Mbahen Garat Ndërkombëtare të Kuranit në Dubai

Nën organizimin e mbretit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan al Nahyan, nga data 6 deri më 20 maj, në Dubai, u mbajtën Garat Ndërkombëtare të Kuranit, në kategorinë hifz

Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës në këto gara e përfaqësoi Uvejs Hadzi, i cili theksoi se ndjehet shumë i nderuar dhe i privilegjuar që ka qenë pjesëmarrës dhe përfaqësues i Kosovës në këto gara: “Jam shumë falënderues ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që po na japin. Përfaqësimi në këto gara ka qenë një nder i madh për mua, mirëpo edhe një përgjegjësi e madhe, për shkak të numrit të madh të shteteve pjesëmarrëse.”

Uvejs Hadzi ka qenë pjesëmarrës edhe në Garat Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat janë mbajtur në muajin tetor në Medine. Në këto gara, z. Hadzi kishte arritur që të shkonte në finale dhe aty zuri vendin e katërt, në kategorinë hifz. Finalja e këtyre garave është mbajtur në xhaminë e Pejgamberit a.s.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta