Në Xhakarta funerali i krishterë mbahet në xhami

Në kryeqytetin e vendit, Jakarta, një familje e krishterë nuk kishte ku të organizonte një funeral me pjesëmarrje të madhe, për shkak të mungesës së hapësirave.

Një xhami e zonës u ofroi bujarisht objektin e kultit, që ceremonia mortore të zhvillohej brenda mjediseve të tyre. U theksua se xhamia nuk vendosi asnjë lloj kufizimi për simbolet fetare të krishtera, apo të ndonjë lloji tjetër.

Një i afërm i së ndjerës, postoi në rrjetin social Facebook fotot e ceremonisë mortore, duke falënderuar xhaminë dhe punonjësit e saj për bujarinë dhe tolerancën e treguar. Fotot u bënë virale me shpejtësi/Dita/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës