Problemet e muslimanëve britanik me vaksinat me përbërje të derrit

Prindërit musliman nuk pranojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në vaksinimin mbarëkombëtare kundër gripit pasi Këshilli Musliman i Britanisë vendosi që trajtimi ishte i ndaluar sipas Islamit.

Këshilli Musliman në Britanisë janë shprehur se vaksinat kundër gripit të cilat janë paraparë për fillimin e vitit shkollor nuk duhet të merren nga fëmijët muslimanë.

Sipas tyre vaksina përmban xhelatinë me përbërje të dhjamit të derrit dhe konsiderohet e papërshtatshme për fëmijët që vijnë nga familjet muslimane.

Në anën tjetër, zyrtarët e shëndetit publik në Britani të Madhe kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me rritjen e numrit të fëmijëve muslimanë që do të tërhiqen nga programi i ri për vaksinim.

Vaksina e re kundër gripit do të aplikohet te fëmijët përmes hundës në formë spreji.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi