Festa e Bajramit ėshtė duke u afruar, bashkė me te edhe organizimet e ndryshme apo, siē i quajnė, "Bajram party".
Ēfarė duhet tė bėjmė qė ta mbrojmė emrin "Bajram"? Duhet tė mendojmė dhe ta shqyrtojmė kėtė ide dhe tė gjejmė mėnyrėn adekuate qė këtë festė dhe kėto ditė tė shenjta t'i mbrojmė nga keqtrajtimet e ndryshme dhe degradimet e tyre nė kuptimin shpirtėror, tė cilat nga viti nė vit, nga Bajrami nė Bajram pėrsėriten.
Edhe kėtė vit, para festės sė Bajramit, nė rrugėt e qytetit shihen pllakate, shpallje, lajmėrime, thirrje nė koncerte dhe argėtime tė ndryshme, siē thonė, pėr hir tė festės sė Bajramit, duke ia humbur kuptimin e shenjtėrisė sė ditėve tė Bajramit tė cilat nė vete pėrmbajnė gėzimin e fuqishėm tė besimit duke dėshmuar pėrulėsinė ndaj Krijuesit pėrmes kryerjes sė agjėrimit dhe ibadeteve tjera tė Ramazanit.
Bajrami ėshtė manifestim i gėzimit tė besimtarėve i fisnikėruar me pėrulėsinė, devotshmėrinė, ndershmėrinė dhe durimin nė rrugėn e mirėsisė dhe kryerjes sė dispozitave fetare. Andaj ndejat me alkool dhe vallėzim, ku nė princip shpeshherė mblidhen tė rinjtė, ėshtė negacion absolut i Bajramit, si festė fetare.
Prandaj, ne si besimtar nuk mund tė jemi indiferent ndaj dukurive tė tilla negative ndaj integritetit shpirtėror tė nocionit, kuptimit, rėndėsisė sė Bajramit, komercializimit tė pangopur dhe degradimit tė tij nė ēdo pikėpamje.
Nėse nuk kemi mundėsi tė bėjmė diē mė tepėr, atėherė sė paku mund tė kėrkojmė qė nė tė ardhmen manifestimet e tilla tė mos emėrohen me emra tė Bajramit dhe tė mos quhen "Bajram party".
.
përktheu dhe përshtati
Y.Zherka
28.02.2008.islamgjakova.net