Hoxha dhe njeriu i dehur

Një ditë, derisa hoxha dilte nga xhamia, e sheh një njeri të dehur me shishe të alkoolit në dorë duke ecur para xhamisë.
"Ma jep atë shishe të alkoolit!" - i thotë hoxha.
“Cfarë të duhet shishja ime o hoxhë, ti sapo dole nga xhamia?!" - ia ktheu njeriu i dehu.
"Dua ta zbrazi brenda në xhami" - i thotë hoxha!
"A nuk i frikësohesh Zotit, hoxhë, si mund ta zbrazësh alkoolin në shtëpinë e Zotit? Unë sa e sa vite e pijë alkoolin, por kur nuk më ka shkuar në mendje ta bëjë një të keqe si kjo. Nuk ta jap shishen. Unë i frikësohem Zotit " - i thotë njeriu i dehuri!
Pas këtyre fjalëve hoxha i thotë atij:
" Ti nuk paske guxim ta zbrazesh një shishe alkooli në xhami, në një objekt të ndertuar nga dora e njeriut, e si paske guxim ta zbrazësh atë fëlliqësirë që quhet alkool në trupin tënd që Allahu e krijoi për ta lartesuar dhe adhuruar Atë ?!!"
Pas këtyre fjalëve, njeriut të dehur iu dridh zemra, filluan t'i dridheshin edhe duarte nga frika e Allahut, e pastaj iu drejtua Allahut dhe tha:
" Më fal Allah ... nuk do ta shkatërroj më trupin tim, këtë emanet të mrekullueshëm që ma ke dhënë, prano pendimin tim o Meshirues... "


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë