Dobitë shëndetësore të namazit

Namazi është proces i adhurimit të Allahut, Krijuesit tonë, në përputhje me rregullat e Tij, të përcaktuara. Lypset zbatuar me përpikëri, ashtu që procesi të përkryhet saktësisht, ndërsa zemra juaj të jetë e bindur se keni kryer një obligim me përkushtim të devotshëm.

Krahas aspektit shpirtëror ka edhe disa dobi shëndetësore e fizike të namazit që kryhet rregullisht 5 herë në ditë. Edhe pse qëllimi primar, e as sekondar, e lëre më final nuk është ushtrimi fizik e gjimnastika, megjithatë përfitimet nga kjo sferë prapëseprapë dalin në pah, si të doni merreni qoftë edhe si çështje terciare. E rëndësishme dhe fakt i pamohueshëm argumentues është se dobitë shëndetësore janë më se evidente. Përmes ilustrimit të fotove, në pikat në vazhdim do të ilustrojmë edhe me fjalë përfitimet shëndetësore të namazit.

1. Gjatë sexhdes që bëni, truri juaj furnizohet më mirë me gjak. Pozita e kokës në sexhde ndihmon që gjaku të qarkullojë shumë më mirë, neurotransmetuesit të funksionojnë për mrekulli, kështu që kjo ndikon që truri juaj të jetë shumë më i freskët, të mbani më mirë mend dhe të jeni më të kthjelltë në mendime. Jo vetëm truri, por me qarkullimin më të mirë të gjakut që në mënyrë të përsosur arrihet në këtë pozicion, dobi kanë edhe sytë, hunda dhe veshët.

2. Kur ngriheni lart e qëndroni në këmbë dhe sytë i mbani poshtë në qilim aty ku vendosni ballin, kjo ju ushtroni të ngrisni nivelin e gatishmërisë së koncentrimit dhe ju ushtron të jeni më të vëmendshëm edhe pas kryerjes së namazit.

3. Trupi juaj gjatë namazit kalon nëpër një ushtrimi unik, që e bën trupin më vital dhe më fleksibil.

4. Namazi përmirëson edhe strukturën tuaj trupore. Ju çliroheni nga çdo defekt i mundshëm ose thënë ndryshe muskujt të cilët gjatë qëndrimit jo të përshtatshëm mund të shtrëngohen, gjatë namazit secila fije muskulore relaksohet.

5. Gjatë abdestit ju i pastroni pjesët tuaja vitale të trupit me ujë të pastër. Kjo parandalon në mënyrë të vazhdueshme e të pandërprerë mikroorganizmat që të pushtojnë organizmin tuaj. Fytyra u bëhet e pastër dhe e ndritshme. Shmangeni nga çdo sëmundje e lëkurës. Goja dhe zgavra e fytit mbahet e pastër, po ashtu edhe dhëmbët pastrohen nga mbetjet e ushqimit të ngrënë. Gjithashtu larja e gojës dhe fërkimi i dhëmbëve përmirëson qarkullimin e gjakut në zgavrën e fytit.

6. Namazi ju ndalon nga çdo punë e keqe. Ai ndërton karakterin tuaj të fortë. Duke qenë larg të këqijave, jeni edhe larg stresit që shkaktojnë ato.

7. Ata që falen rregullisht janë të prirë të jenë të vëmendshëm më shumë ndaj kohës së harxhuar, pra nuk e shpenzojnë kohën kot, ndërsa kjo ua shton kohën produktive dhe ua bën kohën në përgjithësi më të gjatë.

8. Të gjitha veprimet trupore janë në funksion të normalizimit të secilës pikë të rëndësishme e vitale. Pra ato janë të shëndetshme për zemrën, frymëmarrjen, në përgjithësi për qëndrueshmërinë fizike dhe atë psikike.

9. Shumë studime në bëra në këtë lëmi, vetëm sa kanë konfirmuar dobitë shëndetësore të secilit veprim në namaz.

10. Pra dobitë nuk reflektohen vetëm së jashtmi, por edhe në organet e brendshme, duke filluar nga truri e zemra, mëlçia, veshkat... etj.

11. Edhe qëndrimi ulur dhe pozicioni që merret gjatë këtij qëndrimi është shumë i dobishëm për majat e gishtërinjve, gjunjët, kofshët dhe këmbët. Për më tepër ky pozicion ndihmon në tretjen e ushqimit, ndihmon detoksifikimin e mëlçisë dhe nxit veprimet peristaltike në zorrë.

12. Dobia vazhdon gjer në dhënien e selamit në të dy anët djathtas e majtas, sepse jo vetëm fyti, por edhe gjithë koka aktivizohet dhe ndjehet më mirë. Po ashtu edhe supet.









Pa mëdyshje se muslimani i sinqertë nuk e kryen namazin për shkak të këtyre dobive, e as nuk i ka qëllim ato, por këto fakte të argumentuara shkencore, ia shtojnë edhe më shumë besimin dhe bindjen se Zoti me namaz ka synuar edhe dobinë e përgjithshme të robërve të Tij.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.