Këngëtarja e njohur ngjitet në skenë me mbules myslimane, entuziazmohet publiku

E veshur me veshjen tradicionale myslimane dhe me këmbë zbathur, këngëtarja Sinead O’Connor performoi javën e kaluar në Shepherd’s Bush Empire në Londër, duke dhuruar një performancë të ndjerë me hitet e saj.

Këngëtarja irlandeze 53-vjeçare, qysh kur është konvertuar në myslimane, quhet Shuhada Sadaqat, ndërkohë që në koncert u shfaq e mbuluar.

Por pavarësisht veshjes, ajo entuziazmoi publikun me hitet e saj, mes tyre edhe me “Nothing compares to you”.

E frymëzuar nga besimi Islam, duke nisur nga viti që pritet të nisë ajo do të zhvillojë një turne në disa vende të botës.

Do të nisë me Holandën, për të vijuar me Kroacinë, Gjermaninë dhe Italinë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës