Këtë vit Haxh do të ketë vetëm për besimtarët që tashmë banojnë në Arabinë Saudite

Arabia Saudite këtë vit do të kufizojë Haxhin për njerëzit që jetojnë brenda vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke mbyllur dyert për haxhinjtë nga jashtë.
Sipas tyre në Haxhin e sivjemë do të lejohen të marrin pjesë vetëm ata që tashmë jetojnë në këtë mbretëri, duke filluar nga fundi i muajit korrik.
“Këtë vit është marrë vendim të zhvillohet një Haxh me një numër shumë të kufizuar, të kombësive të ndryshme në Mbretëri,” thotë agjensia saudite e lajmeve, duke cituar Ministrinë e Haxhit.
Vendimi u mor pas rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19 në mbarë botën, dhe vështirësisë së ruajtjes së distancës sociale midis një numri të madh të haxhinjve që mund të vijnë nga jashtë, thuhet në deklaratë.
Mbi dy milion njerëz vijnë në qytetin e shenjtë të Mekës çdo vit, për të kryer Haxhin.
Haxhi, një detyrim që duhet të përmbushin të gjithë muslimanët, të paktën një herë në jetën e tyre, është një burim i madh i mundshëm i infeksionit pasi mbledh miliona njerëz nga vendet e ndryshme të botës.
Nga ana tjetër, një Haxh i reduktuar do të shkaktojë humbje të madhe në të ardhura për mbretërinë, e cila tashmë po rimëkëmbet nga një goditje e dyfishtë e shkaktuar edhe nga rënia a çmimit të naftës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës