Fletushka është zbardhur andaj mos e bë të zezë!

(Kushtuar Haxhilerëve)

Vëlla besimtarë… motër besimtare…

Thotë Allahu s.w.t.: ”O ju që besuat! Ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit. (Tewbe 119)

”Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort,…”(Nahl 92)

Falënderimi i takon Allahut s.w.t., që na bekoi ne dhe ju për kryerjen e kësaj shtylle të madhe fetare, për të cilën thotë Muhammedi, alejhi selam: ”Kush e bën haxhin duke mos iu afruar gruas dhe duke mos nëpërkëmbur dispozitat e Allahut s.w.t kthehet prej tij i pastër nga mëkatet sikurse atë ditë që e ka lindur nena”.

E çfarë është mendimi ynë për Zotin tonë? …Se Ai veç na i ka falur mëkatet, na i ka mbuluar të metat, na i ka larguar gabimet, Ai është i denjë për t’ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!

Ai qe ka mendime të mira për Allahun s.w.t, ai do t’i bëjë edhe veprat e mira.
Ka thënë Hasan El Basriu: ”Besimtari është mendimmirë ndaj Allahut s.w.t kështu që edhe veprat i bën të mira ndërsa pabesimtari është mendimkeq për Allahun kështu që edhe veprat i bën të këqija”.

M’u për këtë nuk i takon një besimtari që pasi fletushka e tij të jetë zbardhur të kthehet prapë e të bëhet e zezë prej mëkateve, dhe nuk i takon besimtarit që pasi e ka pastruar veten e tij me ibadet për Allahu s.w.t ta përlyej atë me mëkate.

Të gjithë ne e kemi për obligim që të fillojmë me një faqe të re me Allahun s.w.t, ta respektojmë e jo t’i bëjmë mëkat në mënyrë që të shpëtojmë me kënaqësinë dhe xhennetet e Tij.

Thotë Allahu s.w.t: “… e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”(Ahzab 71)

Ka thënë Pejgamberi a.s.: ” Tërë ummeti im do të hyjë në xhennet përveç atyre që kundërshtojnë.” Është thënë: “Po kush kundërshton o i dërguari i Allahut s.w.t?” Tha: “Kush më respekton mua do të hyjë në xhennet ndërsa kush më kundërshton ai veç ka refuzuar.” ( Buhariu)

O Allahu ynë! O Rrotulluesi i zemrave! Përforcoji zemrat tona në fenë Tende!

E lusim Allahun s.w.t që t’na bashkojë me ju prapë në rrugë të besimit dhe të respektit për Allahun s.w.t!



Përshtati ne shqip
Sedat Gani Islami


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim