Aksioni i grave për pastrimin e ambientit

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbështetur iniciativën për pastrimin e ambientit të marrë nga Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq.

Ky aksion simbolik është realizuar në kuadër të fushatës ‘Ta pastrojmë Kosovën’, ku qëllim kishte pastrimin e ambientit duke larguar mbeturinat në disa lokacione në Prishtinë.

Aksioni synoi poashtu vetëdijësimin qytetar për rrezikun që paraqesin mbeturinat në shendetin e njeriut.

Andaj u bë thirrje që qytetarët ta ruajnë dhe mbrojnë ambientin jo vetëm një ditë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën