Ngjarje intresante: Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?



Një hoxhë pasi e shikoi gjatë e gjatë malin e Uhudit, pyeti besimtarët që ishin bashkë me të: "Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?"
Askush nuk u përgjigj..
Pyeti sërish:"Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve?!"
Të pranishmit më në fund u përgjigjën:"Nuk e dimë.."
Në atë çast nga goja e tij dolën fjalë që duhet të na dridhin zemrat..
"Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve?
Më besoni që këtë as unë nuk e di.
Në fakt askush nuk e di.
Kjo nuk është shkruar e nuk është përmëndur kurrë në historinë Islame.
(Pavarësisht se në historinë Islame shumë gjëra dihen me detajet më të vogla).
Biles as fëmijët e tyre e as bashkëshortet e tyre nuk e dinë se kush ishin ata shigjetarë.
Sepse sahabët këtë nuk ia treguan askujt, e mbajtën të fshehur.
Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.
Asnjë fjalë nuk ka dalur nga goja e tyre rreth kësaj çështjeje.
Biles edhe më vonë, në rastet kur ata patën mosmarrëveshje me njëri tjetrin, si në rastin e Xhemelit dhe Siffinit, askush nuk i tha tjetrit: "Po ti edhe në Uhud ishe nga ata që braktisën kodrën.."
Edhe në atë kohë nuk e "goditën" në fytyrë njëri tjetrin me gabimet e tyre."
O Zot i Madh..
Ç"është ky moral, ç'është kjo edukatë që kanë pasur ata?
Ndërsa ne, të cilët nuk humbasim asnjë rast të vogël për të folur kundra njëri tjetrit e për t'ja hedhur në fytyrë gabimet njëri tjetrit dhe me pretekstin se "nuk e kam qëllimin e keq, thjesht po them atë që është", kemi shumë mësime për të nxjerrur nga kjo ngjarje..

(Fundi i shkrimit të përkthyer)

Shkrimi është përkthyer nga turqishtja. Shkrimi është i Ya?mur Mirzayeva, ndërsa hoxha (dijetari) që është personazhi i ngjarjes nuk e dimë se kush është sepse Ya?mur Mirzayeva në shkrimin e saj, thekson se nuk e mban mënd emrin e hoxhës që tregoi ngjarjen e tij.

Në luftën e Uhudit, 50 sahabë me shigjeta u vendosën në kodrën Ajnejn të malit të Uhudit, me urdhër të të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue sellem) dhe me qëllim për të penguar ndonjë sulm nga mbrapa të armiqve gjatë luftës.
Muslimanët e fituan luftën dhe mushrikët (idhujtarët) e Mekkës filluan të tërhiqeshin. Pasi kujtuan se çdo gjë mbaroi, sahabët shigjetarë që ishin në kodër, vrapuan për të marrë plaçkat e luftës.
Komandanti i tyre Abdullah bin Xhubejr r.a. u mundua ti ndalonte duke ia kujtuar atyre se urdhëri i të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue sellem) ishte që mos ta braktisnin kodrën pavarësisht se çfarë ndodhte, por përveç disa sahabëve të tjerët nuk e dëgjuan atë.
Mushrikët e Mekkës e shfrytëzuan këtë rast dhe nën komandën e Halid bin Velidit (akoma nuk ishte bërë Musliman) sulmuan me kuaj nga mbrapa (vetëm disa shigjetarë të mbetur në kodër nuk mjaftuan që ti ndalonin ata) kodrës dhe i rrethuan Muslimanët nga të dyja anët.
Për shkak se sahabët shigjetarë braktisën kodrën, lufta e Uhudit nga fitore u shndërrua në humbje dhe humbën jetën rreth 70 sahabë, ndërmjet tyre Hamza r.a, Musab bin Umejr r.a, u plagos i Dërguari i Allahut (s.a.s.) etj.
Lufta e Uhudit është një luftë me shumë mësime të rëndësishme për ne.
Jeta e Sahabëve është e mbushur plot e përplot me mësime shumë të rëndësishme për ne.
Le ti lexojme jetët e tyre dhe të marrim dhe ne moralin dhe edukatën e bukur të tyre, moral dhe e edukatë kjo që ata e morën nga njeriu me moralin më të lartë, nga i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ue sellem..
Këtë ngjarje le ta kujtojmë sa herë që na vjen ndërmend t'ia hedhim në fytyrë të tjerëve gabimin që ata kanë bërë...



E huazaur...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë