Të shtëna me armë zjarri kundër xhamisë në Francë, dy të plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri u shënuan pasditen e kësaj të hëne në xhaminë e Bayonne, në jugperëndim të Francës.

Krahas të shtënave u hodh edhe një bidon me benzinë në flakë, gjë që shkaktoi një shpërthim të fuqishëm.

Për pasojë dy persona mbetën të plagosur, ndërkohë që i dyshuar për ngjarjen është një 84-vjeçar, ish-kandidat i Front National, i cili u arrestua pranë banesës së tij.

I dyshuari që sipas mediave franceze ishte kandidat i Front National në zgjedhjet e vitit 2015, u identifikua si Cluade S., dhe ka plagosur rëndë dy persona me moshë 74 dhe 78 vjeç.

Ngjarja u shënua në xhami rreth orës 15.20, ndërkohë që i dyshuari u largua me makinë pas ngjarjes dhe më tej i vuri flakën edhe një makinë.

Xhamia e Bayonne u sulmua me molotov edhe në gusht të vitit 2017. /a.y/noa.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Konferenca e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava