Një mëkat është shumë, ndërsa një mijë vepra të mira janë pak

Imam Taberaniu e shënon thënien nga Ali ibn Husejni r.a., (Zejnul- Abidini), ku thotë: "Kur të vijë Dita e Gjykimit, thirrësi do të thotë:

"Le të veçohen të shkëlqyeshmit!” Do të veçohet një grup njerëzish dhe do t’ju thuhet: "Shkoni në Xhenet!” Para se të hyjnë në Xhenet, do t’i takojnë melekët dhe do t’i pyesin: “Për ku jeni nisur?" Ata do të përgjigjen: "Për në Xhenet!” Melekët te habitur do t’i pyesin: "A para se të jepni llogari?!" Ata do të thonë: "Po!" Atëherë melekët do t’i pyesin: "Kush jeni ju?" Ata do të thonë: "Ne jemi një grup fisnik dhe bamirës (ehlul - fadl)." Melekët përsëri do të pyesin: "Si e keni arritur këtë shkallë" Ata do të thonë: "Kur në këtë botë kemi qenë të injoruar, ne jemi përgjigjur me butësi, kur na është bërë padrejtësi, ne kemi bërë durim, në qoftë se dikush ka bëre mëkat kundër nesh, ne ia kemi falur". Atëherë melekët do të thonë: “Hyni në Xhenet”! Sa shpërblim i mirë për ata që janë përpjekur. "Pastaj thirrësi do të thotë:" Le të veçohen durimtaret". Do të veçohet një grup njerëzish dhe do të urdhërohen të hyjnë në Xhenet. Në rrugë për ne Xhenet, do t’i takojnë melekët dhe do t'i pyesin të njëjtën pyete si atyre të grupit të parë. E kur ata të thonë se jemi grupi i durimtareve, melekët do të pyesin: " Në çfarë është dalluar durimi i juaj?" Ata do të përgjigjen: "Ne ishim të durueshëm në bindje ndaj Allahut të Plotfuqishëm, në shmangeje nga mëkatet, në ditët e sprovave dhe në ditët e vështira të skamjes." Melekët do t'u thonë: "Hyni në Xhenet! Sa shpërblim i mirë për ata që janë përpjekur. "Pas kësaj thirrësi do të thotë: "Le të veçohen ata që do të jenë afër Allahut në Xhenet." Do të veçohet grupi i cili do të jetë i paktë në numër. Melekët do t’i pyesin: "Me çfarë keni merituar të jeni në afërsi të Allahut?" Ata do të thonë: "Ne kemi vizituar në emër të Allahut dhe kemi ndihmuar në emër të Allahut". Do t’ju thuhet: "Hyni në Xhenet! Sa shpërblim i mirë për ata që janë përpjekur. "

Përmendet se Zuhri kishte bërë një mëkat, dhe për këtë ishte dëshpëruar shumë, në atë mase sa që ishte izoluar nga familja dhe i kishte lënë anash punët e përditshme. Në fytyrën e tij mund të vërehej shqetësimi, trishtimi dhe dëshpërimi i pa përshkruar. E takoi Zejnul-Abidinin, e ai vëri re trishtimin në fytyrën e tij, dhe i tha: "Zuhr, dije që shpresa e jote e humbur në mëshirën e Allahut, e cila përfshin çdo gjë, është mëkati më i madh se ajo për të cilën aq shumë je hidhëruar."

Zejnul-Abidini ishte i njohur për bamirësinë ndaj nënës së tij. Ai ishte aq i vëmendshëm ndaj nënës së tij sa që populli i thoshin: "Ti aq shumë je i preokupuar pas bamirësisë ndaj nënës sate, sa që kemi vërejtur se as bukë nuk hanë bashkë me të në të njëjtën enë". Ai u përgjigj: "Jam frikësuar se mos ndoshta dora ime do të lëvizë drejt kafshatës, të cilës ajo ia ka vënë syrin, kështu që me këtë mos të tregoj mosbindje ndaj nënës së sime. "

Amr bin Uthman al-Mekki ka thënë: "Allahu i qortoi besimtarët të cilëve iu kishte harxhuar durimi në besim, duke i përkujtuar ata në fjalët e jobesimtarëve (idhujtarëve) të cilët thanë: “Shkoni dhe bëhuni të durueshëm, në përuljen ndaj zotrave tuaj" (Sad, 6.) Ky është një paralajmërim i qartë për çdo musliman dhe muslimane të cilëve u mungon durimin në rrugën e Islamit. "

Suvejd ibn Gafeli, ka thënë: "Melekët shkojnë përpara çdo xhenazeje dhe thonë: “Çfarë ka përgatitur ky për botën tjetër?, e njerëzit që qëndrojnë prapa tij dhe thonë: "Çka ka lënë nga pasuria e kësaj bote?"

I tha një njeri Fudajl ibn Bezvanu: "Filan muslimani të ka shpifur". Fudajli u përgjigj: "Në këtë moment do ta zhgënjej atë person që e ka urdhëruar atë. Lus Allahun që ta falë vëllain tim që më ka shpifur. "Njeri e pyeti: "E kush është ai që e ka urdhëruar?" Ai u përgjigj: "Shejni i mallkuar "

Eshte pyetur Muhamed ibn Fadl el-Belhi: "Cilat janë shenjat e mjerimit dhe fatkeqësisë." Ai u përgjigj: "Tre janë shenja të mjerimit dhe fatkeqësisë: posedimi i dijes pa vepra, kryerja e veprave pa sinqeritet ndaj Allahut, shoqërimi me njerëz të mirë dhe të devotshëm, e mos shfaqja e respektit ndaj atyre që e meritojnë. "

Muhamed ibn Shirin ka thene: "Padrejtësi ndaj vëllaut musliman eshte ta përkujtosh me gjërat më të shëmtuara që i din per të, e të heshtesh qdo te mire që e posedon".

Është thënë: "Nëse i posedon shtatë cilësi, do të pushojë trupi, zemra dhe do të ruash nderin e besimin:

1. Mos u pikëllo për atë që ka kaluar,
2. Mos u ngarko me hallin dhe barrën përtej mundësive tuaja,
3. Mos i qorto njerëzit për shkak të metave që vet i posedon,
4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke bërë,
5. Mos e shiko me pasion atë që nuk e posedon,
6. Mos u zemëro në atë që nuk do ta dëmtojë zemërimi yt,
7. Mos e falëndero atë që di për vete të kundërtën e asaj që ti je duke e thënë."
Eshte thënë: "Një mëkat është shumë, ndërsa një mijë vepra të mira janë pak."



Abdusamed Nasuf Bushatliq
Përshtati: Esat Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi