojnė mundėsi qė kėtė ta prezantojnė dhe shfrytėzojnė gjatė edukimit dhe si tė tillė nuk mund tė jenė mėsues (profesor) tė suksesshėm dhe edukues. Kemi shembuj tė shpeshtė tė profesorėve universitar tė cilėt janė ekspert kulmor nė lėmin e tij, por nuk ėshtė nė gjendje qė me diturinė dhe pėrvojėn e tij tė edukoj nxėnėsit. Gjatė prezantimit dhe transmetimit tė diturisė me qėllim edukimi, ėshtė shumė me rėndėsi ēfarė metoda shfrytėzon mėsuesi. Duhet tė shėrbehet me metoda interesante dhe ndikuese, sepse nė tė kundėrtėn qėllimi ofruar do tė lerė gjurmė tė dobėta.
Edukata nuk ėshtė vetėm teori ose orientim qė tregohet. Kėto nuk janė vetėm urdhra dhe ndalesa, por ky ėshtė njė proces i veēantė i cili kėrkon elemente shpirtėrore tė ndryshme dhe pėrvoja praktike, tė praktikuara nė gjendje dhe etapa tė ndryshme.
Ndonjėherė edukuesi mendon qė ėshtė e mjaftueshme ndaj atij qė edukon tė shprehish dashurin tėnde. Tregimi i dashurisė ėshtė me rėndėsi, por edhe jo i mjaftueshėm pėr edukatė tė suksesshme. Babai mund ta dojė fėmijėn e tij dhe me i dėshiruar tė mirėn, por mėnyra e paraqitjes jo tė drejtė tė kėsaj mund tė krijoj te fėmija dyshim nė qėllimet e babait ndaj tij. Vetėm ai mėsues, i cili posedon prezantim tė bukur, nė mėnyrė profesionale tė pėrdor metodat e ndryshme dhe pėr ēdo situatė do t'i shfrytėzoj nė mėnyrėn mė tė bukur.
MBIKQYRJA DHE VĖZHGIMI I PĖRHERSHĖM
Edukimi dhe arsimimi ėshtė njė proces i pandėrprerė tė cilin nuk janė tė mjaftueshme orientimet kalimtare. Ky ėshtė njė proces i cili kėrkon mbikėqyrje tė pėrhershme dhe udhėzim. Edukuesi i cili nuk ėshtė nė gjendje qė vazhdimisht tė pėrcjellė nxėnėsin e tij dhe pėrparimin e tij nuk mund tė jetė edukues i mirė. Mbikėqyrja e pėrhershme nuk do tė thotė qė nxėnėsi duhet tė korrigjohet nė ēdo lėshim tė vogėl. Kjo marrėdhėnie te nxėnėsi do tė krijonte refuzim ndaj mėsuesit, e kjo pa dyshim ėshtė dėm i madh dhe jo sukses. Mėsuesi i menēur ndonjėherė do tė heshtė nė ndonjė fenomen negativ tė nxėnėsit, duke u frikėsuar qė kjo tė krijoi kundėr efekt, nėse nė kėtė vazhdimisht tėrheq vėrejtjen. Ai nė bazė tė pėrvojės sė tij do tė vlerėsoj a ėshtė mė mirė tė tėrheq vėrejtjen apo tė heshtė, por edhe tėrheqja e vėrejtjes nuk duhet lėnė tėrėsisht. Nuk ka dyshim qė kjo mėnyrė e edukimit mendohet si njė prej principeve mė tė fuqishme nė krijimin e njeriut tė baraspeshuar. Si shembulli mė i mirė i ummetit tė tij Pejgamberi,s.a.v.s. ka qenė shembull i vėshtrimit tė pėrhershėm. Ai gjithmonė ka pėrcjellė dhe vėshtruar edukatėn e sahabėve tė tij, gjė qė e vėrtetojnė shumė hadithe. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Seid el- Hudriu qė Pejgamberi, s.a.v.s. ka thėnė: "Ruhuni ndejės nė rrugėt publike!" Nė kėtė, ata qė ishin prezent thanė: "I Dėrguar i Allahut, ne kemi nevojė tė mblidhemi dhe tė bisedojmė." Pejgamberi,s.a.v.s. nė kėtė u pėrgjigj: "Nėse kėtė duhet ta bėni atėherė jepjani rrugės atė qė i takon". Ata pėrsėri pyetėn: "E ēfarė i takon rrugės i Dėrguar i Allahut?" Ai u pėrgjigj: "Ulja e shikimit, pėrmbajtja nga ofendimi, dhėnia e selamit, urdhri pėr tė mirėn dhe ndalja nga e keqja".
Sa fjalė pėrmbledhėse dhe edukuese fshehėn nė kėtė hadith!
STABILITETI SHPIRTĖROR I MĖSUESIT
Meqė mėsuesi-edukuesi ka kontakt me njeriun, me kėtė qenie me natyrė tė komplikuar, ėshtė e domosdoshme qė tė posedoj njė nivel tė duhur tė stabilitetit shpirtėror. Nuk duhet tė jetė i natyrės lėkundėse, jo stabil ose reaksionit tė shpejtė dhe tė pa paramenduar, ose tė jetė tepėr i ndjeshėm, e lerė mė me qenė i sėmur psikik. Nxėnėsi ka nevojė pėr edukues shpirtėror stabil, nga sjelljet e tė cilit do tė shfrytėzoj, e jo qė nga sjelljet e tij tė frikėsohet. Nėse mėsuesi ėshtė person psikik jo stabil, jo vetėm qė nuk mund tė jetė edukues dhe ndihmues i nxėnėsve, por edhe atij i nevojitet ndihma.
KONTAKTI I NDĖRSJELLĖ
Edukimi dhe arsimimi nuk ėshtė proces i cili rrjedhė vetėm nė njė kahe, kahja e mėsuesit.
Ėshtė e papranueshme qė mėsuesi tė sillet ndaj nxėnėsit si ndaj personit i cili vetėm duhet tė dėgjoj dhe pranoj. Pėrkundrazi ėshtė, ėshtė i domosdoshėm kontakti dhe dialogu nė relacionin mėsues-nxėnės, sepse edukimi dhe arsimimi ėshtė operacion i cili ėshtė i pa paramenduar pa pjesėmarrjen e dy palėve. Kur bėnė dialog me nxėnėsin, mėsuesi duhet t'i drejtohet nė mėnyrė tė bukur dhe tė dėgjoj me vėmendje kur ai fletė, ashtu siē ka qenė praktika e mėsuesit mė tė mirė tė tė gjitha kohėve, Muhammedit, s.a.v.s. Transmetohet nga Enesi r.a. qė ka thėnė: "Pėrderisa me njė rast kemi qenė te Pejgamberi, s.a.v.s. nė xhami hyri njė njeri me devenė tė cilėn e lidhi nė xhami, e pastaj u drejtua me fjalėt: 'Cili prej jush ėshtė Muhammedi?' Pejgamberi a.s. ishte i ulur. I thamė: 'Ai njeri i bardhė qė ėshtė i ulur.' Njeriu iu drejtua Pejgamberit a.s.: "O i biri i Abdulmutalibit!" Ndėrsa Pejgamberi, s.a.v.s., iu pėrgjigj: 'Tė pėrgjigjem...' Shikoni se si Pejgamberi, s.a.v.s. me sa bukuri i drejtohet kėtij njeriu. Ashtu si i ka dhėnė vėmendjen tė dėgjoj bashkėbiseduesin, po aq i ka kushtuar kujdes qė edhe tė folurin ta ketė tė qartė dhe bindės. Aisha r.a. pėrshkruan tė folurit e tij dhe thotė: "Ai gjatė tė folurit nuk pėrmend atė qė ju e pėrmendni". Nė transmetimin tjetėr qėndron: "Fliste qartė, kėshtu qė ai qė e dėgjonte tė gjitha i mbante me lehtėsi nė mend".
OPTIMIZMI
Shpresa nė sukses dhe arritja e qėllimit dhe rezultateve tė mira ėshtė kusht qė ėshtė i domosdoshėm nė ēdo punė, pra gjithashtu nė edukimin dhe arsimimin e gjeneratave.
Meqė procesi i edukimit dhe arsimimit ėshtė njė proces i cili kėrkon shumė kohė dhe pėrpjekje, kėrkon dhe durim tė madh.
Rezultatet e kėsaj pune nuk shihen menjėherė prandaj optimizmi duhet tė jetė cilėsi e domosdoshme e tė gjithė atyre qė punojnė nė kėtė fushė.
Mesazhi i Kur'anit fisnik ėshtė i qartė dhe bindės:
"Dhe thuaj: "Veproni, Allahu do ta shohė veprėn tuaj, edhe i dėrguari i Tij e besimtarėt..."3
1.Tirmidhiu, Ibn Maxhxheh dhe Ahmedi
2.Muslimi, 1826
3.El- Teube, 105
30.03.2008.islamgjakova.net