Holanda ka falënderuar personelin mjekësor që po lufton me koronavirusin, përmes një bilbordi, ku gjendet një ajet nga Kurani Famëlartë.
Drejtuesit e Xhamisë “Rahman” në Amersfoort, kanë shfrytëzuar një bilbord për të falënderuar personelin mjekësor që këto ditë punon intensivisht që të përballoj krizën e shkaktuar nga virusi korona.
Në bilbordin e vendosur në stacionin e autobusave përballë Spitalit “Meander”, krahas falënderimit për personelin shëndetësor të shkruar në gjuhën angleze dhe holandeze, zë vend edhe një pjesë e ajetit 32 të kaptinës “Maide”: “… Nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve…”
Kreu i Xhamisë “Rahman”, Ramazan Yildiz, theksoi se aty nuk kanë përdorur as logon, e as emrin e tyre institucional.
“Qëllimi ynë ishte që në plan të parë të paraqesim fjalën e Allahut, e jo veten tonë. Këtë e bëmë që të arrijmë kënaqësinë e Allahut”, mes tjerash u shpreh ai.