FRYTET E LA ILAHE IL-LALLAH (nuk ka zot pos Allahut)

Ai i cili thotë La ilahe il-lallah me sinqeritet nga zemra duke dëshiruar kënaqësinë e Allahut do të hyjë në Xhennet pa dhënë llogari dhe pa dënim.
La ilahe il-lallah (nuk ka zot pos Allahut) është dega më e madhe e imanit dhe diç më e rëndë në peshojë.
La ilahe il-lallah është shkaku më i madh i lirimit të mendjes nga bestytnitë dhe gënjeshtra. Kjo është fjalë e të vërtetës, devotshmërisë dhe sinqeritetit.
Kusht i pranimit të veprave është thënia La ilahe il-lallah dhe veprimi sipas kuptimit të saj.

FRYTET E NAMAZIT

Namazi është kusht i pranimit të gjitha veprave tjera.
Ruajtja e namazit është garancë e sigurisë nga cilësitë e hipokrizisë.
Namazi e bën zemrën e gjerë, të gëzuar dhe të fortë, fytyrën e bardhë dhe syrin e gëzuar.
Namazi siguron furnizimin, ruan begatitë, largon zemërimin dhe është shkas i zbritjes së mëshirës.
Ai është ushqimi më i vlefshëm për pemën e imanit.
Ai është ilaç për zemër nga epshet dhe dyshimet.
Namazi është shkas i fshirjes së mëkateve, rritjes së veprave të mira dhe ngritjen e shkallëve.

FRYTET E LEXIMIT TË KURANIT

Leximi i Kuranit zbut zemrën, sjell frikërespekt dhe qetësi.
Ai forcon bindjen dhe imanin.
Leximi i Kuranit na paralajmëron në shtëpinë e ahiretit.
Ai realizon thirrjen e Allahut Një që nuk ka shok.
Leximi i Kuranit udhëheq kah ajo që është më e drejta.

FRYTET E LUTJES

Lutja është bindje ndaj Allahut të madhërishëm dhe largim nga hidhërimi i Tij.
Lutja është shkas i zgjerimit të gjoksit, daljes nga brengat, ndërprerjes së pikëllimit dhe lehtësimit të punëve.
Ajo udhëzon në Iman - besim në Allahun dhe mbështetje te Ai.
Lutja është shkas i zbritjes së mëshirës dhe mënjanimit të fatkeqësive.
Allahu e do atë që i drejtohet me lutje.

FRYTET E SALAVATIT MBI PEJGAMBERIN s.a.v.s.

Me sjelljen e salavateve kryhet urdhëri i Allahut.
Kush bie një salavat mbi Pejgamberin s.a.v.s., Allahu bie mbi të dhjetë salavate.
Kush bie një salavat mbi Pejgamberin s.a.v.s., i ngritet shkalla për dhjetë herë, i shkruhen dhjetë vepra të mira dhe i fshihen dhjetë mëkate.
Rënia e salavateve është shkas i faljes së mëkateve dhe mënjanimit të brengave.
Sjellja e salavateve është shkas i afërsisë së Pejgamberit s.a.v.s. në ditën e Gjykimit.
Gjithashtu salavati është shkas i stabilitetit të këmbëve gjatë kalimit nëpër urën e Siratit.
Sjellja e salavatit mbi Pejgamberin s.a.v.s. është shkas i zbritjes së bereqetit, mëshirës dhe furnizimit të madh.

FRYTET E ISTIGFARIT (kërkimfaljes)

Kërkimi i faljes dhe bindja ndaj Allahut të madhërishëm dhe pasimi i Pejgamberit s.a.v.s.
Istigfari shtyn dënimin dhe fatkeqësinë dhe parapengon belatë.
Istigfari është shkas i rënies së shiut.
Istigfari është shkas i zbritjes së mëshirës dhe begative mahnitëse.
Istigfari është gjithashtu shkas i furnizimit me fëmijë dhe pasuri.
Istigfari është gjithashtu shkas i zgjidhjes së brengave, fatkeqësisë dhe pikëllimit.



FRYTET E MBAJTJES SË LIDHJEVE FAREFISNORE

Mbajtja e lidhjeve farefisnore është një prej shkaseve më të rëndësishëm të hyrjes në xhennet.
Mbajtja e lidhjeve farefisnore mënjanon përfundimin e keq.
Mundëson arritjen e lehtë të nafakës nga njeriu nuk shpreson, dhe zgjat periudhën e jetës.
Ai që mban lidhjet familjare, mban lidhjen me Allahun e madhërishëm.
Mbajtja e lidhjeve familjare fshin mëkatet dhe lehtëson dhënien e llogarisë.
Mbajtja e lidhjeve familjare është shkas i dashurisë dhe lidhjes me familjen.
Ruajtja e lidhjeve familjare është shenjë e fisnikërisë.

FRYTET E LËNIES SË MËKATEVE DHE MOSBINDJES

Arritja e dashurisë së Allahut dhe gëzimi gjatë pendimit.
Arritja e lehtë e furnizimit nga nuk shpreson, largimi i brengave, pikëllimit dhe depresionit.
Plotësimi i lehtë i lutjes.
Ndërprerja e armiqësisë me Allahun e madhërishëm.
Ndjenja e ëmbëlsisë së imanit.
Lutja e bartësve të Arshit ndaj atij që i lë mëkatet dhe mosbindjen.
Arritja e dritës në fytyrë dhe në zemër.
Largimi nga xhinët dhe shejtanët njerëzor.

FRYTET E DHIKRULL-LLAHUT (përmendjes së Allahut të madhërishëm)

Dhikri gëzon Mëshiruesin dhe sjell dashurinë e Atij ndaj atij që e përmend.
Dhikri largon brengën dhe pikëllimin dhe largon shejtanin.
Dhikri sjell siguri nga shkatërrimi në ditën e Gjykimit.
Ai që përmend Allahun, Allahu e përmend atë.
Dhikrull-llahu bën dobi në situatat e vështira dhe ngjall zemrën.
Dhikri nxit dashurinë e robit ndaj Zotit dhe kthimit kah Ai.
Dhikri është shkas i zbritjes së qetësisë, mbulimit me mëshirën e Allahut dhe prezencën e melekëve.
Dhikrull-llahu sjell bereqet, siguri dhe furnizim.
Kodrat krenohen me atë që përmend Allahun në ato.
Kush preokupohet me dhikrull-llah, ai nuk ka kohë për përgojim (gibet) dhe përcjellje të fjalëve të huaja (nemimet).



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta