Vazhdon punimet konferenca rajonale “Bashkësitë Islame në Evropën Lindore – të drejtat dhe obligimet”

Në Zagreb të Kroacisë, po vazhdon punimet konferenca rajonale “Bashkësitë Islame në Evropën Lindore – të drejtat dhe obligimet”

Gjatë punimeve, para të pranishmëve e paraqiti kumtesën e tij kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, dr. Ajni Sinani, i cili ndër të tjerash theksoi vlerat e Kosovës në bashkëjetesën dhe tolerancën e cila mbretëron në Kosovë, duke vënë në pah rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e këtyre vlerave.

Ai para të pranishmëve paraqiti punën dhe aktivitete e BIRK-ut në luftimin e dukurive negative, siç janë terrorizmi dhe radikalizmi i dhunshëm, si dhe për bashkëpunimin e BIRK-ut me institucionet e shtetit të Kosovës në nivele të ndryshme për luftimin e këtyre dukurive.

Në sesionin tematik “Shteti dhe Islami”, me një kumtesë para të pranishmëve u paraqit edhe profesoresha e Fakultetit të Studimeve Islame, znj. Besa Ismaili, e cila foli në përgjithësi rreth periudhës post-komuniste në Ballkan, si dhe në veçanti për manifestimin e fetares në diskursin publik në Kosovë. Ajo gjithashtu paraqiti edhe kontributin e institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës në ndërtimin e kohezionit social në shoqërinë kosovare, siç janë Medresetë dhe Fakulteti i Studimeve Islame./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.