www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Simpozium kombëtar

 

 

 

Faik MIFTARI

 

Forumi Musliman i Shqipėrisė me datė 2.2.2008, ditė e shtunė, organizoi nė Kavajė tė Shqipėrisė, simpoziumin kombėtar me titull" Integrimi i shqiptarėve nė Evropė dhe vlerat qė Islami i pėrcjell nė kėtė integrim". Hapja e tubimit u bė me intonimin e himnit kombėtar, pas tė cilės u lexuan disa versete kur'anore, dhe mė pas pasoi hapja zyrtare tė cilin e bėri Nexhmi Haveriku nėnkryetari i Forumit Musliman tė Shqipėrisė. Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman tė Shqipėrisė nė pėrshėndetjen e vet ceku rėndėsinė qė ka "integrimi nė Evropė pėr myslimanėt shqiptar", nė tė njėjtėn kohė ai theksoi qė ky integrim ėshtė njė sfidė e rėndėsishme pėr popujt e Ballkanit, dhe njėkohėsisht edhe pėr myslimanėt shqiptar si pjesėtar tė komonveltit ballkanik" Nė emėr tė Forumit Musliman tė Kosovės simpoziumin e pėrshėndeti Fuad Ramiqi kryetar, i cili ceku "se simpoziumi kombėtar qė po mbahet kėtu nė Kavajė, ėshtė tregues mė i mirė i kėtij qyteti tė njohur pėr traditat kombėtare dhe fetare nė Shqipėri". Nė emėr tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, pėrshėndeti kryemami i Kosovės Sabri Bajgora, ndėrsa nė emėr tė Bashkėsisė Islame tė Malit tė Zi, myftiu Jusuf ef. Gjokaj. Nė emėr tė pushteti qendror simpoziumin e pėrshėndeti Rasim Hasanaj kryetar i komitetit shtetėror pėr kulte. Simpoziumin e begatoi edhe prezenca e shkėlqesisė sė tij princit Leka II, i cili mori pjesė nė vend tė mbretit Leka I, i cili pėr shkak tė sėmundjes sė tij nuk qe nė gjendje tė merr pjesė. Ali Ohri kėshilltar i oborrit mbretėror,nė emėr tė mbretit Leka I e pėrshėndeti tubimin dhe ju dėshiroi sukses dhe punė tė mbarė. Ali Ohri kėrkoi pjesėmarrėsve tė luten pėr shkėlqesinė tij mbreti Leka I Media tė shkruara dhe elektronike ishin prezent, e sidomos kamerat e televizionit shqiptar si dhe kamerat e televizionit lokal TV6 tė Kavajės, e cila transmetoi "live" drejtpėrdrejt tėrė kohėzgjatjen e simpoziumit kombėtar. Nga 35 kumtesat e parapara pėr simpoziumin kombėtar u lexuan 22 kumtesa, ndėrsa disa nuk morėn pjesė pėr shkaqe objektive apo subjektive, ndėrsa disa tė tjerė pėr shkak tė kohės sė kufizuar vetėm i dorėzuan kumtesat, tė gjithė 35 kumtesat do tė pėrmblidhen nga organizatori dhe do tė botohen sė shpejti nė njė edicion tė veēantė pėr simpoziumin kombėtar tė mbajtur nė Kavajė.

Kumtesa e parė e prezantuar ishte e Nexhat Ibrahimit, i cili pėr shkaqe shėndetėsore nuk mori pjesė, kumtesėn ia lexoi Visar Korenica me titull "Muslimanėt shqiptar dhe integrimet evropiane" i cili nė mes tjerash ceku" Islami nuk ėshtė traditė religjioze e vdekur, amorfe dhe anakrone, por e gjallė, me vlerė dhe me kontinuitet historik. Intelektualėt myslimanė, qė veprojnė nė botėn moderne, duhet ta orientojnė angazhimin e tyre drejt botės moderne duke i prezantuar fenomenet dhe thesaret e brendisė islame, tė cilat brezi i ri mysliman pothuajse ka harruar e herė herė edhe i ka lėnė pas dore. Kjo d.m.th. tė pėrkthehen, tė integrohen tė vėrtetat tradicionale myslimane ashtu ēfarė janė nė gjuhėn moderne. Kėtė mund tė bėjnė ata intelektual tė cilėt nuk janė tė magjepsur me modernizimin , ata tė cilėt kuptojnė modernizimin dhe tė cilėt e kuptojnė Islamin, duke mos i reformuar tė vėrtetat e shpallura nga Zoti. Kėta intelektualė duhet tė lirohen nga kompleksi i inferioritetit ndaj Perėndimit dhe ndaj modernizimit dhe tė jenė krenar pėr traditėn islame nė tė gjitha domethėniet e tij intelektuale dhe shpirtėrore. Profili i intelektualit qė na intereson duhet tė njohė jo sipėrfaqėsisht dhe tėrthorazi, por mirė, thellė dhe drejtpėrdrejt botėn perėndimore. Intelektuali i tillė duhet ta njohė forcėn e brendshme tė Perėndimit, qė e vėnė lėvizje dhe qė e dinamizon Perėndimin dhe mendjen e tyre, duhet ta kuptojė jetėn filozofike, religjioze, artistike dhe shoqėrore tė Perėndimit, qė nga rrėnjėt e saj religjioze dhe historike dhe deri te paraqitjet e tyre moderne. Vetėm njė intelektual i tillė do tė mund tė ketė njė vėshtrim tė plotė tė jetės intelektuale tė kohės dhe do tė dijė tė komunikojė me tė tjerėt, duke i njoftuar edhe myslimanėt e brezit tė ri, kėrkon arsimi modern. Nga niveli i sendėrtimit tė kėtyre parimeve do tė varet edhe niveli i shoqėrisė dhe i qytetėrimit autentik islam".

Bashkim Aliu nė kumtesėn e tij me titull"Mėsim besimi nė procesin mėsimor dhe roli i tij nė integrim" pėrveē tjerash ceku" Ēėshtja e integrimeve evropiane ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme politike, ekonomike dhe kulturore. Liria dhe e drejta e mėsim besimit fetar nė shkolla, akoma nuk ėshtė e inkorpuar nė sistemin tonė shkollor, pėrveē shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Mėsim besimi nė vitin 2008 do tė inkorpohet edhe nė shkolla nė Maqedoni si proces eksperimental. Nė shumė shtetet evropiane kjo me kohė ėshtė inkorpuar diku nė formė tė obliguar, diku nė formė fakultative, si p.sh. nė Austri, Gjermani, Angli, Spanjė,Greqi, Poloni,Kroaci e kėshtu me rrallė. Mėsimi fetar promovon vlera tė larta morale, kulturore pėr njė shoqėri nė pėrgjithėsi". Kumtesa e Abdi Baletės, njė diplomat me pėrvojė tė gjatė politike, zgjoi kėrshėrinė e audotiriumit tė gjerė, me titull "Trajtimi i problemeve tė Islamit nė literaturėn perėndimore" ishte me tė vėrtet njė prezantim i shkėlqyer. Ai pėrveē tjerash ceku" Pas mbarimit tė luftės sė ftohtė nė fund tė shekullit XX dhe sidomos pas ngjarjeve tragjike tė 11 shtatorit 2001 nė Nju Jork e Uashington nė fillim tė shekullit XXI nė Perėndim u rrit shumė botimi i librave studimor e propagandistikė me pėrmbajtje politike,historike, teologjike, filozofike, pėr Islamin e myslimanėt,veēanėrisht me tematikė pėr fundamentalizėm e terrorizėm islamik, pėr Islamin politik ekstremist e radikal. Debatin e ndezi shumė buja qė bėri teza e shpallur nga politokologu amerikan Samuel P.Hantigton nė vitet 1993-96 mbi "pėrplasjen e qytetėrimeve" si burim kryesor i konflikteve nė botė pas pėrfundimit tė pėrplasjes sė madhe ideologjike midis kapitalizmit perėndimor dhe socializmit lindor sovjetik. Ballkani ėshtė i vetmi rajon evropian ku jetojnė disa miliona myslimanė autoktonė, shumica shqiptarė .Ballkani pėrbėn njė rast dhe njė shembull tė veēantė kur vjen puna tek trajtimi i problemeve tė Islamit, si pėr Perėndimin krishterė dhe pėr botėn myslimane lindore. Myslimanėt nė Ballkan nė pikėpamje historike, politike, shoqėrore, kombėtare, madje edhe fetare nuk janė njėsoj si muslimanėt imigrantė nė Evropė. Analistėt vėnė nė dukje se pas shkatėrrimit,disa shekuj mė parė, tė myslimanizmit nė Sicili e nė Spanjė si fushėbeteja kryesore e vazhdimit tė rikonkuistės sė krishterė u bė Ballkani, qė vėshtrohet si e tillė edhe sot e kėsaj dite nga forcat politiko-fetare fundamentaliste e revanshiste tė krishtera nė Perėndim. Por, vitet e fundit janė shtuar shenjat se Perėndimi po e sheh pranimin e myslimanizmit nė Shqipėri si njė vlerė evropiane, jo si fatkeqėsi apo pengesė. Kėto zhvillime pozitive janė pasqyruar mė qartė se kurrė gjatė vitit 2007 nė ligjėrimin politik dhe atė akademik perėndimor. Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush para nisjes pėr vizitėn e tij nė Shqipėri nė qershor 2007 deklaroi me kėnaqėsi se po shkonte nė njė vend ku, pėrveē bukurive natyrore e trashėgimisė historike,do tė takohej me njė popull me njerėz mysliman qė jetojnė nė paqe dhe njė bashkėjetesė tė shkėlqyer midis besimeve tė ndryshme. Ishte njė mesazh kuptimplotė se nė Perėndim Shqipėria njihet dhe ēmohet si vend me shumicė popullsie myslimane. Ishte edhe njė mesazh miqėsor i Perėndimit nėpėrmjet Shqipėrisė, pėr gjithė botėn myslimane. Meqenėse problem madhor pėr shqiptarėt ėshtė bėrė integrimi euro-atlantik duhet tė mbajmė parasysh se nė ligjėrimin evropian theksi vihet gjithnjė mė shumė nė mbrojtjen e lirive tė individit pėr tė marrė e lėnė fenė qė i pėlqen,nė detyrimin e shtetit tė e tė politikės tė mos diskriminojė besimet e besimtarėt pėr arsye fetare ose politike. Sipas kėsaj dispozite Shqipėria perceptohet si njė federatė bashkėsish fetare. Nėse ecet me kėtė rrugė do tė ketė marrėdhėnie tė diferencuara pėr njėrėn apo tjetrėn bashkėsi dhe kuptohet e dėmtuar do tė dalė bashkėsia myslimane, e shumicės sė popullsisė. Shqipėria do tė jetė nė tė njėjtėn kohė njė vend Konkordati pėr fenė katolike dhe pazaret do t'i bėjė nga pozita servilizmi ndaj Vatikanit. Do tiketė marrėdhėnie nėnshtrimi menjė Greqi kishtare brenda Shqipėrisė, kishėn ortodokse shqiptare tė uzurpuar nga Janullatosi dhe mėkėmbėsit e tij mė vonė dhe me shtetin grek qė haptazi e shpall veten si mbrojtės i ortodoksisė nė Shqipėri, vetėm ndaj bashkėsisė islame qeveritė shqiptare do tė sillen me prepotencė, si deri tani, sepse nuk ka njė qendėr mbrojtėse ndėrkombėtare pėr tė. Zoti i ndihmoftė myslimanėt edhe nė Shqipėri!".

Sabri Bajgora prezantoi kumtesėn e tij me titull" Universalizmi dhe globalizmi" ku pėrveē tjerash theksoi" Bota Islame ėshtė e ndarė nė shumė shtete, kombe, raca, ngjyra. Bota islame vuan nga varfėria jashtėzakonisht e skajshme, shoqėria myslimane ėshtė shoqėri konsumuese, udhėheqėsit dhe intelektualėt e botės myslimane nuk kanė njė vizion tė qartė si nė fushėn ekonomike, politike, kulturore". At Nikollė Marku para se tė lexojė kumtesėn e tij me titull" Mirėkuptimi fetar nė Shqipėri" ,shprehu se "ky simpozium mund tė quhej mbarėkombėtar shqiptar, nė krye tė kishės ortodokse shqiptare e kemi grekun Janullatos i cili nuk ėshtė shqiptar, dhe ėshtė me identitet tjetėr, grek. Identiteti jonė shqiptar ėshtė i pasur me tė tri besime, islame, ortodokse dhe katolike. Fatkeqėsinė tė cilėn e kemi ne ortodoksėt shqiptar nė Shqipėri, ėshtė qė nė krye tė kishės ortodokse shqiptare ėshtė greku, kjo fatkeqėsi do tė pėrfundojė vetėm atėherė me kalimin e tij nė jetėn tjetėr, kur tė pėrmbylli sytė. Mirėkuptimi fetar nė Shqipėri vjen nga edukata paqėsore dhe fetare e shqiptarit nė pėrgjithėsi. "Paqe dhe dashuri" ėshtė thėnia e Jezu Krishtit dhe Muhamedit alejhiselam. Ky mirėkuptim fetar ėshtė garanci pėr pranimin e kombit tonė shqiptar nė gjirin e pėrbashkėt evropian. Komuniteti mysliman shqiptar ėshtė mė paqėsor ndėr nesh, komuniteti ortodoks do tė jetė pro pavarėsisė sė Kosovės, Zoti na ruajt nga tė papriturat qė mund tė na vijnė".

Fuad Ramiqi nė kumtesėn e vet me titull" Integrimi i shqiptarėve nė Europė, imponim apo dėshirė?"nė mes tjerash ceku"Disa mbronin qėndrimet se duhet tė jemi konservator, kurse disa tė tjerė mbronin atė se duhet tė jemi tė moderuar. Kėtyre zėrave ju bashkėngjitėn edhe qarqe tjera tė cilėt tentojnė qė islamin ta paraqesin vetėm si religjion. Nuk mund tė pajtohem as me njė qėndrim tė kėtyre zėrave. Ka vetėm njė islam, mėnyrė dhe rregullator i jetės sė kėsaj bote. Sot nė mesin e popullit shqiptar me pėrkatėsi absolute tė besimit mysliman, vetėm myslimanėt janė tė diskriminuar, vetėm ne nuk kemi mėsim besim nė sistemin obligativ arsimor, vetėm ne nuk kemi hapėsira tė mjaftueshme pėr t'u falur, vetėm ne nuk kemi institucione fetare tė respektueshme,vetėm ne nuk mundemi lirshėm ta gėzojmė tė drejtėn e ushtrimit tė lirė tė besimit, vetėm ne nuk jemi tė barabartė gjatė arsimimit apo punėsimit, vetėm ne nuk kemi qasjen nė shprehjen e fjalės sė lirė, vetėm, vetėm, vetėm.... E pėr kėto padrejtėsi janė pėrgjegjės ata tė cilėt ne i zgjedhim direkt apo indirekt qė tė na udhėheqin, kurse fajtor jemi vet ne. Ne duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm pėr sfidat qė na presin, si ato kombėtare njashtu edhe ato fetare. Ne nuk do tė turpėrohemi, por edhe nuk do tė lejojmė tė na turpėrojnė, as nuk do tė kėrkojmė falje pse jemi mysliman, kėtu ku jemi,as nga lindja e as nga perėndimi,nuk do tė arsyetohemi pėrpara askujt. Ne jemi tė graduar nga Allahu i madhėrishėm si mysliman.

Ne duhet ta ruajmė dhe ta mbrojmė identitetin tonė fetar. Kėtė identitet duhet tė instalojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė. Njė popull me njė pasuri fetare e kombėtare si popull shqiptar qė jemi, e kemi ruajtur shekuj me rrallė, nuk duhet dhe nuk guxon t'i nėnshtrohet asnjė force apo lakmie pėr tė devijuar nga rruga vetme e drejtė, ajo e identitetit tonė kombėtar dhe fetar. Vetėm kėshtu jemi tė vlefshėm, nė radhė tė parė pėr vete, pastaj edhe pėr tė tjerėt".

Olsi Jazexhi me kumtesėn e vet me titull "Pėrdorimi politik i islamofobisė dhe sindromi i "terrorizmit islamik" nė shoqėrinė shqiptare pas rėnies sė komunizmit" pėrveē tjerash ceku " Pas rėnies sė komunizmit me termin islamofobi nė ditėt tona njihet edhe nga Bashkimi Evropian si cenim i tė drejtave njerėzore. Islamofobia ėshtė dhunim i drejtave njerėzore dhe kohezionit njerėzor. Diskriminimi i myslimanėve nė Evropė pas vitit 1990, e sidomos pas11shtatorit tė vitit 2001 ka marr pėrmasa jashtėzakonisht tė mėdha. Pėrdorimi politik i islamofobisė nė Shqipėrinė komuniste nėnkuptohet me shkeljen e lirive dhe tė drejtave njerėzore. Ismail Kadare ėshtė ati i islamofobisė nė Shqipėrinė postkomuniste, si nė aspektin kulturor, tė cilin Ismail Kadare Islamin e quan si mėkat i kombit shqiptar. Kulmi i racizmit dhe islamofobisė ndaj shqiptarėve mysliman ishte botimi i broshurės sė Ismail Kadaresė" Identiteti evropian i shqiptarėve". Referuesi i ardhshėm Milazim Krasniqi nė kumtesėn e vet me titull"Afirmimi i Islamit universal si alternativė e disa konventave lokale" pėrveē tjerash ceku" feja islame ėshtė racionale e arsyeshme. Bota Islame gjendet nė njė krizė, pasi ėshtė bėrė shkėputja e saj gjatė periudhave kohore nga dija. Islami si fe hyjnore afirmon bashkėpunimin, mirėkuptimin, tolerancėn fetare,harmoninė njerėzore si segmente tė gjithėmbarshme tė humanizmit tė civilizimit njerėzor nė pėrgjithėsi". Referuesja Ilda Mahmuda nė kumtesėn e vet "Pozita e gruas nė Islam, njė shans pėr integrim" nė mes tjerash theksoi" pozita e gruas nė Islam nj veēori e veēantė dhe njė privilegj pėr gruan qė ėshtė njė krenari pėr te. E drejta pėr arsimim, i njihet sikurse djemve ashtu edhe vajzave nė Islam, e drejta trashėgimore ju takon e dhe femrave nė shoqėrinė islame". Selim Gokaj nė kumtesėn e vet me titull"Debatet pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Konferencėn e vendeve islamike" pėrveē tjerash ceku se"roli dhe rėndėsia e shteteve islamike ėshtė tepėr e madhe, e njėkohėsisht edhe anėtarėsimi i Shqipėrisė nė Organizatėn e Konferencės Islamike ka njė peshė tė madhe. Opozita e majtė socialiste ashpėr reagoi dhe kundėrshtoi anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKI, e sidomos presidentin e atėhershėm Sali Berishėn, mediat e shkruara dhe elektronike hodhėn njė serė akuzash ndaj kėtij anėtarėsimi dhe ish presidentit tė atėhershėm Sali Berisha. E sa ishte e dobishme ky anėtarėsim shihet tani mė nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės, ky Shqipėria me tė madhe lobon nė favor tė Kosovės, dhe ka kėrkuar direkt nga OKI pėr ta pranuar pavarėsinė e Kosovės nė bllok". Kumtesėn e Mexhid Yvejsit, me titull "Islami ndėr shqiptarėt dhe integrimet euroatlantike" i cili pėr shkaqe objektive nuk mori pjesė, e lexoi Faik Miftari, i cili nė mes tjerash theksoi se "Ėshtė mrekulli e mrekullive se si, nėn kthetrat e disa perandorive, mbijetuan shqiptarėt nėpėr mijėvjeēarėt. Mbijetuan shqiptarėt nėpėr mijėvjeēarėt, jo pse ishin tė parėt,  apo fituesit, por mbijetuan nė saje tė Krijuesit. Krijuesi ėshtė shkatėrruesi i perandorive. Krijuesi ėshtė ndėrtues i mrekullive. Mrekulli e vėrtetė ėshtė mbijetesa e shqiptarėve nė kėtė jetė. Me pranimin e Fesė Islame nga shumica e shqiptarėve, shqiptarėt jo vetėm qė mbijetuan, por edhe shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan, shpėtuan sepse nuk u shkombėtarizuan. Edhe pse u tkurrėn, u rrudhėn, u dėbuan, u masakruan, u bėnė shkrumb e hi por rilindėn pėrsėri. Shpėtuan  shqiptarėt sepse nuk u shuan, nuk u faruan  .         

Tė vėrteta tė qėndrueshme, tė vėrteta tė amshueshme, janė fjalėt e Faik Bej Konicės i cili tha: "Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar." Tė vėrteta tė qėndrueshme, tė vėrteta tė amshueshme, janė fjalėt e Stavro Skendit, i cili nė librin "Historia e Rilindjes Kombėtare", botuar nė Universitetin Princtaun nė New Jersey, SH.B.A., shkruan "Shqiptarėt myslimanė e pėrbėnin shumicėn dhe pa ata nuk mund tė kishte Shqipėri." Cili ėshtė kapaciteti moral i Bashkimit Evropian? Cila ėshtė gjendja shpirtėrore e morale e Evropės? Mbi gjendjen shpirtėrore dhe morale tė Evropės, ka shkruar nė numrin e qershorit 2004 tė revistės gjermane " Cicero" Kardinali Ratzinger, i cili u zgjodh Papė, me 19 prill 2005, Papa Benedikti i  XVI-tė, i cili, ndėr tė tjera, shkruan:"Perėndimi vuan nga njė vetė urrejtje e ēuditshme, e cila s'mund tė quhet ndryshe pėrpos patologjike.Pėr tė mbijetuar, Evropa duhet ta pranojė veten nė njė mėnyrė tė re, natyrisht kritike dhe modeste. Njė botė pa Zot nuk ka ardhmėri. Evropa ėshtė e sėmurė.Nuk e dimė se si do tė zhvillohen gjėrat nė Evropė nė tė ardhmen.." Shqiptarėt po kalojnė njė periudhė tė vėshtirė. Ndryshku moral, gjuhėsor, kulturor, shpirtėror, fetar e kombėtar po pėrhapet me shpejtėsi ndėr shqiptarė. Me ēdo ēmim, me ēdo kusht dėshirojmė  Integrimet Euro-Atlantike, duke mos menduar fare pėr interesa kombėtare, etnike. Me ēdo ēmim, me ēdo kusht dėshirojmė Integrimet Euro-Atlantike, pa menduar, pa vepruar aspak, sė pari, pėr Integrimet Shqiptare brenda trojeve tona etnike". Redi Shehu nė kumtesėn e vet me titull" Drejt njė integrimit nė BE apo drejt asimilimit tė identiteteve kulturore" pėrveē tjerash shprehu se "Por pėr tė kuptuar mė mirė se nė ēfarė raporti gjenden integrimi dhe asimilimi kur bėhet fjalė pėr Bashkimin Evropian ne duhet ta ndajmė tė kuptuarit tonė nė dy ēėshtje thelbėsore.

Sė pari : A ėshtė nė tė vėrtetė Bashkimi Evropian i integruar nė vetvete dhe cili ėshtė tė kuptuarit e kėtij integrimi nga anėtarėt e BE-sė nė raport me shtetas tė kulturave dhe etnive tė ndryshme ? Sė dyti: Cili ėshtė qėndrimi i BE-sė nė procesin e integrimit kur bėhet fjalė pėr shqiptarėt si pėrfaqėsues tė njė identiteti kulturor tė ndryshėm me BE-nė dhe pozicionimi i lidershipit politik shqiptar?Nė spektrin shqiptar integrimi nė strukturat e BE-sė ka marrė formė dhe trajtė tė ndryshme. Ashtu si nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė Ballkanit, integrimi pėr qeverinė shqiptare ėshtė kthyer nė njė prioritet tė shkallės sė parė. Por, nė ndryshim nga vendet e tjera spirante pėr t'u bėrė anėtare tė BE-sė, Shqipėria si bartėse e njė identiteti kulturor tė ndryshėm, pėrballet me njė realitet integrues sa tė veēantė aq edhe qesharak. Tė veēantė nė trajtimin qė BE duhet t'i bėjė Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė shpėrndarė nė tė gjitha vendet ballkanike qė aspirojnė integrimin dhe qesharak nė politikat, strategjitė qė ndjekin shpesh qeveritė dhe elita kulturore shqiptare. Na ana tjetėr qeveritė dhe elita kulturore shqiptare e kanė shpallur integrimin nė BE si shpėtimin pėrfundimtar dhe si parajsa e zgjidhjes sė tė gjitha problemeve. Pėr kėtė arsye gjatė kėsaj dekade tė fundit po pėrthithin pa filtėr fare gjithēka qė ėshtė oksidentale duke tentuar hapur tė dėmtojnė apo tė transformojnė strukturėn e ADN-sė tonė identitare. Ndėrkohė qė Bashkimi Evropian akoma nuk e ka kaluar sprovėn e pranimit tė anėtarėve me identitet religjioz tė ndryshėm nga i saji, shqiptarėve u mbetet tė tregojnė vlerat e veta si njė popull i cili ka ditur pėrgjatė historisė tė bėjė zgjedhjet e duhura. Ndoshta ne shqiptarėt duke ruajtur identitetin tonė mund ta ndihmojmė Bashkimin Evropian tė kapėrcejė muret ndarėse, frikėn dhe fobirat qė vijnė si kujtim nga e kaluara".

Halil Ibrahimi nė kumtesėn e tij me titull "Identitetii shqiptarėve, Islami dhe integrimet evropiane" pėrveē tjerash ceku" Megjithėkėtė nė Europėn Perėndimore ka qenė mbizotėrues mentaliteti i krijimit tė identitetit tė ri gjithėpėrfshirės bazuar nė principe tė lirive, tė tė drejtave dhe prosperitetit ekonomik duke potencuar primatin e internacionalizimit nė vend tė kufijve tė trashėguar etnik, social dhe kulturor. . Nė debatet pėr identitetin e shqiptarėve tė cilat u zhvilluan me tė njėjtin intensitet si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė e Maqedoni, kanė mbizotėruar tri elemente kryesore: theksimi i primatit tė elementit kristian dhe pikė sė pari atij katolik nė tė kaluarėn dhe tė ardhmen e kombit, pėrfolja pezhorative e elementeve Islame nė kuadėr tė kombit qoftė nė relacion me tė shkuarėn qoftė nė konotacion me tė ardhmen dhe elementi i tretė qė ėshtė pėrmendur ndėrlidhur me dy tė parat ka qenė integrimi nė instancat Euro-Perėndimore dhe pėr kushtėzimet apo ngecjet qė mund tė shkaktojė njėri e tė cilat do ti luftojė tjetri element. Problemi kyē ka qenė integrimi i shqiptarėve nė shoqėrinė e lirė demokratike perėndimore dhe me kėtė aspekt ėshtė ngjyrosur thuajse nė tėrėsi esenca e debateve pėr identitetin. Gjithashtu, pėrderisa para luftės sė Kosovės Kisha Katolike dhe Bashkėsia Islame e Kosovės e kishin njė propozim-marrėveshje pėr futjen e mėsim-besimit fetar nė sistemin arsimor tė Kosovės, zyrtarėt e Kishės Katolike pas luftės dalėngadalė nėpėrmjet njė faze neutrale kanė kaluar nė opozitizėm ndaj futjes sė mėsim-besimit nėpėr shkolla. Gjithashtu, pėrderisa para luftės sė Kosovės elemente tė caktuara katolike kishin reaguar me tone tė ashpra ndaj pėrhapjes sė protestantizmit evangjelist nė Kosovė pas luftės kėta zėra janė shuar dhe ėshtė bėrė njė aleancė e heshtur me misionarizmin evangjelist pėrderisa ky nuk orientohet drejt katolikėve nė Kosovė por vetėm ndaj myslimanėve. Nė njė mori rastesh elita kishtare katolike, sidomos e Kosovės, qoftė edhe nė diasporė nuk ka pushuar sė pėrsėrituri tezėn dhe ftesėn pėr kthim tė shqiptarėve nė rrėnjėt kristiane. Rasti mė i fundit ėshtė ideja pėrēarėse e Kancelarit tė Kishės Katolike tė Kosovės, Shan Zefit e cila synon ta paraqesė katolikun si bajraktarin e bėrjes sė shtetit tė Kosovės ndėrsa muslimanin si njė qenie inferiore e cila nėse nuk kthehet kah rrėnjėt i humbet meritat e patriotizmit dhe shtetformimit. Nė kėtė aspekt shqiptarėt janė rasti mė i mirė i integrimit tė kulturave me prejardhje tė ndryshme element ky i cili ėshtė kyē nė avancimin e integrimeve euroatlantike. Ėshtė njė fakt shumė e mė shumė i pranuar sot nė historiografinė perėndimore se Perandoria Osmane nuk ishte njė institucion ku mbizotėronte elementi fetar per se siē do tė ketė ndodhur tek principatat evropiane tė mesjetės. Ky element i ka mundėsuar shqiptarėve, jo vetėm myslimanė por nė njė masė tė madhe edhe ortodoksė dhe katolikė, qė tė inkuadrohen lirshėm nė institucionet e kėsaj Perandorie. Pashko Vasa, thėnia e tė cilit gjithashtu pėrdoret shumė herė pėr tė paraqitur rolin e pakėt qė duhet tė ketė elementi islam te shqiptarėt dhe asnjėherė ai kristian, ishte njė i krishterė shqiptarė i cili mbante njė pozitė tė lartė nė aparatin e Perandorisė Osmane. Nė kėtė mėnyrė Perandoria Osmane nė shekujt e parė tė ekzistencės sė saj u bė njė shtet kozmopolit nė tė cilin tė gjitha fetė dhe etnitė konsideroheshin pjesė tė njė tėrėsie."

Ajni Sinani nė kumtesėn e vet me titull"Islami si besim dhe Islami si politikė" pėrveē tjerash ceku" Bota islame e gjetur pėrballė trysnive tė shumta nga jashtė, si dhe pėr shkak tė trazirave tė brendshme si rezultat i dekadencės sė saj dhe i mos udhėheqjes efikase, dhe qysh mė herėt si rezultat i ndarjes sė dijeve nė dije fetare dhe profane, ėshtė kapluar nga ndjenja ehutisė, madje edhe e tjetėrsimit deri nė njė farė mase nga islami origjinal, gjė qė ėshtė theksuar edhe mė tepėr nga fundi i shekullit XVIII dhe po vazhdon deri nė ditėt tona. Ajo ēka e karakterizon kėtė periudhė ėshtė shpartallimi i sundimit tė shtetit universal islamik dhe imponimi i dominimit tė konceptit evropian tė shtetit kombėtar, dhe nė disa vende edhe i sistemit evropian nė politikė dhe ekonomi. Islami vendos lidhjen mes fesė dhe shkencės, religjionit dhe politikės, xhamisė dhe shkollės, tokės dhe qiellit, dynjasė dhe ahiretit, trupit dhe shpirtit, arsyes dhe besimit, idesė dhe praktikės, besimit dhe shehadetit etj.Mirėpo, duhet ė jetė e qartė se Islami kėrkon qė shoqėria tė organizohet nė parimet moralo-etike e juridike qė ofron ai dhe nėpėrmjet krijimit tė sistemit politik, ekonomik dhe juridik-shtetėror, qė do tė pėrcaktonte vetėdijen fetare, shoqėrore dhe pse jo edhe atė kombėtare tė saj.

Mendoj se para se tė hapet ndonjė diskutim serioz pėr rėndėsinė e lidhshmėrisė sė fesė dhe politikės do tė ishte me interes qė tė njihemi edhe me pėrvoja tė vendeve tė caktuara ku raporti ndėrmjet religjionit e politikės ėshtė i ngushtė dhe me influencė pėr zhvillimin e gjithėmbarshėm dhe prosperitetin e njė populli apo njė vendi".

Pėr shkak tė natyrės sė shkrimit dhe hapėsirės nuk jam nė gjendje tė pėrshkruaj tė gjitha kumtesat, kėtu do tė pėrmendi edhe disa nga kumtesat e prezantuara nė simpozium, Kreshnik Osmani me kumtesėn" Kushtet dhe standardet pėr integrim, kėrkesa islame pėrpara se tė jenė standarde pėr integrim", Muhamed Hoxha "Tė drejtat e njeriut nė Islam", Nazmi Maliqi "Gjeopolitika shqiptare nė Ballkan dhe faktori Islam", Bujar Shehu"Roli i myslimanėve shqiptar evropian nė dialogun midis qytetėrimeve", Zekeria Bajrami" Marrėdhėniet e myslimanėve shqiptar nė laicizmin postmodern", Refik Gėrbeshi "Islami nė Evropė dhe Norvegjia, njė shembull i integrimit tė myslimanėve",Roald Hysi "Monitorimi i medieve shqiptare dhe Islami" etj.

Nė pėrfundim mund tė konkludojė se ky simpozium i mbajtur nė Kavajėn e ushtarit tė UĒK-sė Indrit Cara , i cili e dha jetėn pėr lirinė e Kosovės, u ndriēua edhe mė tepėr kur babai i heroit kombėtar Indrit Carės ishte nė mesin e ulemave dhe shkollarėve shqiptar qė mbronin rėndėsinė e Islamit pėr kombin tonė nė integrimet euroatlantike. Babai i heroit Indrit Carės, i cili ndiqte me lot nė sy referuesit nga gjithė Shqipėria Etnike, ishte simboli mė domethėnės i simpoziumit kombėtar tė Forumit Musliman tė Shqipėrisė i cili synon mbrojtjen dhe bashkimin e kombit tonė qė nga Prishtina e gjer nė Konispol dhe rėndėsinė qė feja Islame ka pėr identitetin tonė kombėtar. Simpoziumi ishte njė ngjarje historike edhe pėr Shqipėrinė nė pėrgjithėsi pasi nė mėnyrė simbolike tregoi se si njė organizatė si Forumi Musliman i Shqipėrisė i cili vepron nė kuadėr tė mbrojtjes sė drejtave njerėzore, mbrojtjes sė tė drejtave morale, fetare, humane dhe civilizuese dha shembullin mė tė mirė tė avancimit dhe tė studimit nė mėnyrė shkencore tė rolit tė Islamit tek shqiptarėt nė drejtim tė integrimeve euroatlantike. Kėtu duhet tė falėnderojmė edhe sponsorin e kėtij simpoziumi "Vėllezėrit Haveriku" tė cilėt u kujdesėn dhe organizuan nė mėnyrė tė shkėlqyer mbarėvajtjen e simpoziumit kombėtar. Pėr ne kosovarėt ishte edhe njė surprizė e madhe shpallja Qytetar Nderi nga Bashkia e Kavajės pėr Muhamet ef.Hoxhėn nga Podujeva i cili shėrbeu dhe dha njė kontribut tė vlefshėm si mėsues dhe myfti i parė i fesė Islame nė qytetin e Kavajės gjatė viteve 90-ta, kohė kur nė Shqipėri ra sistemi totalitar dhe vėllezėrit tanė pėrtej kufirit ishin tė etur tė mėsojnė fenė e tė parėve tanė Islamin. Muhamet ef.Hoxha qė mbodhi filizat e para tė Islamit te tė rinj kavajas, tė cilėt sot janė duke dhėnė fryte nė shėrbim tė fesė dhe atdheut ėshtė krenari jo vetėm pėr Kavajėn por edhe pėr Kosovėn dhe gjithė Shqipėrinė.

 

5.2.2008

 

 

 

 

07.02.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .