Prim.dr.med.sc.Ali F. Iljazi
Vėllezėr tė dashur!
Pėr ēfarė tė flasim kur gjaku i myslimanėve rrjedhė rrėke nė shumė vende tė botės. Ēfarė po ndodh me ummetin nė Irak, Palestinė, Liban, Indi, Ēeēeni, Afganistan, Kashmir, etj. A nuk mjafton kjo, por duhet edhe nė mes veti tė luftojmė?!
Ku janė autoritetet tė thonė fjalėn e tyre, ku janė liderėt dhe rob tė kujt janė, tė Allahut apo tė armiqve tė fesė?! Ku ėshtė krenaria islame, vėllazėrimi, solidariteti, ndihmesa, fuqia e imanit?
Pėrgjithėsisht, gjendja dhe pozita e myslimanėve sot nė botė ėshtė e qartė dhe e dukshme pėr secilin qė ka sy e mend. Nuk duhet tė jesh shumė i menēur pėr tė parė dhe vėrejtur se nga gjithė popujt, myslimanėt janė sot mė tė varfėr, mė tė paarsimuar, mė tė sėmurė, mė tė shtypur dhe me plotė tė drejtė mund tė themi se janė bėrė minj eksperimental tė fuqive botėrore, tek tė cilėt provojnė tė gjitha rendet e reja ndėrkombėtare dhe armatimin mė bashkėkohor. E mbi tė gjitha n`a nevojitet qė edhe nė mes vete tė zihemi, tė luftojmė dhe derdhim gjakun. Ndėrsa armiqtė, tė kėnaqur fėrkojnė duart dhe na pėrqeshin.
Nuk nevojitet me qenė tepėr mendjemprehtė pėr tė konkluduar qė myslimanėt janė nė disfatė nė tė gjitha segmentet e jetės. Pėrpos kėsaj, shumica e tyre janė nė disfatė shpirtėrore dhe tė gjunjėzuar nė greminėn shpirtėrore, nė krizėn e imanit.
Duhet kuptuar se disfata shpirtėrore, kjo dobėsi dhe ky nėnēmim i myslimanėve nga ana e armiqve tė tyre nuk kanė ardhur menjėherė, pa pėrgatitje dhe pa shkas. Ky ėshtė fryt i pėrēarjes sė ummetit islam. Ėshtė fryt i marrėdhėnies sonė tė dobėt ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Kėto dobėsi dhe kėtė pėrēarje i kanė shfrytėzuar armiqtė e islamit, tė cilėt nė vete kanė thurur kurthe dhe planifikuar sulme ndaj islamit dhe myslimanėve. Nė paqe na japin helm e mjaltė, ndėrsa nė luftė n`a shfarosin pa mėshirė.
Pra, po flasim pėr dobėsitė dhe mangėsitė e brendshme. Natyrisht ekzistojnė edhe tradhtitė dhe kurthet e jashtme, por nėse njė shtėpi ėshtė e ndėrtuar fuqishėm dhe nė themele tė forta, nėse ajo ėshtė ,,Bunjanun marsus" (ndėrtesė e fortifikuar), atėherė furtunat dhe erėrat e fuqishme nuk mund t`i bėjnė asgjė.
Shumica prej nesh pyesim pėr shkakun e gjitha kėtyre fatkeqėsive qė goditėn tokat islame. Pyetje tė ndryshme shpesh i`a bėjmė vetes. Siē thotė Allahu i Madhėruar: "E kur juve u goditi njė dėshtim (nė Uhud). E qė ju i`a patėt dhėnė atyre dyfish (armikut nė Bedėr), thanė: "Prej nga kjo?" (Ali Imran, 165)
Allahu i Madhėruar u pėrgjigjet me gjithsejtė pesė fjalė: " ...Ajo ėshtė nga vet ju!.." (Ali Imran, 165)
Pra, Allahu i Gjithėdijshėm i`u shpjegon atyre dhe gjeneratave pas tyre qė disfata nuk vjen vetvetiu, por i ka shkaqet. Dhe kur plotėsohen tė gjitha shkaqet, vjen te rezultati: "Ēfarėdo e keqe qė mund t`ju godas, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija e pėr shumė tė tjera, Ai u fal" (Esh Shuara, 30)
Sot myslimanėt pėrbuzin dhe nėn ē mojnė njėri-tjetrin, kanė kundėrthėnie tė shumta nė mes veti, luftojnė kundėr njėri-tjetrit, vriten nė mes vete, shkatėrrojnė familjet e njėri-tjetrit. Pengojnė njėri-tjetrin nė punė, mashtrojnė, nėpėrkėmbin dhe marrin hakun e njėri-tjetrit. Nė vend tė dashurisė sė sinqertė, njėri-tjetrit i japin urrejtje, brenga, sėmundje, lėndime, fyerje dhe vuajtje. Nė kėtė pėrdorin armėt mė tė rėnda dhe mė shkatėrruese: dredhi, tradhti, magji, xhinė, etj. Deri kur kėshtu, o Ummet dhe pėr interesa tė kujt?!
Ndėrsa Allahu n`a ka dhėnė aq shumė gjėra tė pėrbashkėta qė n`a lidhin dhe n`a afrojnė: Allahu ėshtė Zoti ynė, Islami - feja jonė, Muhammedi a.s. - Pejgamberi ynė, Kur`ani - Libri ynė, Qabeja - Kibla jonė, Sunneti - Rruga jonė, Sheriati - Ligji ynė.
"Kjo ėshtė rruga Ime e drejtė, andaj pasoni e mos pasoni rrugėt tjera qė tu shmangin nga rruga e vėrtetė!" ( El En`amė, 153)
Pejgamberi a.s. bėri njė vijė tė drejtė dhe e quajti "Siratal mustekim", ndėrsa vijat tjera anėsore i quajti rrugė tė shejtanit nė tė cilėn qėndron nga njė shejtan.
Sa herė nė ditė ne nė namaz lexojmė: "Ihdinas-siratal mustekim !" Ezani, namazi, zekati, haxhi, tė gjitha kėto n`a afrojnė, n`a bashkojnė. Siē thonė disa dijetarė, sot 95 % tė gjėrave n`a bashkojnė, i kemi tė pėrbashkėta, andaj a thua pėr shkak tė ndryshimeve minimale do tė derdhim gjakun.
Pėr kėtė, Allahu i Madhėruar qartė tregon nė Kur`anin fisnik: "Allahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk u largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre." ( Er Rrad, 11)
Ky verset tregon qartė dy gjėra kryesore shumė tė rėndėsishme:
Tėrheq vėrejtjen nė fuqinė mė tė rėndėsishme nė jetėn tonė, pa tė cilėn nuk ka ndryshime, pėrparim, ruajtje tė shenjtėrisė dhe mbrojtje tė identitetit. Kjo ėshtė fuqia shpirtėrore (fuqia e imanit) dhe kjo gjendet te vet myslimanėt dhe kėtė duhet ruajtur dhe kultivuar.
Verseti, gjithashtu n`a bėn tė ditur qė fati ėshtė nė duart tona, nga ne varet lumturia dhe ardhmėria mė e mirė. Pra, nga ne varet! Ēfarė jemi, ashtu ėshtė gjendja jonė; ēfarė jemi ne, ashtu janė liderėt tanė.
Obligim e secilit mysliman ėshtė tė pengojė zullumin ndaj vėllait tė tij. Ėshtė i obliguar t`ia zgjatė dorėn e ndihmesės, sepse Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Secili myslimani cili nėnēmon myslimanin tjetėr nė situatė kur ky e humb nderin e tij, Allahu do ta nėnēmojė nė situatė kur i nevojitet ndihma e Allahut. Ndėrsa secili njeri i cili ndihmon myslimanin nė situatė kur ky e humb nderin e tij, Allahu do t`i ndihmojė nė situatė kur i nevojitet ndihma e Tij."
Pejgamberi a.s., nė hadithet e tij i ka urdhėruar t`i ofrojnė ndihmė vėllezėrve tė shtypur, e jo qė tė sulmojnė njėri-tjetrin. Myslimani nuk duhet i heshtur tė shikojė zullumin qė i bėhet vėllait tė tij: "Myslimani ėshtė vėlla i myslimanit, nuk e dėmton dhe nuk e lejon tjetrin ta dėmtojė. Kush ndihmon vėllain nė fatkeqėsi, Allahu do t`i ndihmon nė nevojėn e tij. Kush mėnjanon njė fatkeqėsi nga myslimani, Allahu do t`ia mbulojė nga ai Ditėn e Gjykimit.", ka thėnė Pejgamberi a.s. ( Buhariu)
Myslimanėt duhet tė jenė si njė trup, jo vetėm teoritikisht, por edhe praktikisht. Transmeton Numan ibn Beshir, se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "I sheh besimtarėt nė dashurinė nė mes tyre, dhembshurinė ndaj njėri-tjetrit dhe sjelljen e bukur, sikur me qenė njė trup, kur njė pjesė e trupit ndien dhembjen, tėrė trupi e ndien dhimbjen dhe pagjumėsinė." ( Muslimi)
Myslimanėt duhet tė jenė si njė ndėrtesė unike e fuqishme. Ka thėnė i Dėrguari i Allahut a.s.: " Besimtari ndaj besimtarit ėshtė si ndėrtesė, njė pjesė e pėrforcon tjetrėn." ( Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu)
Nė kohėn para islamit, idhujtarėt e kanė ndihmuar vėllezėrit e tyre nė tė mirė e nė tė keq. Islami e mbajti dhe e plotėsoi kėtė institucion nė mėnyrėn si e pėrmend Pejgamberi a.s.: "Ndihmojė vėllait tėnd tė cilit i bėhet zullum dhe zullumqarit! I Dėrguar i Allahut, e kuptojė t`i ndihmosh mazllumit (atij qė ėshtė i dėmtuar), por si ta ndihmoj zullumqarin?!, e pyeti njėri prej sahabėve prezent. "Ta ndalosh tė bėj zullum, nė kėtė mėnyrė do t`i ndihmosh." ( Buhariu)
Edhe pas kėtyre fjalėve tė Pejgamberit a.s., si mundemi ne myslimanėt tė qetė tė shikojmė zullumin tė cilin e bėjnė jobesimtarėt ndaj vėllezėrve tė pafajshėm!? Pėrse lejojmė qė myslimanėt nė mes vete tė luftojnė dhe derdhin gjakun pėr shkak tė interesit tė armikut. Ne shumė mirė e dimė se islami ndalon ndarjet, sektet, lėnien e bazės, xhematit. Allahu i Madhėrishėm nė Kur`anin fisnik, urdhėron: "Respektoni Allahun e tė Dėrguarin e Tij, e mos u pėrēani nė mes vete e tė dobėsoheni e ta humbni fuqinė. Tė jeni tė durueshėm se Allahu ėshtė me tė durueshmit." ( El Enfalė, 46)
Pėrveē kėtij urdhri Hyjnor tė fuqishėm, mos u pėrlani nė mes vete! Por cili ėshtė ilaē pėr shėrimin e sėmundjeve tė Ummetit?
Para se gjithash. Duhet kthyer Allahut dhe Pejgamberit a.s., burimeve tė fesė dhe ta forcojmė imanin, islamin dhe ihsanin. Tė duhemi pėr hir tė Allahut (El muhabbetul fil-lah). Tė dėshirosh pėr vėllain mysliman atė qė dėshiron pėr vete, edhe mė tepėr. Tė ndihmohemi nė mes vete, tė respektohemi dhe tė kuptohemi, etj. Tė bashkėpunojmė nė mirėsi, sinqeritet dhe devotshmėri, e jo nė mėkate e armiqėsi. Tė kemi tolerancė dhe tė dimė, tė dėshirojmė tė falim. Tė ndryshojmė pėr tė mirė dhe Allahu do tė ndryshojė gjendjen tonė dhe do tė shėrojė sėmundjet e pėrmendura.
Dhe nė fund ta dėgjojmė mesazhin e Allahut xh.sh. drejtuar tė gjithė myslimanėve deri nė Ditėn e Gjykimit: "E mos u dobėsohuni (fizikisht) dhe mos u dėshpėrohuni (shpirtėrisht), derisa ju jeni mė tė lartit, poqe se jeni besimtarė tė sinqertė." ( Ali Imran, 139) "Kjo ėshtė kėshtu! E kush madhėron dispozitat e Allahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave." ( El Haxh, 32) "Zoti ynė! Na dhuro durim! Na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr jobesimtarėve!" ( El Bekare, 250)
24.04.2008.islamgjakova.net