Myslimanët dhe hebrenjtë në Suedi të indinjuar nga thirrja për ndalimin e synetllëkut

Partia e qendrës, Karlstad, në Suedi, gjatë mbledhjes vjetore të partisë, votoi pro ndalimit të rrethprerjes (synetllëkut) së djemve në mungesë të një arsye zyrtare mjekësore.

Sipas zyrtarëve të kësaj partie, ndalimi i rrethprerjes ishte në përputhje me të drejtat e fëmijëve, dhe se nuk ka asnjë lidhje me fenë.
Kjo parti nuk është aktualisht pjesë e qeverisë, por ka partneritete me katër parti, përfshirë Partinë Liberale.
Hebrenjtë dhe muslimanët në Suedi kanë kritikuar vendimin e kësaj partie duke thënë se janë jashtëzakonisht të indinjuar nga thirrjet për ndalimin e rrethprerjes.
Kryetari i Këshillit të Komuniteteve Hebraike në Suedi, Aaron Verständig, u tha gazetarëve se ishte i tronditur nga vendimi.
“Jam shumë i befasuar dhe shumë i zhgënjyer. Kjo do të thotë, nëse propozimi bëhet realitet, se do të jetë plotësisht e pamundur të jetosh si hebre apo musliman në Suedi "”, tha ai.
Sipas ligjit suedez, nga viti 2001, djemtë mund të rrethpriten vetëm nga mjekë të kualifikuar ose nga një person me lejen e kërkuar të Bordit Kombëtar të Shëndetit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës