Rrahman FERIZI
-Rrugėtimi i Njerėzve te tė cilėt dashuria dhe bujaria pėr tė falur ėshtė bėrė pjesė e zemrave dhe shpirtrave nuk shuhet lehtė, edhe pas stuhive dhe shkretėtirės sė pikėllimit dhe mėrzisė, shkaktuar nga baticat dhe zbaticat e jetės.
Nė ēdo Njeri ėshtė e mbjellė pema e dashurisė, respektit tė ndėrsjellė dhe dinjitetit hyjnorė, ndodhė qė brenda fryteve tė kėsaj peme tė mbijnė ndonjėherė thera tė cilat "verbojnė" hijeshinė dhe helmojnė shijen e sajė.
Por njerėzit e menēur ua kėpusin degėt e tilla pemėve tė dashurisė nė zemrat e tyre, duke mos iu lėnė rritė pėr tė iu bėrė hije; faljes dhe mėshirės, duke ujitur durimin dhe zemėrgjerėsinė pėrballė urrejtjes dhe zilisė.
Mbi ēdo dashuri ideale, sado solide tė jetė ajo qėndron njė dozė e maturisė dhe kujdesit, pėr ruajtjen e sajė nė tehun e jetės.
Dashuria dhe ndjenja qė shėmbėllen nė zemrat e lidhura pėr hir tė Dashurisė ndaj Krijuesit Absolut, dhe sakrificės sublime ndaj Tij, nuk shuhen lehtė nga qiriu i jetėsimit tė tyre, edhe atėherė kur mbretėron ftohtėsire, furtunė dhe errėsirė e plotė nė tėrė Botėn.
Njerėzit e devotshėm rrezatojnė nga zemrat e tyre shkėndija tė dashurisė dhe pushojnė nė sytė e tyre shqimet bilur, pėrkundėr njerėzve mėkatar tė cilėt janė pėrfshirė nga mjegullat e vranėsisė, fytyrė vrenjtur dhe urrejnė madje edhe veten e tyre, janė tė urrejtur nga njerėzit dhe tė gatshėm njerėzve t'ua marrin dashurinė dhe mos t'ua kthejnė me dashuri por me urrejtje.
Sot nė botėn e materializmit, dinamikės kaotike dhe modernitetit oportunist, mė shumė se kurrė zemrat kanė nevojė pėr pranverė tė dashurisė subtile, dėlireshme, tė pastėr, e cila pėr hir tė idealit hyjnor sfidon edhe veten pėr tė trajtuar njeriun me humanizėm.
Maturia dhe balancimi mes respektit dhe sinqeritetit ėshtė kalaja me e fortė e ruajtjes se dashurisė.
Nė dashurinė mes njerėzve nuk favorizohet egoizmi dhe interesi personal para atij kolektiv, dhe nuk bashkohet njėanshmėria me solidaritetin.
Kurdoherė qė nė raportet ndėr njerėzore gėrshetohen komponentit e syefaqėsisė dhe lavdėrimit tė rrejshėm, duke mos pranuar qortimet si mėsim dhe elemente tė kultivimit tė filizave tė dashurisė, do tė lindin hibrid tė cilėt do tė hibridizojnė pemėn e dashurisė.
Njė ndėr elementet e vazhdimėsisė sė dashurisė ndėr njerėzore ėshtė edhe pranimi i natyrės sė njeriut, si krijesė naive, gabimtare dhe variabile.
Nė rrugėn e dashurisė ka hendeqe dhe tatėpjetės tė cilat po nuk u kaluan me durim, mund tė ngelet nė stadin e parė tė rrugės.
Ato pengesa mund tė kalohen me konsultime, sqarime dhe kuptim tė natyrave dhe nuancave tė personalitetit shumėdimensional njerėzor, duke u larguar mjegullat e paragjykimeve do tė ndriēohet mė mirė dielli i pranverės sė dashurisė nė jetė.
Vend pėr dashuri tė ēiltėr ka vetėm nė zemrat tė cilat janė male vigane tė virtyteve, rrugė tė gjata tė durimit dhe stinė tė sfidave tė jetės, ato zemra nuk i "ngarkon" mllefi spontan, nuk i shpenzon "ofendimi" apo qortimi momental dhe nuk i ndėrron busulla e interesave afatshkurtra.
Nė njė kuptim tė porosisė profetike thuhet: " Mirėsinė e Njeriut kurrė mos e harro, ndėrsa nėse tė ka bėrė keq harro menjėherė, mirėsinė e bėrė ndaj dikujt harro menjėherė ndėrsa keq bėrjen ndaj tij kurrė mos e harro"
Ky mesazh profetik jep konotacione tė orientimit tė digave tė dashurisė nė jetėn komplekse ndėr njerėzore, dhe ofron model tė tejkalimit tė barrierave tė hipokrizisė.
Dashurisė mes njerėzve i ka dhėnė vend tė veēante Krijuesi Absolut, duke aluduar nė gjenezėn e pėrbashkėt mes tė gjithė njerėzve, shumė versėt Kur'anore citojnė formulėn universale tė ngjashmėrisė njerėzore duke thirrur " O Bijtė e Ademit, O ju njerėz", pėr tu privilegjuar ata qė kanė hyrė nėn hijet e pemės Hyjnore tė dashurisė " O ju qė keni besuar ".
Ndėrsa i dėrguari i fundit i Zotit Muhamedi paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė e kushtėzon besimin me dashurinė reciproke;
" Nuk do tė hyjė askush nė parajsė pėrderisa nuk ka besuar (bindshėm) dhe nuk e keni plotėsuar besimin derisa nuk duheni mes veti, a tė ju tregoj se si tė arrini tė duheni mes veti?
Pėrhapeni paqen (selamin ) mes jush "
Pra besimi i ngritur mbi bedenat e zemrave me selam krijon klimė tė mirėbesimit dhe dashurisė nė kėtė botė dhe shpėtim nė botėn tjetėr, ndėrsa dashuria ėshtė diell i pranverės sė jetės dhe kusht pėr lumturinė njerėzore.
13.04.2008.islamgjakova.net