Përkundë masave për parandalimin e koronavirusit, sudanezët iftarët dhe syfyret i bëjnë në rrugët e kryeqytetit
Edhepse masat për parandalimin e koronavirusit ndalojnë tubimet e adhurimit, disa muslimanë filluan agjërimin e tyre të parë në tryezat modeste të vendosura në rrugë.
Gjysmë ore para iftarit, ata i vendosën sofrat në rrugë, dhe ftuan kalimtarët t’u bashkohen në iftar.
Sudanezët e kanë të vështirë të heqin dorë nga iftarët tradicionalë në rrugë në kohën e muajit të Ramazanit. Ata, kësaj radhe këtë e bënë në grupe deri në 20 persona.