Arabia Saudite rihap xhamitë pas mbylljes dy mujore



90,000 xhami në gjithë Arabinë Saudite janë rihapur për herë të parë në më shumë se dy muaj, që nga shpërthimi i pandemisë, njofton agjensia shtetërore Saudite SPA.

Besimtarëve u është urdhëruar të ndjekin udhëzime të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria ka kërkuar të mbajnë një distancë prej dy metrash midis rreshtave, të veshin maska për fytyrë dhe të sjellin sexhadet e tyre.

Xhamitë janë pastruar dhe sterilizuar nga autoritetet lokale, përfshirë Kuranët dhe mbajtësit e Kuranit. Kujdes gjithashtu është marrë gjatë hapjes së dyerve dhe dritareve gjatë kohërave të lutjes kur besmtarë hyjnë në xhami.

Xhamitë do të hapen 15 minuta para thirrjes së ezanit dhe do të mbyllen 10 minuta pas namazit.

Ditën e xhuma, xhamitë do të hapen 20 minuta më parë dhe do të mbyllen 20 minuta pas. Namazi dhe hytbja nuk duhet të kalojnë 15 minuta, paralajmëruan autoritetet.

Masat e reja vijnë kur Arabia Saudite dhe vendet tjera të botës fillojnë të lehtësojnë kufizimet pas javëve të orarit të punës dhe bllokimeve.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës