Hong Kong: policia hedh ujë me ngjyrë mbi xhaminë, e para e vendit kërkon falje

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam i kërkoi falje komunitetit mysliman të qytetit të hënën, pasi policia lëshoi ujë me ngjyrë në xhaminë më të madhe në vend gjatë protestave të së dielën në mbrëmje.

Në mëngjes, Lam vizitoi xhaminë në Qarkun Kowloon, ku kërkoi falje për incidentin pasi u takua me krerët muslimanë të atyshëm.

Ajo udhëtoi për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri, dhe në një deklaratë të qeverisë të lëshuar më vonë, Lam falënderoi udhëheqësit muslimanë për thirrjet e tyre të vazhdueshme për qetësi gjatë trazirave politike që kanë pllakosur qytetin në pesë muajt e fundit.

Gjatë operacioneve kundër protestuesve, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit që po hidhnin bomba me gaz.

Por për një çast, uji i policisë shkoi deri te hyrja e xhamisë e spërkati dhe murret e jashtme të saj.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës