www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Shtatė pėrparėsitė e shqiptarėve tė Maqedonisė!!!

 

 

 

 

Hamdi Nuhiju

 

Shqiptarėt e Maqedonisė kanė favore ose pėrparėsi tė shumta. Por, njashtu ato kanė edhe shumė dobėsi ose disfavore. Nuk e them qė me 7 pėrfundojnė pėrparėsitė e tyre dhe nuk imponoj mendimin tim nė opinionin publik rreth asaj qė unė e quaj favor. Kjo qė do tė shpalos ėshtė njė pikėpamje e imja qoftė e drejtė ose e gabuar. Lexuesi le ta marrė si tė dėshirojė ai. Renditja e tyre do tė bėhet nga gjėrat esenciale dhe madhore:        

Feja Islame- Pėrparėsia e shqiptarėve tė Maqedonisė mė e madhja dhe mė e rėndėsishmja ėshtė feja islame. Ky favor ėshtė gjithėpėrfshirės pėr shqiptarėt nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, Mal tė Zi e gjetiu. Historikisht ėshtė argumentuar se feja islame ka ruajtur dhe ka kultivuar identitetin kombėtar tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi e nė veēanti tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Njohė shumė shqiptar ortodoks tė Maqedonisė qė nuk dinė as dy fjalė shqipe dhe qė ishin kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Dua qė lexuesi ta ketė parasysh se nuk po sulmoj Ortodoksizmin e as Katolicizmin e shqiptarėve, por dua tė shpalos njė argument historik qė ėshtė nė tė mirėn e popullit shqiptar. Atdhetar shqiptar tė zelltė dhe punėtor kishim dhe kemi edhe nė mesin e ortodoksėve, katolikėve, kėtė nuk mund ta mohoj kush, por Islami ėshtė ajo forcė e cila i ndejti ballė me shekuj atyre qė dėshiruan ta asimilojnė popullin shqiptar.        

Identiteti kombėtar- Shqiptarėt janė popull i lashtė i njohur nė histori. Shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė probleme me identitetin e tyre kombėtar as historikisht e as politikisht. Ato ndjehen si shqiptar qė nė fakt janė tė kėtillė dhe kėtė tė drejtė nuk mund t`ia mohoj asnjė fuqi botėrore ose ballkanike. Ndėrsa maqedonėt kanė probleme esenciale nė lidhje me identitetin e tyre kombėtar. Maqedonėt si shtet nuk po i njeh Greqia, maqedonishten si gjuhė nuk po e njeh Bullgaria, dhe Maqedonia ėshtė e varur direkt prej identiteti politik dhe kombėtar tė shqiptarėve tė Maqedonisė.          

Pozita gjeografike- Shqiptarėt e Maqedonisė jetojnė nė tokėn mė pjellore tė kėtij vendi. Populli shqiptar graviton qė nga Penda e Likovės e deri nė liqenin e Ohrit, Strugės, Prespės. Toka pjellorė e Karadakut tė Kumanovės, rajoni "oazė" i Pollogut , ana shqiptare pėrreth lumit Vardar , qendrat atraktive turistike, malet e pasura me drunj tė ndryshėm janė mrekulli qė na i dhuroi i madhi Zot. Por, jeta dinamike dhe e stėrngarkuar me strese tė panevojshme i detyroi kėto banor tė kėtyre pasurive hyjnore tė marrin rrugėn e mėrgimit.          

Kosova dhe Shqipėria- Shqiptarėt e Maqedonisė kanė fat tė madh pse nė Ballkan ekzistojnė tashmė dy shtete shqiptare. Kėto shtete nė histori kanė qenė njė siguri e madhe pėr popullin e kėtij vendi, por edhe tash dhe nė tė ardhmen do tė jenė njė favor mjaft i madh pėr zgjidhjen e problemeve tė kėsaj ane tė Shqipėrisė. Lidhjet kulturore, tregtare, arsimore me popullin shqiptar tė Kosovės dhe Shqipėrisė na japin shpresė pėr njė tė ardhme mė tė ndritur tė shqiptarėve tė Maqedonisė.          

Besnikėria- Nė histori jemi tė njohur si popull i besės dhe i fjalės. Me tė gjitha tendencat teknologjike dhe tė modernizmit pėr tė humbur dhe shuar kėtė ves tė mirė tė popullit shqiptar, sot ende gjenė familje, shtėpi dhe shqiptar tė Maqedonisė qė mbahen fortė pas kėtij vesi tė mirė dhe tė pėlqyeshėm. Shqiptarėt e Maqedonisė besnikėrinė e tyre e shprehėn nė golgotėn e popullit tonė, por kjo besnikėri mund tė gjendet edhe sot nė mesin e atyre rretheve tė varfra tė cilat ndihmohen ndėrmjet veti dhe nga kjo Qeveri e Dhunshme janė tė distancuar. Tė shpresojmė qė kjo traditė e mirė tė vazhdojė deri nė fund tė njerėzimit.          

Dashuria ndaj atdheut- Ta duash atdheun tėnd ėshtė njė e mirė e cila rrallė mund tė pėrjetohet nė mesin e njerėzve. Nuk ėshtė e njėjtė tė jesh shqiptar nė Tiranė ose nė Prishtinė dhe tė jesh shqiptar nė Kumanovė ose Bitolė. Dashuria e cila ėshtė pjesė e emocioneve dhe ndjenjave tė miliarda njerėzve nė rruzullin tokėsor dallon prej urrejtjes dhe shovinizmit. Shqiptarėt asnjėherė nuk kanė qenė dhunues, e as qė kanė inicuar dhunė dhe luftė ndaj popujve tjerė, por kanė qenė tė detyruar qė ta mbrojnė me mish e me shpirt atė mė esencialen, sepse dashuria ndaj atdheut nuk ka ēmim.          

Trimėria- Ky ves mund tė duket i ēuditshėm pėr shumicėn e lexuesve tė kėtij shkrimi. Jo pse nuk ėshtė i mirė, por pse e lashė nė fund tė shkrimit! Shqiptarėt e Maqedonisė nuk i frikėsohen dhunės sė Qeverisė, ata nuk frikėsohen as nė luftė e as nė politik. Trimėria ėshtė njė burim i brendshėm dhe i pashtershėm i kėtij populli tė kėsaj ane. Por, me termin trimėri nuk kuptoj budallakinė, e as mendjemadhėsinė, e as dhunėn, por me trimėri kuptoj qėndrimin ballė secilės padrejtėsi shoqėrore.

 

 

 


 

22.02.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .