Çfarë thonë mjekët për agjërimin?

Dr. Alexis Carrel (fitues i çmimit Nobel ne mjekësi – 1940), ne librin e tij “L’homme, cet inconu” (Njeriu , ky i panjohur) thotë: “Gjate agjërimit treten dhjamërat dhe lëndet e tepërta te depozituara ne trup, e me pas këto zëvendësohen me te reja, kështu ndodh një ripërtëritje ne trup.”
Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave te vogla te patretura mire nga zorrët ne enët e gjakut.
Gjithashtu agjërimi ndikon duke normalizuar sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet ne sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.
Agjërimi përben një periudhe pushimi për organet e sistemin tretës:
-Mëlçia pushon 4-6 ore,
-Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës,
-Zorrët, kane nje periudhë pushimi përsa i përket sekrecionit te lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Shtresa Peyer, e cila ndodhet ne zorre, është pjese e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit behet revizionimi mbi to dhe njeriu behet me i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve qe kalojnë ne sistemin tretës.
-Mos-djegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gjakut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndet ushqimore në gjak eliminohen.
-Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.
-Palca, gjate agjërimit e shton sasinë e prodhuar të gjakut.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë