Na erdh urdhri tė jemi tė sjellshėm. U urdhėruam qė edhe tė punojmė sipas modeleve qė i zbriti Ai.
Na u bė e ditur se vėrteta dallon nga e pavėrteta dhe se distanca mes tyre ėshtė tejet e gjatė. Disa njerėz nuk qenė tė aftė ta perceptojnė kėtė dhe pėrgjithmonė mbetėn tė pėrvuajtur! Mjerimi i tyre shkon vetėm nė rritje dhe ėshtė tepėr i dendur, saqė ndokujt as lukset privilegjoze nuk po i ndikojnė nė shuarjen e anktheve shpirtėrore. Vrapohet pas lėngjeve "qetėsuese", tė cilave, nė fakt, duhet shtuar pėrpara shkronjėn "sh". Tė tjerėt mjegullohen me "shkopinjtė e butė" nė brendėsinė e tė cilėve gjendet njė substancė qė madje edhe pėr nga ngjyra ėshtė e pahijshme. Mė "pėrparimtarė" nė vazhdėn e kėsaj rruge janė pėrdoruesit e "miellrave" qė pėr ēdo ditė vetėm po pėrpunojnė verzione tė reja. Vaj halli pėr ta! I Madhėrueshmi nga dashuria qė ka pėr neve, na tha: "...mos e mbytni veten tuaj!..." (Kur'an, 4: 29).
Tabori tjetėr, i cili poashtu nuk ia do tė mirėn vetes, pėrbėhet nga ata qė trupin e mirėmbajnė, madje harxhojnė kohė tė tepėrt pėr t'u dukur sa mė bukur. Kėta qahen e ēirren nėse u mungojnė elementet ditore qė ata i shohin si bazė tė jetės. Nė strajcė, pra, duhet tė kenė: preparatin mė tė shtrenjtė pėr flokė, celularin mė tė ri tė trendit botėror, njėqind-denarėshin pėr ta kaluar pjesėn mė tė madhe tė ditės nėpėr internet-kafe tė ndryshme duke muhabetuar me lloj-lloj njerėz tė kalibrave tė ndryshme tė kontinentit tonė e fqiut - Amerikės si dhe pesėqind-denarėshin pėr tė ngrėnė diē speciale nė lokalet e VIP-ave. Veten e konsiderojnė princėr dhe sillen sikur t'i kishin ēelėsat e dunjasė nė xhepat e tyre. Duken gazmorė dhe dhėmbėt e tyre janė shumė tė njohura nė mesin e njerėzve. Mezi presin qė tė bashkėtakohen diku me njerėzit e zemrės sė tyre me qėllim qė ta pėrgojojnė njėrin e tė thurrin ndonjė shpifje pėr tjetrin. E dimė hadtihin qė na ka lėnė i Dashuri ynė, ku na porosit ta shfrytėzojmė, rininė, kohėn e lirė, shėndetin, pasurinė si dhe jetėn para se tė na zgurdullohen sytė, e kėta le tė vazhdojnė me rrugėtimin e vet...!
Do t'i pėrmendim edhe pjesėn mė tė zgjedhur tė shoqėrisė, pra, eprorėt tanė. Le t'u buzėqeshė fytyra se dikush po i pėrmend nė letrat e veta tė pafuqishme dhe le tė mos brengosen se emri do t'u pėrmendet deri sa tė jenė nė atė ulėse ku gjenden tani! O ju tė dashur dhe shumė tė rrespektuar! Kujtojeni hadithin e udhėrrėfyesit tonė nė tė cilin thoshte se tė qeverisėsh gjashtėdhjetė minuta me drejtėsi ėshtė diku e barabartė me gjashtėdhjetė vjet namaz nafile! Pse nuk po e kujtoni, ose mėsojeni nėse nuk e dini se udhėheqėsi i drejtė ėshtė shumė i dashur te All-llahu, madje ēdo udhėheqės i drejtė do tė ketė hije nė atė Ditė kur nxehtėsia Diellit pėrcėllues do t'i kaplojė tė gjithė dhe po tė njėjtit do tė jenė tė zhytur nė djersė, e ju, o tė nderuar, e keni shansin t'i shpėtoni asaj vėshtirėsie. Qeverisni me drejtėsi dhe mos i mbushni xhepat tuaj, se mjaft i keni tė mbushur, por shikoni e mbusheni ndonjė stomak qė nuk ka ngrėnė me orė tė shumta e ndoshta edhe me ditė! I njohuri dhe shumė i rrespektuari i trevave tona shqiptare - Jakup ef. Asipi (All-llahu e kėnaqtė nė Xhennet!) thoshte: "O politikanė! Mos bėni politikė me neve, po pėr neve!". All-llahu Ekber! A nuk po jua vret aspak ndėrgjegjen tuaj?
Pra, a s'ėshtė koha qė t'i japim fund mjerimit? Shumė njerėz kanė hapur organizata pėr t'i kuruar tė varurit nga droga. Shumė ekspertė kanė prodhuar lloj-lloj medikamenti e kanė shėnuar shumė teknika pėr ta larguar duhanin - dashakeqin tėnd si dhe mu ata po propozojnė sportim pak mė tė gjatė dhe marrje me punė tė tjera argėtuese me qėllim qė ta zvogėlojnė pirjen e alkoolit. Nė rregull, me vend e kanė! Vetėmse nė tėrė qytetin vera ka shkuar si lum kur Pejgamberi alejhi selam ua tha ajetin ndalues pėr kėtė gjė! Islami ka ilaē edhe pėr ata qė nuk u jetohet dhe kėqyrin vetėm si ta shkelin kohėn duke u marrė me kotėsira. Ai, o i dashuri im, ka paraparė model edhe pėr ty. Pra, ai tė ka kėshilluar qė tė merresh me dituri, sepse nė atė mėnyrė do tė jesh profitabil pėr tė gjithė, po ē'ėshtė mė me rėndėsi se edhe vetvetja yte do tė tė dojė mė shumė. Kur ta arrish gradėn e dijetarit, edhe gjallesat tjera, krahas njerėzve, do tė tė duan dhe do tė bėjnė dua pėr ty, apo ndoshta as duaja nuk tė intereson? Pėrfundimisht, pra, ty, mua dhe tė gjithė tė tjerėt njė ditė do tė na fusin me njė gropė. A keni parė se si njerėzit thejnė kėmbė e duar pėr ta gjetur ndonjė lexues sa mė tė mirė tė Librit tė All-llahut dhe pastaj sevapet e leximit t'ia bėjnė peshqesh atij tė vdekurit. Nuk jam kundėr e as pėr tė kundėrshtuar! Tendenca ėshtė ta vė nė dukje se me vdekjen e njeriut, i pėrfundohen tė gjitha punėt nė pėrjashtim tė disa punėve tė pakta, e ndėr to ėshtė qė saherė qė ta shfrytėzojė ndokush ndonjė shkronjė qė ti e ke shkruar, All-llahu do tė gėzohet me ty dhe do tė ta regjistrojė njė tė mirė nė konton tėnde tė Regjistrit tė Vet.
Pėr nė fund, ju qė i miratoni ligjet qė unė i rrespektoj... Vishuni bukur e zbukurohuni sepse ajo nuk ėshtė gjė e keqe, po madje ėshtė edhe porosi nga All-llahu i Lartėsuar dhe nga i Dėrguari i Tij! Mos u brengosni pėr tė holla se nuk mbeteni pa to! Secili njeri e ka rriskun e caktuar nga Furnizuesi. Mbani drejtėsi mes njerėzve se pėr atė jeni zgjedhur nga ata! Mbushjani mendjen njerėzve, e jo vetes, se jeni transparentė! Kini dro All-llahun pak mė tepėr se njerėzit tjerė, ngase nė supe keni njė barrė qė pėr njerėzit tjerė ajo ėshtė e pashijuar, qė do tė thotė se pėr juve konsiderohet edhe si privilegj! Udha pėr tė qenė i devotshėm, megjithėse ėshtė pak e zortė, por ėshtė e mundur, edhe atė pėr secilin njeri. Ibrahim ibėn Et-hemi (All-llahu e mėshiroftė!) na tregoi ato gjashtė dyert dhe na vizatoi skicėn se ēfarė duhet bėrė e ēfarė nuk duhet bėrė pėr tė qenė i devotshėm. Kam nė mendje se edhe pėr vlerat tjera, dijetarėt tjerė (All-llahu ua dhashtė Xhennetin!) kanė dhėnė skica e rrugė se si tė arrihet deri tek to. Drejtėsia dhe ndershmėria qė ju duhet ta zbatoni janė gjėra tė qarta! Nuk ju duhet tė mbani kurse mujore e vjetore pėr tė marrė vesh se si po dashka tė jesh i drejtė e i ndershėm. Ajo qė do tė rezultojė nė vijim pas ndershmėrisė suaj, patjetėr se do tė jetė dobiprurėse pėr tė gjithė ne. Zemrat tona do tė jenė mė tė kėnaqura, ndėrsa ju gjumin do ta bėni mė tė rehatshėm, fytyra do t'ju buzėqeshė me mė shumė shkėlqim dhe i Madhėrishmi do tė krenohet para engjujve me mėkėmbėsit e Vet drejtėsi-zbatues nė kėtė rruzull. Pra, pėrgjigjuni pozitivisht thirrjes dhe shfrytėzojeni rastin qė tė jeni pėr dy shkallė mė lart se masa!
Dhshtė Zoti qė muslimanėt tė pėrparojnė e tė jenė nė majė tė akademive! Me lejen e Tij do ta pushtojmė tėrė shkencėn, ashtu siē ka qenė ajo nė njė kohė nė duart tona! Me lejen e Tij, gjithashtu do t'ia ndėrrojmė edhe njė herė e shumė herė ngjyrat botės. Kėtė gjė e ndėrmorrėn disa burra para nesh, tė cilėt numėronin mė pak se ne, e numri ynė ta mbush syrin pak mė shumė, veēse nuk duhet tė frikėsohemi nga pushka e zbrazėt! Njė mik imi thoshte: "Prej pushkės sė mbushur frikėsohet vetėm njėra palė, kurse prej sė zbraztės frikėsohen tė dy palėt!". E analizova pėr disa ēaste dhe m'u ndrit nė mendje se paska dashur tė thojė qė njeriu kur nuk ka plumba nė pushkė, ia drejton atė armikut, porse edhe vetė ai ka dridhje kėmbėsh, pra, duke menduar se mos po e kupton ky (armiku) se akti qė po bėhet ndaj tij ėshtė kamuflim! Pra, "pushka" e muslimanit ėshtė gjithmonė e mbushur dhe, si rrjedhojė, pra, ai s'ka arsye tė hezitojė! Dhashtė Zoti qė tė vdekurit tanė tė mėshirohen, tė sėmurėt tė shėrohen, tė varfėrit tė pasurohen, tiranėt tė zbuten, udhėheqėit tė drejtohen dhe, nė pėrgjithėsi, tė ngritet vetėdija ndėr njerėz! Amin!
Shkroi: Arsim JONUZI
24.01.2008.islamgjakova.net