Meqė jemi nė vigjilje tė njė feste tė ashtuquajtur "Shėn Gjergji", e cila festohet nė mbare Kosovėn dhe e cila nuk ka tė bėjė aspak me fenė e muslimanėve, madje edhe si festė shėnon ngjarje e ndodhi, lidhet me personalitete, qė kanė luftuar fenė Islame, e kemi parė tė udhės qė nė shenjė pėrkujtimi t'ua sqarojmė vėllezėrve dhe motrave muslimane realitetin e kėsaj feste. A ėshtė feste e muslimanėve? A lejohet tė festohet? Nėse jo pėr ē'arsye?, dhe gjera tjera pėrkitazi me tė. Ajo qė na ka shtyrė t'i qasemi kėsaj teme ka qenė pikėrisht fakti se kjo feste, ndryshe nga te tjerat, paraqet njė rrezik shumė herė mė tė madh pėr besimin e muslimanit. Derisa festat tjera janė tė dėmshme pėr moralin, personalitetin dhe dinjitetin e muslimanit, kjo festė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė prek besimin e muslimanit, dhe mu pėr kėtė, kėtė dite e kam konsideruar ditėn, qė Allahut i bėhet mėkat dhe pėrkujtohet fillimi i mėkatit mė tė madh, shirkut-idhujtarisė .
Historia e festės se Shėn Gjergji-t
Shėn Gjergji edhe pse si feste njihet me kėtė emėr, ai ishte njė kalores, i cili u vra si martir nė vitin 303 tė erės sonė (pas lindjes se Isaut, alejhi selam) nė mbrojtje tė pėrhapjes se fesė sė krishtere. Tė krishterėt tė pasionuar pas kėtij njeriu "te madh" emėrtonin fėmijėt e tyre me kėtė emėr, madje gjate luftėrave tė kryqėzatave, lufta kundėr fesė islame, njeri nga "heronjtė" e tyre njihej me emrin Gjergj, dhe pėr ta vėrtetuar me njė fakt shumė modest se si kjo feste bie ndesh me parimet e fesė se muslimanit dhe shėnon datat e atyre qė luftuan kundėr fesė se Allahut, shohim se nė Skoci deri nė shek. XX nėpėr fshatra organizoheshin lojėra me rastin e kėsaj feste ku zakonisht dy kalores luftonin pėrballė njeri tjetrit, por njeri ishte Shėn Gjergji e tjetri Musliman. Para se tė kalon nė piken tjetėr tė temės, vėlla musliman me lejo tė tė pyes: Tani a e di se ēfarė ke festuar dhe feston?
Shėn Gjergji, nga vet emri i saj kuptohet se nuk ėshtė islame
Shėn Gjergji apo Gjergji i Shenjte nga vet emri nga bėn tė kuptojmė se nuk ėshtė islame ngase nė Islam nuk ka Gjergj, nuk ka tė shenjtė, nuk ka festė me emėr apo datė tė tillė. Dhe derisa nuk ėshtė festė islame, atėherė pėrse muslimani ta festojė festėn e huaj?! A thua vallė nuk ka festa tė tij?! Tek nė muslimanėt festat janė shėnime fetare te caktuara nga Ligjvėnėsi, Allahu, e tė kumtuara nga Pejgamberi alejhi selam. Kur Muhammedi, alejhi salatu ve selam shkoi ne Medine, kishte parė se muslimanėt festonin dy ditė, nė tė cilat argėtoheshin. Kur i pyeti pėr urtėsinė e atyre ditėve, ata i thanė se ato ishin nga tradita e periudhės paraislame tė tyre. Ai i ndaloi qė t'i festojnė ato ditė dhe iu tha shumė qartė: "Allahu ua ka ndėrruar kėto dy ditė me dy mė tė mira: Ditėn e Fitėr Bajramit dhe Ditėn e Kurban Bajramit". Madje, edhe nė rast se ndonjė festė fetare ndėrlidhet me ndonjė fe tjetėr, prapėseprapė, nė kemi segmente, qė na bėjnė tė dallohemi prej tyre. P.sh: Agjėrimi i Ditės sė Ashurės, edhe pse ėshtė festė, qė e shėnojnė edhe ēifutet, megjithatė, ata lozin, stolisen, zbukurohen, ndėrsa ne vetėm agjėrojmė.
Shėn Gjergji dhe shenjtėrimi i njerėzve
Thamė mė parė se Shėn Gjergji ka kuptimin Gjergji i Shenjte dhe nė bazė tė parimeve kishtare, jo krishtere, mund tė bėsh ēka tė duash; shenjtėro e mallko, ndero e poshtėro, nuk ka dert. Papa ka tė drejtėn e shenjtėrimit tė atyre qė do. Kemi pare kohėve tė fundit lajmin nga Papa Benedikti XVI pėr shenjtėrimin e paraardhėsit tė tij, Papės Gjon Pali II. Ndėrsa nė Islam hoxha nuk ka statutin e shenjtėrimit tė askujt, madje jo vetėm hoxha, por as Pejgamberėt nuk kanė pasur tė drejtėn qė tė cilėsojnė diē tė shenjte pa leje paraprake nga Allahu i Madhėruar. Tek ne njeriu sado qė tė jetė i devotshėm, adhurues, bamirės, besnik, ai meriton respekt, lėvdate, nder, por assesi dhe nė asnjė mėnyrė shenjtėrim. Na mjafton shembull personaliteti i njeriut me tė dalluar nė faqen e dheut, Pejgamberit mė tė nderuar, Muhammedit, alejhi selam, i cili nuk pranonte njė gjė te tille pėr vete.
Festimi i kėsaj feste dhe rreziku pėr pėrkatėsinė tone islame
Kjo feste zakonisht festohet me datėn 5 maj tė ēdo viti. Shumė njerėz, me dije e pa dije, mblidhen te teqetė, tyrbet, varrezave tė "evliave", pėr tė kėrkuar shėrim nga tė vdekurit. Therin kurbane, vėzhgojnė-fėrkojnė trupin pėr gurėve tė varrezave, spėrkasin vetėn dhe familjet herėt nė mėngjes me ujė me hithra, venė dege pemėsh neper shtėpi kinse pėr t'i mbrojtur nga magjitė, fėmijėve iu venė penj tė kuq e tė bardhė nė duar, e marrėzira tė shumta. Festimi i kėsaj feste tanimė ka marrė edhe njė karakter tjetėr. Shumė tė rinj e tė reja mblidhen nė vende tė ndryshme, pėrgatisin ushqime, lozin, kėndojnė, harrojnė Allahun, harrojnė fenė, bien nė prostitucion, vjedhin, kacafyten e ndoshta edhe vriten ndėrmjet vete, e kėshtu me radhe. Kjo feste nė mes tjerash shėnon edhe kryqėzatat dhe fetarisht, ēdokush qė gėzohet pėr disfatėn e muslimanėve, ai ėshtė munafik. Kjo festė me kėto rite na pėrkujton fillimin e shirkut-pabesimit. Ėshtė shume i fshehte kėshtu qė ndodhė tė mendosh se njė gjė ėshtė e thjeshte ndėrsa ajo ta shkatėrron fenė. Thotė Pejgamberi, alejhis selam: "O ju njerėz frikėsohuni nga shirku sepse ai ėshtė mė i fshehte sesa tė ecurit e buburrecit. I thanė: Si te frikėsohemi kur ai ėshtė me i fshehte se tė ecurit e buburrecit? Tha: Thuani: O Zot na ruaj nėse tė bėjmė shirk me dije dhe tė kėrkojė falje nėse e bej dije". Kjo fest ta shkatėrron fenė dhe tėrė veprat qė kė bėrė. Thotė Allahu: E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjėsuar veprėn e vet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė prej tė shkatėrruarve ." (Maide 5). Ėshtė prej mėkateve qė nuk falen. Thotė Allahu: "Ėshtė e vėrtetė se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i bėhet Atij shok, pos kėtij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron". (Nisa 116). Nuk arsyetohet ai edhe nėse pretendon se i ka konsideruar ata tė vdekur si ndėrmjetėsues tek Allahu. Thotė Allahu: "Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr, vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr All-llahut,...". (ez Zumer, 3). Ata edhe pse i marrin si tė tillė megjithatė nuk do t'iu bėjnė aspak dobi. Dashuria e tepėrt ndaj njerėzve duke i ngritur nė kult, duke i madhėruar me fjale dhe me zemėr ėshtė konsideruar pabesim-shirk.
Thotė Allahu: "Thuaj: Ftoni ata, tė cilėt i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mėnjanojnė". (Isra, 56) Formalitetet jo rrallė janė fatale pėr besimin e njeriut. Vėnia e patkonjve nė derė, spėrkatja me ujė, rruazat kundėr mėsyshit, penjtė nė dorė, regjja me hithra, e gjėra tjera, fatkeqėsisht tė pėrhapura tek ne, janė gjera qė ardhmėrinė e Ahiretit ta shkatėrrojnė. Pejgamberi alejhi selam kishte parė njė shok tė tij me njė pe nė dore dhe e kishte pyetur pėrse e mbante atė. Pėr tė mė mbrojtur!-iu kishte pėrgjigjur. Duke ia sqaruar rrezikun e tij peri, respektivisht, besimit nė ndikimin e atij peri, Pejgamberi, alejhi selam i tha: Nėse vdes nė njė gjendje tė tillė, ai kurrė nuk do te shpėtojė!
Therja e kurbaneve bėhet vetėm pėr Zotin, dhe unanimisht, kush therė ndonjė kurban pėr varr, put, ose njeri, ai ka dalur prej feje dhe ka bere shirk te madh. Thotė Allahu: "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve". Nė kėtė ajet shume qartė vie nė pah elementet kyēe tė Islamit, e qė janė: adhurimi, therja, jeta dhe vdekja vetėm pėr Allahun.
Varri i Muhammedit, alejhi selam nuk adhurohet. Pejgamberi, alejhi selam ishte shume i ashpėr nė kėtė aspekt dhe kishte thėnė: "O Zoti im mos lejo qė varri im tė behet idhull, ku do tė luten nė tė. Allahu hidhėrohet prej njė populli, tė cilėt varret e pejgamberėve tė tyre i shndėrrojnė ne xhami". Pejgamberi, alejhi salatu ve selam, kishte lajmėruar se: "Njerėzit mė tė kėqij, qė Kiameti do t'i zė janė ata, qė varrezat i shndėrrojnė nė xhami". Te gjithė dijetaret islamė njėzėri kanė pohuar se ndalohet puthja apo fėrkimi i gurėve te varreve tė pejgamberėve apo dėshmorėve, me pėrjashtim tė gurit tė zi, haxheru'l esvedit, nė Qabe, pėr tė cilin Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, me rastin e puthjes se tij tha: "Ti je guri, nuk bėn dėm dhe as dobi, dhe sikur tė mos e kisha parė Pejgamberin, alejhi salatu ve selam duke tė puthur, nuk do tė puthja as unė ty".
Kjo festė sikur na pėrkujton dredhitė, mashtrimet dhe malverzimet e disa njerėzve tė prishte, tė cilėt pėr qėllime komerciale janė nė gjendje tė bėjnė ēdo gjė. Njeri prej tyre kishte qenė nė njė udhėtim me gomar dhe gjate rrugės gomari i ngordhė. Nuk kishte para ta vazhdonte rrugėn dhe ēfarė bėri, pėr t'i mashtruar shtresėn e paarsimuar tė shoqėrisė, e varrosi gomarin dhe rrinte buze varrit. Kur njerėzit kalonin pranė tij e pyesnin: Cfarė ke? Pėrse mėrzitesh kaq shume?, ngase ai shtirej se mėrzitet, ai ua kthente: Kėtu ėshtė varri i njė evlijaje. Njerėzit fillonin tė linin para dhe kėshtu ai u pasurua. Mė vonė e kuptuan se aty nuk kishte njeri tė varrosur porse ishte njė gomar i ngordhur dhe se njeriu i kishte mashtruar.
Nėse shkon nė tyrbe apo tek ndonjė varr pėr te kėrkuar fėmijė dije se ke gabuar shumė ngase ajo qė tė ka ndodhur ty iu ka ndodhur edhe pejgamberėve tė Allahut. Thotė Allahu: "Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai krijon ēka tė dojė; Ai i falė vetėm femra atij qė do; e i falė vetėm meshkuj atij qė do. Ose u falė ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm". (Shura, 49-50). Pėr me shume shih se si Ibni Kethiri, Allahu e mėshiroftė, nė koment tė kėtij ajeti ka dhėnė njė mund tė lėvduar. Ai duke komentuar nė mes tjerash pėrmend: ".Ai i jep kujt tė doje dhe nuk i jep kujt tė do; nuk ka pengues pėr atė qe donė ta jap sikurse qė nuk ka marrės pėr atė qė nuk e jep. Ai krijoi ēdo gjė, "I jep kujt tė doje vajza", d.m.th: I dhuron vetėm fėmijė vajza. "I jep kujt tė dojė meshkuj", d.m.th: I jep vetėm fėmijė meshkuj. "ose i jep ēifte: meshkuj e femra", d.m.th: kujt tė do prej njerėzve i dhuron fėmijė tė pėrzier, meshkuj e femra" e kė tė do e le steril", d.m.th: nuk i lindin fėmijė fare. Kjo festė e rrėnon mision e tė gjithė Pejgamberėve, alejhimu selam. Edhe nėse nuk shkon nė tyrbe por e feston nė shtėpi ke bėrė mėkat tė madh. Ngase njeriu tė pajtoje mė tė keqen kudo qė tė jete ajo ėshtė sikur tė jetė pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė nė tė. Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: "Nėse njė njeri e mbyt njė tjetėr nė lindje e tjetri nė perėndim pajton me tė qė tė dy janė te njėjtė nė mėkat".
Andaj vėlla dhe ti motėr, kujdesin nga mėkatet, edhe nėse janė tė vogla. Kjo pėr arsye se mėkatet e vogla janė paraardhės tė mėkateve tė mėdha, janė mure tė shtėpisė sė madhe, qė quhet Mėkat i madh, janė parashenja tė tyre.
Pėrgaditi: Sedat Islami
Shkėputur nga: www.kurandhesunet.net
Boton: Rinia Islame Prizren
e-mail: riniaislame_pz@hotmail.com
03.05.2008.islamgjakova.net