www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Shkrimi si formė e komunikimit

 

 

 

                                

Shkruan: Rrahman FERIZI

 

Komunikimi pėrmes shkrimit ėshtė dhuntia mė e madhe qė iu dha Njeriut pas asaj tė dėgjuarit dhe tė folurit.

Tė shkruarit ėshtė njė proces i ndėrlikuar i cili manifestohet me ndihmėn e zonės sė veēantė tė trurit, dhe kėtė fenomen mund ta arrijė vetėm njeriu si krijesa mė e pėrsosur nė Univers.

Ndodh qė disa njerėzve nuk iu ėshtė dhėnė artikulimi elokuent, oratoria dhe shprehja e idesė, mendimit apo mesazhit pėrmes tė folurit, por ata janė tė shkėlqyer nė formėn e shprehjes pėrmes tė shkruarit, proces ky i cili kėrkon pėrveē se talent , stėrvitje dhe pėrpjekje shumėdimensionale.

Kėtu vjen nė shprehje procesi i ndėrlikuar gjenetik me tė cilin ėshtė pajisur personaliteti i Njeriut, veēori tė cilat trashėgohen dhe manifestohen gjatė jetės sė tij, si dhunti tė lindura apo disa edhe tė avancuara ( p.sh mund tė themi se dhuntia pėr tė shkruar ėshtė kodim gjenetik pra dhunti e lindur, ndėrsa ajo pėr tė folur mund tė jetė pėrveē e lindur edhe e fituar, nėse ushtrohet apo praktikohet nė mėnyrė profesionale) varėsisht nga zhvillimi ortogjenetik i hemisferave tė trurit.

Ky fenomen vjen nė shprehje edhe nė njė thėnie tė te dėrguarit tė fundit Muhamedit paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė ku thotė; " Njeriut i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka edhe ėshtė krijuar".

Kjo maksimė nuk prejudikon tė kufizoj aftėsitė e njeriut pėr kreativitet dhe prosperim nė fusha tė caktuara dhe profesionale, por megjithatė ofron argument se njerėzit ashtu si dallojnė nė fizionomi dallojnė edhe nė prirje dhe dhunti.

Shkrimi komunikim i brendshėm ;

Njeriu kalon nė situata tė ndryshme jetėsore, duke evoluar fillon t'i regjistroj dhe perceptoj fenomenet nė forma tė ndryshme, sa mė shumė qė angazhohet nė dituri, meditim e pėrsiatje mbi fenomenet e ndryshme, po aq mė shumė ndien nevojė t'i pėrkufizoj ato, kuptoj dhe konceptoj, sė pari nė veten e tij, por edhe t'i plasoj tek tė tjerėt pėrmes tė folurit apo tė shkruarit .

Ashtu sikur imagjinata e cila pėrmes ndėrdijes i flet vetėdijes sonė, po ashtu pėrmes tė shkruarit njeriu sė pari i fletė vetvetes mandej edhe tė tjerėve, duke pasqyruar boten nė tablonė qė ai e percepton.

Ashtu sikur lutja e sinqertė e cila i flet ndjenjave dhe zemrės pėrmes shpirtit, duke e frymėzuar, justifikuar dhe qetėsuar, po ashtu edhe tė shkruarit mund tė quhet njė lloj perceptimi i ndjenjave tė personalitetit, i cili mund shėmbėllej gėzim dhe inkurajim, orientim dhe mėsim tė lexuesit, por edhe qetėsim dhe ngazėllim tek vet shkruesi.

Prandaj nėse shkrimi ėshtė udhėzim leximi i tij ėshtė ilaē, dashuria ndaj dijes ėshtė lumturi e kundėrta e sajė ėshtė fatkeqėsi.

Shkrimi si komunikim jashtėm ;

Njeriu ndien nevojė tė komunikoj me rrethin dhe tė tjerėt, tė shtroj kėrkesat dhe tė artikuloj arsyeshėm opinionet e veta.
Forma e komunikimit pėrmes tė shkruarit, ėshtė mėnyrė serioze dhe zyrtare pėr tė shprehur atė qė e ndien dhe pėr tė plasuar idetė.

E shohim se komunikimi Hyjnor tek njerėzimi u bė pėrmes transmetueseve besnik deri tė Profetėt paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi ta, e kėta tė fundit i urdhėruan njerėzit tė shkruajnė mesazhin e tyre, ngase si formė e tillė do tė arrihet tė trasohet mė seriozisht dhe sigurt nė gjenerata.

Kjo formė e komunikimit arriti deri tek ne fal mbamendjes sė mirė tė njerėzve dhe shkruesve tė spikatur, tė cilėt me kujdes dhe pedanteri e ruan shkrimin e shenjt si amanet.

Shkrimi si Mesash njerėzimit;

Pėrmes shkrimit Muhamedi paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė u dėrgoi mesazh Mbretėrve dhe udhėheqėsve tė perandorive nė katėr anėt e Botės, disa e pranuan mesazhin e tij si tė vėrtet e disa e refuzuan, me rėndėsi Ai e transmetoi atė me tė cilėn ishte ngarkuar.

Kjo formė e pėrcjelljes sė mesazhit nuk u ndal sot e kėsaj dite, dhe ėshtė njėra ndėr format mė sublime tė pėrēimit tė sė vėrtetės.

Kjo formė vazhdon dhe duhet tė vazhdoj edhe mė tutje!

Njerėzit nuk ngurrojnė tė shkruajnė lloj-lloj shkrimesh, tė dėrgojnė mesazhe tė cilat thirrin nė tė kotėn dhe mashtrimin, e si tė ngurrojmė tė shkruajmė, thėrrasim dhe pėrkujtojmė pėr tė vėrtetėn, argumentin dhe fisnikėrinė.

Natyrisht edhe tė shkruarit ėshtė art i cili duhet tė gatuhet me urtėsi, dituri, largpamėsi dhe humanizėm, mos tė ndodh tė jep kundėrefektin e asaj qė synohet.

Thuhet se, shkrimtari duhet tė dijė tė mbaj pendėn nė hollėsi sikur luftėtari nė fushė betejė shpatėn me rreptėsi.



Shkrimi si kujtese e kohės;

Thuhet se, fjalėt fluturojnė e shkrimet mbesin!
Tė shkruarit ėshtė dėshmitari mė i sigurt nė kujtesėn e kohės, shkrimi na pėrkujton edhe atėherė kur koha na harron.

Investimi nė shkencėn e shkruar ėshtė njėra ndėr tri format e "kontos" sė hapur pėr nė llogarinė e amshimit.

Tė shkruajmė ose tė lexojmė atė qė ėshtė shkruar kjo ėshtė rruga mė e sigurt pėr tė kuptuar misionin tonė nė kėtė botė, dhe pėr tė arsyetuar kėto dhunti tė cilat na u dhanė nga Krijuesi Absolut.

 

                                                                        

 

                                                                         

 

03.05.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .