Mesfushori 27-vjeçar nga Egjipti Mohamed Elneny, i huazuar nga Arsenali te Beshiktashi në Superligën turke, në rrjetet sociale turke ka postuar fotografinë e tij duke lexuar Kur’an.
Në foto Elneny shihet duke lexuar Librin e Shenjtë, Kur’anin në këto ditë vetizolimi.
Bashkë me fotografinë ka postuar edhe disa fjalë, përmes së cilave thotë: “Kërkimifalja dhe optimizmi janë zgjidhje për të gjitha problemet, shqetësimeve dhe brengave. Mos u mërzisni, Allahun e kemi pranë.”
Si pasojë e shpërthimit të koronavirusit të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar thuajse në tërë vendet e botës. Gjatë këtyre ditëve një numër i madh i sportistëve kanë përcjellë mesazhe inkurajuese. I tillë është dhe mesazhi i futbollistit egjiptian, që e kalon kohën me leximin e Kur’anit.