Falet namazi i parë i xhumasë në xhaminë e parë të Lubjanës

Qindra muslimanë nga qytete të ndryshme të vendit u mblodhën në namazin e parë të xhumasë në Xhaminë e Lubjanës, e cila gjithashtu është xhamia e vetme me minare në Slloveni, ndërtimi i së cilës përfundoi para pak kohe

Namazi i parë e xhumasë u fal sot në Xhaminë e Lubjanës dhe Qendrën Kulturore Islame, xhaminë e parë të kryeqytetit slloven, raporton Anadolu Agency.

Qindra muslimanë nga qytete të ndryshme të vendit u mblodhën në namazin e parë të xhumasë në Xhaminë e Lubjanës, e cila gjithashtu është xhamia e vetme me minare në Slloveni, ndërtimi i së cilës përfundoi para pak kohe.

Namazit të xhumasë në xhaminë e cila zyrtarisht pritet të hapet në qershor, i priu myftiu i Sllovenisë, Nexhad Grabus.

Pjesa kryesore xhamisë është ndërtuar duke u frymëzuar nga Qabja. Ajo mahnit me minaren e gjatë 40 metrëshe dhe me fasadën që i ngjan konaqeve të vjetra të Bosnjë e Hercegovinës.

Iniciativa e parë për një xhami në Lubjanë kishte filluar në vitin 1969 por nuk ishte arritur rezultat. Bashkësia Islame e Sllovenisë në vitin 2008 e kishte blerë tokën ku do të ndërtohej xhamia. Gurthemeli i xhamisë ishte hedhur më 2013.

Xhamia me kapacitet prej 1.400 personave kushtoi rreth 34 milionë euro.

Ajo u ndërtua me mbështetje të Katarit dhe mbështetje të rëndësishme të Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV).


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim