Arabia Saudite njofton për rregullat shëndetësore gjatë haxhit


Arabia Saudite ka njoftuar për regullat shëndetësore që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit të ri të koronës gjatë sezonit të haxhit në vitin 2020, duke ndaluar tubimet dhe takimet mes haxhinjëve, si dhe prekjen e Qabes.

Prekja e Qabes, vendi më i shenjtë në Islam, do të ndalohet gjatë haxhit të këtij viti, do të aplikohet një distancë fizike prej një metër e gjysmë midis haxhinjëve gjatë ritualeve fetare, ka njoftuar Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve (CDC).

Autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi i këtij viti për shkak të pandemisë të organizohet vetëm me një numër të vogël të përfaqësuesve të kombësive të ndryshme që tashmë janë në territorin e Arabisë Saudite.

Kushtet që duhet të plotësohen nga secili person i përzgjedhur për të kryer haxhin këtë vit janë: rezultati negativ i testit të virusit koronar, të jetë për herë të parë në haxh, të jetë i moshës 20 deri 50 vjeç, dhe të mos ketë ndonjë sëmundje kronike.

Punëtorëve shëndetësor saudit dhe personelit të sigurisë do t'u jepet vendi i mbetur "për kontributin e tyre për popullatën në të gjitha fazat e pandemisë", thuhet në deklaratë.

Arabia Saudite në qershor ka vendosur të kufizojë numrin e haxhinjëve vendas në rreth 1.000 njerëz për të parandaluar përhapjen e virusit korona, pasi ndaloi muslimanët jashtë vendit të marrin pjesë në haxhin e këtij viti, për herë të parë në historinë moderne.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë